Nga “Big Brother” nė politikė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12

    Nga “Big Brother” nė politikė

    Receta Gatimi

    Fituesi i “Big Brother”, Qetsor Ferunaj premton se nėse do tė zgjidhet deputet nuk do tė jetė ushtar i asnjė force politike, por do tė mbrojė interesat e qytetarėve tė Vlorės. Nė tė parėn intervistė nė pėrfundim tė kėtij spektakli, pėr gazetėn “Panorama”, thotė se politika i pėlqen, por shton se nė kėtė garė tė 28 qershorit do tė ndikojė edhe eksperienca e fituar nė “Big Brother”.
    Ju keni zgjedhur njė parti tė qendrės sė djathtė pėr tė kandiduar nė 28 qershor, a pėrkon kjo me bindjet tuaja politike? Nėse do tė kishit njė ofertė nga PS-ja do ta pranonit?
    Jam me bindje tė djathta dhe jam ndėr drejtuesit e degės sė PDK-sė nė Vlorė, pra kam kohė qė jam i aktivizuar tek demokristianėt. Kam gjetur veten time tek alternativa kristian-demokrate dhe do tė pėrpiqem qė ta pėrfaqėsoj kėtė alternativė nė jetėn politike. Ofertat e tjera janė pa interes pėr mua, pasi kam dhėnė dhe do jap kontribut vetėm tek Partia Demokristiane.
    Pėrse vendosėt tė kandidoni pėr Partinė Demokristiane, ndėrkohė qė po tė kishit kandiduar pėr njė nga dy partitė e mėdha, PD apo PS, do ta kishit tė sigurt mandatin e deputetit?
    Te merresh me politikė nuk do tė thotė medoemos qė tė jesh deputet, unė kam vite qė merrem edhe pa qenė deputet. Kolegėt e mi dhe anėtarėsia e PDK-sė sė Vlorės mė kanė propozuar pėr kandidat pėrpara se unė tė hyja nė “Big Brother”. Dhe kryesia qendrore e PDK-sė dhe kryetari i saj Ndoka tashmė kanė vendosur qė unė tė kandidoj nė Vlorė. Pėr kėtė ndjehem i vlerėsuar dhe i sigurt qė do tė fitoj. Partitė nuk lindin tė mėdha, ato krijohen me 200 ose 300 firma. PS ėshtė krijuar para 50 viteve me 200 komunista “petrita lule”, PD-ja ėshtė krijuar me 300 intelektualė, ku sot shumė pak prej tyre janė tek kjo parti. Unė aderoj nė njė parti qė po rritet dita-ditės, falė alternatives evropiane qė pėrfaqėson, por edhe qėndrimeve dinjitoze tė deputetėve tė kėsaj partie nė Kuvendin e Shqipėrisė. Besoj se PDK-ja dhe “Poli i Lirisė” do tė jenė surpriza e zgjedhjeve, mund tė jenė mė tė mėdha dhe pėrcaktuese nesėr.
    Fama qė u dha “Big Brother” sa mendoni se do tė ndikojė nė fushatėn tuaj elektorale, kur dihet se Vlora ėshtė njė bastion i majtė?
    Jam njė hap me pėrpara se kolegėt e mi, pėr arsye se tashmė mė njohin tė gjithė se kush jam dhe se ēfarė pėrfaqėsoj. Jam njė familjar shembullor dhe PDK-ja familjen dhe vlerat e saj i ka bazė tė programit politik. Marr pėrgjegjėsi dhe kam krijuar siguri edhe tek ato qė nuk mė kanė njohur mė parė, se do tė di t’i pėrfaqėsoj nesėr nė Kuvendin e Shqipėrisė, pa u bėrė ushtar i askujt, por vetėm avokat i zgjedhėsve tė mi qė do tė mė votojnė.
    Lajmi pėr kandidimin tuaj u dha kur ju ishit ende nė “Big Brother”. Akordi mes jush dhe PDK-sė u bė para se tė hynit nė kėtė spektakėl, apo e morėt vesh pasi dolėt nga shtėpia?
    Kisha dėgjuar diēka pėrpara se tė hyja, por isha i preokupuar mė shumė pėr lojėn nė “Big Brother”, pra ta fitoja atė. Kur dola mora vesh ēdo gjė dhe tani ndjehem i obliguar dhe i motivuar pėr tė fituar sfidėn e radhės.
    Cili ėshtė reagimi i njerėzve nė Vlorė, tė cilėt pasi i keni kėrkuar t’ju mbėshtesin me anė tė mesazheve, tani i kėrkoni dhe votėn?
    Mė kanė mbėshtetur shumė nga tė gjitha anėt, besoj vlonjatėt e mi mė shumė. Kam marrė mesazhe pa fund nga Shkodra, Burreli, Saranda, Tirana etj., tė gjithė mė inkurajojnė qė tė vazhdoj mė tej, politikėn e njoh aq sa mė duhet qė tė gjej “ēelėsin” pėr tė fituar. Kam fituar njė garė me mė pak rivalė, tani kam mė tepėr rivalė, por kam besim se bashkėqytetarėt e mi do tė mė mbėshtesin mė shumė se nė “Big Brother”. Aty fitova pėr vete, nė politikė do tė fitoj pėr t’i pėrfaqėsuar edhe ato nė mėnyrė dinjitoze. PDK-ja nė Vlorė ėshtė e pėrfaqėsuar nė ēdo komunė dhe nė bashki, me kėshilltarė edhe nė Qark, pra unė futem nė garė me njė mbėshtetje edhe tė strukturave tė Partisė Demokristiane. Kam besim qė do tė mė mbėshtesin edhe shumė qytetarė tė tjerė, tė cilėt kanė parė dhe shohin tek unė veten e tyre, do tė di t’i kėrkoj votat dhe t’i pėrfaqėsoj ata nesėr.
    Tani qė dolėt dhe i jeni futur politikės, deri ku mendoni se do tė shkoni nė kėtė fushė dhe a e shikoni tė ardhmen nė politikė apo nė spektakėl?
    Tė ardhmen e shoh nė politikė, pasi kam qenė pjesė e saj deri tani nė nivel lokal. Por nuk i dihet, nėse flas si politikan, asnjėherė nuk thuhet kurrė! Nuk i dihet se ēfarė mund tė bej tjetėr nė vazhdim, mundėsitė ekzistojnė dhe vullneti nuk mė mungon. Politika realisht mė pėlqen, ndoshta mė ka ndihmuar si eksperiencė edhe nė garėn e “Big Brother”.
    Ju fituat 50 mijė euro gjatė emisionit “Big Brother”. A do t’i pėrdorni ato pėr fushatė?
    Jo, nuk do t’i pėrdor vetėm pėr fushatė. Fushatėn nuk do ta ndėrtoj duke u mbėshtetur tek lekėt, por tek njerėzit dhe strukturat e Partisė Dem-okristiane.


    Nga “Big Brother” nė politikė

    Fituesi i edicionit tė dytė tė “Big Brother”, Qetsor Ferunaj nuk ėshtė i vetmi personazh i kėtij spektakli qė kalon nė politikė. Veē kandidatit tė Partisė Demokristiane, njė tjetėr personazh i njohur ėshtė Dritani, i cili do tė kandidojė me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim nė qarkun e Gjirokastrės. Edicioni i dytė i “Big Brother” duket se mban rekordin pėr produktet e tij qė kalojnė nė politikė. Pak ditė mė parė Adi, finalisti tjetėr i kėtij show, pranoi tė kandidonte pėr G99 nė kėto zgjedhje, por qė u tėrhoq pak ditė mė vonė. Por pjesėmarrėsit e “Big Brother” nuk gjenden vetėm nė listat e partive politike. Nė konventėn elektorale tė Partisė Demokratike ku u prezantua programi pėr katėr vitet e ardhshme binte nė sy, pjesėmarrja nė rreshtin e parė tė Zhulietės, konkurrentes sė edicionit tė dytė dhe Inės, konkurrentes sė edicionit tė parė tė “Big Brother”.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Ishalla nuk i perfshin dhe keta vale dhe nuk korruptohen!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Qėndrimet politike tė rrėnjosura nė tru
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2010, 11:50 AM
  2. Politike
    Nga mimoza1 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2010, 09:43 AM
  3. Qeveria dėmshpėrblen ish tė dėnuarit politikė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2009, 07:13 PM
  4. Zgjedhjet 2009 - Hitleri mbi situaten politike ne Shqiperi
    Nga selami2006 nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-11-2009, 06:13 PM
  5. Marrėveshja me Greqinė, politike
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2009, 05:52 PM