Receta Gatimi

Merkato: Levizjet e Lojtareve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 5 FillimiFillimi 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 98
  1. #21
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Quagliarrealla kompleton transferimin nė Napoli




    Sulmuesi italian Fabio Qugliarella ka nėnshkruar marrėveshje pesėvjeēare me Napolin dhe do tė prezantohet nė media gjatė javės.
    Mediat italiane qė nė javėn e kaluar bėnė tė ditur se Napoli dhe Udinese kanė arritur marrėveshje pėr transferim tė sulmuesit. Sot pasdite ky transferim ėshtė pohuar edhe nga vetė klubi i Napolit. Transferimi do t’i kushtojė Napolit 16 milionė euro, si dhe humbjen e gjysmės sė kartonit tė Maurizio Domizzi, qė ishte nė gjysmė-pronė tė tė dyja klubeve. “Mė vjen mirė pėr kėtė, pasi kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn shpresova. Pėr mua kjo ėshtė njė realizim i ėndrrės”, ka thėnė Quagluarrella.

  2. #22
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    do te vej dhe un ca por jo tani se pertoj.....

  3. #23
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kaka, Chelsea i prish pune Realit




    Real Madrid-Kaka dukej nje ceshtje e perfunduar por Chelsea ka hyre ne mes duke rritur cmimin e brazilianit.

    Trajneri i ri i londinezeve, Carlo Ancelotti ka bindur pronarin rus Abramovich te rrise oferten per asin brazilian, duke i prishur pune skuadres “merengues”. Sipas mediave spanjolle, Chelsea ka nderhyre kur mendohej se gjithcka perfundoi per 64.5 milione euro.
    Radio Cedena Ser jep lajmin se Ancelotti eshte takuar me te atin e lojtarit Bosco Leite, duke i kerkuar qe te bllokoje bisedimet. Nderkohe, Milan nuk konfirmon asgje, por ne faqen zyrtare te kuqezinjve thuhet se Adriano Galliani ndodhet ne Madrid ku po bisedon me presidentin Florentino Perez.
    “Nuk e di nese Milani mund ta mbaje Kaka sepse po i ofrojne aq shume para…”, u shpreh diten e sotme presidenti Silvio Berlusconi, duke lene te kuptohet se asi brazilian i ka oret e numeruara ne Milano.

  4. #24
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Chelsea, Ancelotti mendon per nje skuader “kuqezi”



    Carlo Ancelotti mendon t’i jape ngjyra kuqezi skuadres se Chelsea, duke ideuar nje grup me disa elemente qe aktualisht luajne me Milanin.


    Trajneri italian i londinezeve kerkon te terheqe ne “Stamford Bridge” dyshen Alexandre Pato-Andrea Pirlo, per t’i dhene sa me shume fantazi mesfushes dhe shpejtesi sulmit te bluve.
    Sipas gazetes “The Sun”, Ancelotti i ka ofruar rreth 30 milione euro ish klubit te tij per te blere te riun Pato dhe 12 milione skuadres se Portsmouth per mbrojtesin Glen Johnson.
    Per sa i perket Pirlos, Abramovich nuk eshte shume entuziast pasi fantazisti kuqezi i ka mbushur te 30-at dhe aktualisht fiton 6.5 milione euro ne sezon.

  5. #25
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mediat spanjolle: Real arrin blerjen e Kaka



    Nuk eshte ende zyrtare, por mediat spanjolle shkruajne se Ricardo Kaka, duke filluar nga sezoni i ardhshem do te jete lojtar i Real Madrid.


    Sipas tyre, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani tashme ka rene dakord me presidentin e madrileneve, Florentino Perez per transferimin e brazilianit ne “Santiago Bernabeu”. Duke patur edhe nderhyrjen e Chelsea, oferta e Perez eshte shtuar nga 60 ne 68 milione euro qe do te shkojne ne kasen e Milanit, nderkohe qe futbollisti do te perfitoje 9 milione euro ne sezon dhe 50% te perfitimeve nga imazhi.
    Vete presidenti i klubit italian, Silvio Berlusconi ka pohuar se eshte shume e veshtire te refuzohet oferta e spanjolleve edhe pse vete futbollisti ka deklaruar se kerkon te qendroje te Milani.
    Sipas te perditshmes “Marca”, Kaka do te veshe fanelen me numrin 5, ate qe ka mbajtur per disa vite francezi Zidane dhe qe tashme eshte keshilltar i presidentit Perez.

  6. #26
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Lajme te tjera

    Van Basten Trajneri i ri i Milanit

    Trajneri i ri i Milanit do te jete Marko Van Basten. Lajmi behet i ditur nga drejtues te klubit, qe jane shume prane zyrtarizimit te emrit te holandezit, i njohur mire ne Milano, madje eshte nje prej legjendave te ketij ekipi, disa vite me pare. Ish-trajneri i Ajaksit, i larguar nje jave me pare, Van Basten, dikur ka qene edhe nje futbollist i shkelqyer i Milanit, me te cilin fitoi shume trofe
    .
    Didier Deschamps do te pasojė Erik Gerets

    Info OM.net: Didier Deschamps do tė jetė traineri i Olympique Marsejė sezonin e ardhshėm. Ne 1998 kampion- Bote u angazhuar pėr dy vjet. Ai do tė marrė detyrėn qershorin e ardhshėm. Takimi mes Presidentit tė Klubit dhe aksioneri kryesor i saj ishte i lejuar tė premten e kaluar pėr tė miratuar zgjed

    Anceloti, Kaka dhe Pirlo, ikin tek Celsi


    Klubi i Celsit beson se Karlo Anceloti, do te jete menaxheri i ri i ekipit. Pas zerave qe qarkullojne prej kohesh, se ne fund te ketij edicioni trajneri mund te largohet nga ekipi, mediat angleze njoftojne se eshte arritur nje marreveshje qe do te realizoje kalimin e trajnerit ne "Stamford Brixh", ne fund te ketij sezoni. Trajneri aktual i Milanit ka biseduar per kete ceshtje me presidentin e bluve te Londres, Roman Abramovic. Por pronari i Celsit, Roman Abramovic deshiron qe te kete ne ekip, bashke me trajnerin edhe dy lojtare te rendesishem te Milanit. Behet fjale per lojtare me cilesi te vecanta dhe qe jane pjese e rendesishme e Milanit, si Andrea Pirlo dhe braziliani Kaka, qe kane te ngjare te largohen se bashku me trajnerin nga "San Siro". Nderkohe diskutimet jane ne faze te hershme dhe levizja e 49-vjecarit shihet e sigurt. Milani ndjen Interin, shtate pike larg ne Seria A, por deklaratat e presidentit te kuqezinjve, Silvio Berluskoni, se faji per ecurine e dobet i mbetet Ancelotit, duket se e kane zemeruar edhe me teper trajnerin, i cili nuk ka se cfare mendohet me dhe me teper, bazuar ne mediat angleze, ka kontaktuar me presidentin e Celsit, per t'i dhene pergjigjen perfundimtare. Sipas presidentit te Milanit, gjithashtu edhe Kryeminister i Italise, Milani duhet te kishte fituar trofe dhe deshtimi ka pasur si shkak rolin e dobet te teknikut, cka do te thote se eshte dhene nje sinjal i qarte, se ai nuk ben me pjese ne planet e kuqezinjve, per sezonin tjeter futbollistik. Milani po mendon per pasuesin e Ancelotit dhe ne te njejten kohe trajneri aktual ka gjetur "strehe" te re, madje larg Italise. Pervec brazilianit Kaka, Ambramovic ka ne liste edhe emrat e Tevezit, Adebajorit dhe te sulmuesit te CSKA-se se Mockes, Juri Zhirkovit. Pirlo, i cili mbush 30 vjec javen tjeter dhe ka dy vite te tjera kontrate me klubin e tij, eshte terhequr nga interesi i Celsit, pasi ka qene nje pike kyce per trajnerin Karlo Ancelotin tek Milani. Pirlos i eshte besuar roli i organizatorit dhe ka qene nje lojtar i rendesishem per trajnerin e ardhshem te Celsit. hjen pėrfundimtare.

    Leonardo, trajneri i ri i Milanit




    Leonardo pranoi se eshte duke perjetuar nje "dite te vecante", teksa ai eshte prezantuar dje ne stolin e Milanit. Brazliani, ish-kampioni i Botes qe kaloi disa sezone ne "San Siro" si lojtar, nuk ka asnje eksperience menaxheriale. Por ai eshte emeruar nje dite pasi Karlo Anceloti, zhvilloi ndeshjen e tij te fundit me Milanin ne Seria A.

    Leonardo ka tani mundesine per te paraqitur nje vizion per te ardhmen e klubit, qe kerkon te ngjitet ne nivelet me te larta te Evropes. "Ajo qe me solli serish tek Milani, eshte nje ceshtje e madhe", - theksoi 39- vjecari per mediat italiane. E kisha enderruar qe te behesha nje dite lojtar por jo trajner, por tani jam ketu shume i lumtur". Leonardo, i cili ka punuar si trajner i Milanit dhe drejtor te klubi kuqezi, shtoi se ai eshte i nderuar qe pason ne detyre, Karlo Ancelotin. Ai shpjegoi: "Kam qene ketu per 12 vjet. Besoj se eshte dicka e madhe qe te filloj pune pas Karlo Ancelotit, edhe per raportet qe kemi pasur se bashku. "Kam qene 12 vjet ketu dhe puna, entuziazmi dhe deshira per te arritur sukses, do te jene serish pjese e pandare e punes sime".
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 04-06-2009 mė 05:01 PM. Arsyeja: Bashkim Teme

  7. #27
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    ooo Eugjeni Haver qa je tu than bre: Anceloti, Kaka, Dhe Pirlo ikin tek Chelsea?
    Anceloti po se po Pirlo esht ? Ndersa Kaka pothuajse esht Pran Kalimit tek Reali i Madridi e jo tek CHelsea klm ;(

  8. #28
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Kaka, konfermohet te henen. Ishalla ndro mendje, po me ate shum lekesh eshte veshtire

  9. #29
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Laporta sulmon Perez: Po shkaterron merkaton



    Pak dite pas emerimit te Florentino Perez ne krye te presidences se Real Madrid, fillon lufta mes gjigandeve te futbollit spanjoll.


    Ceshtja “Kaka” ngjall nervozizmin e presidentit te Barcelones, Joan Laporta, sipas te cilit, Perez po i jep nje goditje merkatos, pasi ka vendosur te shpenzoje nje shume marramendese per te marre ne Madrid asin brazilian.
    “Normalizuam merkaton me nje ndjenje te madhe pergjegjesie qe kerkojme ta ruajme, por Reali do te shkaterroje gjithcka”, shprehet Laporta nga faqet e gazetes “Marca”, duke shenjestuar rivalet e perjetshem.
    Ne vijim te intervistes, ai ka sfiduar madrilenet, duke thene se pavaresisht parave, synimi i pjeses me te madhe te lojtareve eshte qe nje dite te luajne me Barcelonen. “Ne kemi nje klub qe menaxhohet ne menyre te perkryer. Lojtaret qe duan te permiresojne prestigjin e tyre, e dine se Barcelona eshte si nje pike referimi per ta”, perfundon Laporta.

  10. #30
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30


    Barcelona po mendon ta shesė kamerunasin nė Angli kundrejt 30 milionė eurove
    Manēester Siti ėshtė njė hap larg blerjes sė Samuel Etosė, i cili pritet tė pėrfitojė njė pagė marramendėse rreth 200 mijė euro nė javė. Pas blerjes sė Gareth Berrit nga Aston Vila, drejtuesit e Sitit janė gati tė mbyllin marrėveshjen me dy sulmuesit Karlos Tevez dhe Samuel Eto, duke shpenzuar nga 30 milionė euro pėr sezonin. Eto, i cili shėnoi golin e parė nė fitoren 2-0 ndaj Manēesterit nė Ligėn e Kampioneve, ka thėnė disa herė se dėshiron tė qėndrojė nė “Kamp Nou”, por duket se drejtuesit e klubit i kanė kthyer shpinėn.
    “Faktikisht kemi njė oferė. Merkato ėshtė shumė dinamike dhe ndryshon nga momenti nė moment. Eto ėshtė njė futbollist i kėrkuar nga disa klube dhe ne do tė bėjmė zgjedhjen e duhur”, - tha presidenti Laporta. Numri 1 i Barcelonės duket se ka pranuar kėshillėn e Guardiolės pėr tė zėvendėsuar Etonė me njė sulmues tjetėr tė tipit Benzema ose Ibrahimoviē. Eto luan prej pesė vitesh nė “Kamp Nou”.
    Pėr tė u tha se do tė shitej edhe nė verėn e kaluar, por ishte titullar gjatė sezonit madhėshtor ku katalanasit fituan kampionatin, Championsin dhe Kupėn e Mbretit. Eto shėnoi 35 gola nė tė gjitha veprimtaritė. Ai ėshtė shpallur tri herė futbollisti afrikan i vitit dhe nė vitin 2006 ėshtė votuar si sulmuesi mė i mirė nė Champions.
    “Eto dhe Tevez janė dy sulmues tė klasit botėror, - tha trajneri i Manēester Siti, Mark Hjuxhs. - Unė do t’i pranoja me krahėt hapur, si ēdo trajner tjetėr nė botė.” Nga ana e tij Samuel Eto nuk ėshtė prononcuar, por ka tė ngjarė qė parątė e sheikėve arabė ta bindin tė largohet nga Barcelona, atje ku nė tė vėrtetė asnjėherė nuk e kanė dashur aq sa e meritonte.

    Rise, nga Roma te Barēa!
    Barcelona ėshtė njė hap larg blerjes sė norvegjezit Xhon Arne Rise nga italianėt e Romės. Mbrojtėsi i majtė, qė ka njė eksperiencė tė madhe tė Europė falė gjashtė viteve si titullar i Liverpulit, do tė zėrė vendin e lėnė bosh nga largimi i Silvinjos. 28-vjeēari do tė kushtojė rreth 6 milionė euro dhe do tė jetė nė balotazh me Erik Abidalin pėr njė vend nė formacion.

  11. #31
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Rozela Sensi mban Spaletin te Roma





    Pas njė takimi me presidenten verdhekuqe, arrihet marrėveshja. Trajneri: Qėndroj pėr tė mirėn e skuadrės
    Mbledhja midis Rosela Snesit dhe Luēiano Spaletit ka pėrfunduar me njė gjė tė sigurt: trajneri nuk do tė largohet, pasi klubi nuk ka ndėrmend ta lėrė tė lirė. Kontrata e Spaletit me Romėn, qė skadon nė vitin 2011-tė, do tė respektohet, pėr rrjedhojė Ēiro Ferrara ėshtė shumė afėr konfirmimit pėr tė marrė drejtimin e stolit tė Juventusit. Nė fakt, klubi bardhezi priste lajme nga Roma, para se tė merrte njė vendim pėrfundimtar, qė tani mund tė parashikohet lehtė. Takimi midis trajnerit dhe presidentes sė Romės ka zgjatur disa orė.
    Dhe pėrfundimi ka qenė ai qė pritej: marrdhėnia me teknikun do tė vazhdojė, edhe pse tani duhen pėrcaktuar mė mirė disa gjėra. Vetė trajneri i Romės nuk e fsheh kėnaqėsinė e tij: “Qėndrova pėr tė mirėn e Romės. Nuk mund tė thuhet nėse jam i kėnaqur apo pak i motivuar.” Pasi mbaroi takimin me Spaletin, Rozela Sensi u bashkua me Praden e Kontin nė vilėn “Pacelli” pėr tė programuar merkatėn.
    Njė sezon i ri i Romės nisi zyrtarisht. Pikėpyetja e vėrtetė ka tė bėjė me tė ardhmen e klubit verdhekuq. Nėn presionin e bankės “Unicredit”, familja Sensi pret sinjale nga biznemsmeni roman Fioraneli, pėrndryshe do tė futet nė lojė “Mediobanca”. Pasi janė fshirė tė gjitha dyshimet dhe ėshtė sqaruar ajo qė duhej sqaruar me Totin dhe De Rosin, Spaletit i ėshtė kėrkuar ta rifillojė atje ku e ka lėnė. Tė gjitha kėto vijnė kur e ardhmja e klubit ėshtė nė dyshim, duke nisur me “Unicredit” qė lėshon ultimatume, duke pretendon shlyerjen e borxhit nga kompania “Italpetroli” sa mė shpejt, duke pėrdorur pėr kėtė shitjen e klubit sportiv Roma.

    Fantazisti brazilian
    Diego: Juvja do tė mė rikthejė “Selecaon”
    Me pushime qė i ka merituar. Nė fillim ka gjetur kohėn pėr tė shpjeguar pėr njė televizion brazilian, gėzimin pėr fitoren e Kupės sė Gjermanisė, pėr firmėn me Juventusin dhe zhgėnjimin pėr thirrjen e munguar nga kombėtaria braziliane. Diego Ribas da Kunja ka festuar duke ngritur njė trofe, ashtu siē kishte premtuar. Por ka njė problem: lista e bėrė nga trajneri i kombėtares Karlos Dunga, ku ai nuk ka bėrė pjesė, as pėr ndeshjet klualifikuese tė botėrorit as pėr Kupėn e Konfederatave. “Mė vjen keq qė kam mbetur jashtė kombėtares. Nė pjesėn mė tė madhe tė karrierės time kam qenė pjesė e kombėtares. Megjithatė, Juventusi do tė mė ndihmojė tė rigjej fanellėn e Seleēaos”, - ka thėnė braziliani, i cili shikon nė tė ardhmen e tij Champions Ligėn dhe Kupėn e Botės objektivat e njė kampioni tė vėrtetė. “Zakonisht thirrja njė kombėtare vjen si rezultat i impenjimit tė treguar nė klubin ku luan. Kėshtu, ky do tė jetė objektivi im kryesor. I respektoj zgjedhjet e Dungės, por mendoj se futbolli im nuk ka ndryshuar asnjėherė”, - ka thėnė Diego.

    Trajneri
    Balardini konfirmon largimin nga Palermo
    Davide Balardini ka lajmėruar largimin e tij nga Palermo nė mėnyrė indirekte. Trajneri i Palermos i ėshtė pėrgjigjur presidentit Zamparini: “Nuk kam thėnė se mė ka stresuar. Presidenti ka njė mėnyrė tė veēantė pėr tė menaxhuar marrdhėniet me trajnerin dhe zgjedhjet teknike. Kemi folur, kam shprehur opinionin tim dhe do tė gjehet njė zgjidhje. Dhe zgjidhja e mundshme ėshtė lamtumira, ka mundėsi qė tė ndahemi. Edhe pse nuk ėshtė e thėnė tė ndodh kėshtu, pasi kemi vendosur njė afat, qė ėshtė data dhjetė e kėtij muaji, por gjithēka ėshtė bėrė nė mėnyrė tė qetė” - ka thėnė Balardini. Pra asnjė pakėnaqėsi me klubin: “Jam i bindur se Zamparini mė respekton. Me sjelljen e tij ka ndihmuar shumė nė rritjen time si trajner dhe pėr kėtė e falėnderoj. Mė pas egzistojnė shumė mėnyra tė ndryshme pėr tė punuar. Dhe nuk ėshtė e thėnė se ajo e njėrit ėshtė mė e mirė se ajo e dikujt tjetėr”. Nė lidhje me njė transferim tė mundshėm tek Juvja: “Do tė realizohej ėndrra e jetės time, do tė ishte njė mrekulli mos mė jepni shpresa tė kota”, - ka thėnė tekniku.

  12. #32
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Perez: Pas Kakąs, dua edhe Ronaldon!


    Presidenti i Realit premton: Kaką dhe Kristiano Ronaldo do tė luajnė pėr Real Madridin
    Presidenti i Realit tė Madridit, Florentino Perez, ka bėrė tė ditur se po punon pėr tė blerė Kakąnė dhe Kristiano Ronaldon. Nė fillim mendohej se “merengesit” do tė sillnin njė prej “yjeve” tė futbollit botėror nė “Bernabeu”, por dje Perez pranoi se i dėshiron tė dy kampionėt njėkohėsisht. “Bosi” i Realit pret tė mbyllė marrėveshjen me Kakąnė javėn e ardhshme dhe pastaj tė hidhet nė sulm pėr portugezin e Manēesterit. Sipas Perezit blerja e Kakąs nuk do tė ndikojė nė dėshirėn e tij pėr tė marrė edhe Kristianon.
    “Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janė futbollistėt mė tė mirė tė botės, - tha Perez pėr “Atena 3″. - Unė po punoj qė dy tė parėt tė luajnė nė Madrid sezonin e ardhshėm. Nuk e di ēfarė kanė bėrė drejtuesit e mėparshėm, por unė nuk kam asnjė parakontratė nė klub, asnjė marrėveshjes. Gjithsesi, jam i vendosur qė te Reali tė ketė futbollistė tė mėdhenj dhe Kristiano mund tė jetė njė prej tyre.”
    Perez ėshtė pranė zyrtarizimit tė blerjes sė parė, qė pas rikthimit nė fronin e Realit. Sipas shtypit nė tė gjithė Europėn, ditėn e hėnė Kaką do tė transferohet zyrtarisht nga Milani te Reali kundrejt 69 milionė eurove, dhe kjo do tė shėnonte rekordin e ri nė historinė e merkatos. Braziliani do tė marrė numrin 5, atė qė ka pasur Zinedin Zidan.
    Ndėrkohė, drejtuesit e Milanit kanė pohuar se kanė vetėm ofertėn e Realit nė tavolinė, duke nxjerrė jashtė loje Ēelsin. “Kominukata e drejtuesve tė Milanit ėshtė njė avantazh pėr ne, - shtoi Perez. - Nėse Ēelsi nuk ėshtė konkurrent, atėherė gjithēka po shkon sipas planeve. Nuk ėshtė problem dita e prezantimit tė Kakąsė, problem do tė ishte nėse nuk arrijmė ta mbyllim njė marrėveshje qė duket e pėrfunduar. Unė jam mik i ngushtė me Adriano Galianin dhe presidentin e Milanit, Berluskonin. Kjo i ka lehtėsuar bisedimet
    Pėr mė shumė, Kaką dėshiron tė luajė me Realin. Ashtu si Kristiano Ronaldo.” Siē i ka hije “galaktikėve”, Perez nuk po merr asnjė pėrforcim tė dorės sė dytė (edhe pse do ketė disa tė tillė), sepse synon ta hapė merkaton me blerjen e njė prej emrave mė tė mėdhenj tė futbollit botėror. Nėse Kaką dhe Kristiano Ronaldo do tė jenė vitin e ardhshėm nėn urdhėrat e Pelegrinit, atėherė nga portofoli i Perezi do tė dalin 150 milionė euro, kėtu nuk pėrfshihen pagat e futbollistėve. Mendohet se Kaka dhe Kristiano Ronaldo do tė pėrfitojnė 9 deri nė 10 milionė euro nė sezon.


    Sulmuesi
    Van Nistėlroi vrapon pas shtatė muajsh…
    Rud Van Nistėlroi ka qenė dje nė qendrėn stėrvitore tė Real Madridit ku ka filluar pjesėn e fundit tė fazės riaftėsuese. Sulmuesi holandez ka vrapuar pėr herė tė parė pas shtatė muajsh, si pasojė e njė dėmtimi nė ligametet e gjurit. “Fatmirėsisht nuk po punoj vetėm. Vrapoj me Diarranė, i cili ka qenė nė tė njėjtėn situatė. Ndihmojmė njėri-tjetrin. Ishte njė ndjesi e jashtėzakonshme tė vrapoje pas shtatė muajsh.” Van Nisltėroi ka komentuar edhe zgjedhjen e Manuel Pelegrinit si trajneri i ri i Realit. “Kam vėnė re se ėshtė skematik, por pėlqen futbollin e bukur. Tė tillė trajnerė janė ideal pėr ekipet e mėdha.”

    Merkato
    Bajern Mynih interesohet pėr Van der Vartin
    Trajneri i ri i Bajernit, Luis Van Gal, ka drejtuar sytė nga holandezėt e Real Madridit, pėr tė pėrforcuar ekipin bavarez. Sipas gazetės gjermane “Bild”, holandezi i ka kėrkuar Uli Hėnesit tė interesohet pėr Rafael Van der Vartin. Fantazisti ka luajtur pėr tri sezone me fanellėn e Hamburgut, pėrpara se tė kalonte te Reali, ku nuk arriti tė konfirmohet si titullar. Bajerni ėshtė gati tė ofrojė 10 milionė euro pėr shėrbimet e 27-vjeēarit, i cili kėrkon tė jetė titullar nė nivel klubesh, pasi po rrezikon vendin nė kombėtare. Ndėrkohė, ditė mė parė, Bajerni ka pranuar interesimin edhe pėr Uezli Shnejderin.
    Trajneri
    Kamaēo te Osasuna, deri nė 2010-ėn…
    Osasuna ka shtyrė deri nė qershor tė vitit 2010 kontratėn me trajnerin Hoze Antonio Kamaēo. Kėtė e bėri tė ditur dje klubi spanjoll nė faqen zyrtare tė internetit (osasuna.es). 53-vjeēari mori drejtimin e ekipit nė muajin tetor, duke zėnė vendin e Hoze Angel Zigandės dhe arriti ta mbajė Osasunėn nė Primera Divizion, pas fitores nė javėn e fundit ndaj Real Madridit. Kamaēo ka qenė trajneri i pėrfaqėsuese spanjolle nga viti 1998 deri nė vitin 2002. Ai e udhėhoqi Spanjėn deri nė ēerekfinalet e Euro 2000 dhe Kupės sė Botės 2002. Nė vitin 2004 pati njė eksperinecė relativisht tė shkurtėr te Real Madridi.

  13. #33
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ferrra-Juventus, gjithēka drejt “martesės”




    Presidenti Koboli Xhilji pohon se emri i ish-mbrojtėsi ėshtė kandidati kryesor pėr trajnerin e ri
    Ēiro Ferrara duhet tė jetė trajneri i ri i Juventusit. Lajmi nuk ėshtė akoma zyrtar, por sipas burimeve tė ardhura nga Koverēianoja nė stėrvitjen “axurre” dhe nga shtypi italian, gjithēka duket se ėshtė zgjidhur. Ferrara duhet tė nėnshkruajė
    njė kontratė 2-vjeēare me klubin bardhezi, duke fituar ballotazhin me rivalėt e shumtė qė nė ditėt e fundit shiheshin
    pranė stolin tė “Zonjės sė vjetėr”. Spaleti dhe Roma konfirmuan vazhdimin e punės e tė projektit te Roma pas njė takimi dje nė kryeqytetin italian, Bari ia rinovoi edhe njė vit kontratėn Antonio Kontes dhe me pėrjashtim tė ndonjė surprize tė mundshme, mbetet vetėm emri i ish-mbrojtėsi, kandidati pėr tė drejtuan Juven nė sezonet nė vijim. Pa harruar as “lejen” e Marēelo Lipit qė pohoi para dy ditėsh se nuk do tė ishte njė problem nėse Ferrara do tė shkėputej nga “axurrėt” pėr tė punuar me bardhezinjtė. Megjithatė, sipas presidenti bardhezi Xhiovani Koboli Xhilji, nuk ėshtė vetėm Ferrara nė garė pėr stolin e Juventusit. “Emrat nuk janė pėrcaktuar akoma.
    Ferrara mbetet njė kandidat i vlefshėm, por ka edhe emra tė tjerė dhe Blank ka ndėrmend tė marrė njė vendim nė ditėt e ardhshme”. Koboli ka folur edhe pėr merkato, nė veēanti pėr Trezegenė: “Do tė jetė nė merkato nėse do tė ketė oferta tė mira. Pėrndryshe do ta mbajmė kėtė lojtar, qė ėshtė njė nga pikat e forta tė Juventusit. Ēmimi i tij? Nuk jam unė ai qė vendos ēmimet. Mendoj se Trezege ėshtė njė lojtar i pjekur, por akoma nė gjendje pėr tė zhvilluar dy kampionate nė nivel tė lartė. Shpresoj qė kjo tė ndodhė tek Juvja”. Pėr Trezegenė mund tė vlejė i njėjti arsyetim qė ėshtė bėrė pėr Kakanė, i shitshėm para njė oferte tė mirė:
    “Duke parė se jam presidenti i njė klubi me aksione, qė pėr mė tepėr kuotohet nė bursė, unė jam shumė i vėmendshėm ndaj rezultatit ekonomik, dhe natyrisht pėr tė siguruar tė ardhurat qė do tė investohen tek lojtarėt. Kėshtu mendoj se, nėse pėr njė lojtar ofrohet njė shumė e madhe parash, atėherė ėshtė e drejtė qė kjo ofertė tė merret nė konsideratė, edhe pse kemi tė bėjmė me njė kampion tė madh. Sepse me paratė qė pėrftohen nga kjo shitje mund tė blihen lojtarė tė tjerė dhe tė ndėrtohet ekipi i sė ardhmes”.
    Pėrsa i pėrket hipotezave pėr blerjet, Koboli ka pėrgenjeshtruar negociatat pėr D’Agostinon dhe Pandev: “D’Agostino ėshtė njė nga emrat. Kam thėnė mė pėrpara se ėshtė njė lojtar i mirė por nuk ėshtė e vėrtetė se po negociojmė pėr tė. Pėr Pandevin nuk kemi negociuar asnjėherė dhe nėse kjo do tė ndodhė nė tė ardhmen do tė kontaktojmė direkt me presidentin bardhekaltėr Lotito”.

    Marrėveshje me Udinezen
    D’Gostino bardhezi pėr 15 milionė euro
    Duke parė se marrėveshja midis Udinezes dhe Juventusit ėshtė arritur, si asnjėherė nė kėtė rast mund tė thuhet se pritet vetėm e zeza mbi tė bardhė: Gaetano D’Agostino tashmė ėshtė njė lojtar i Juventusit, qė ka realizuar kėshtu goditjen e tretė nė merkato pas Diegos dhe Kanavaros. Mesfushori i firulanėve do tė bashkohet me torinezėt nė kėmbim tė 8 milion eurove nė dorė dhe bashkėpronėsisė sė Paoluēit (kėtė vit tek Katania) dhe tė Lanxafames (tek Bari). Pėr lojtarin njė kontratė 3-vjeēare. “Me Ferrarėn akoma nuk kam folur, kemi shkėmbyer disa fjalė, tė dy presim zyrtarzimin”. Kėshtu mesfushori, i cili ėshtė i grumbulluar me kombėtaren e Italisė, ka konfirmuar mbylljen pozitive tė negociatave. Kėshtu lojtari del nga njė merkato qė e ka parė mė shumė se njė herė afėr njė klubi tė madh: “Kam zhvilluar njė sezon tė mirė, ndoshta mė tė mirin nė gjithė karrierėn time, - ka vazhduar D’Agostino. - Mė kanė thėnė se ėshtė interesuar edhe Interi, njė tjetėr klub i madh, por mė duket se Juventusi ka bėrė diēka mė shumė pėr tė siguruar kartonin tim pėr sezonin e ardhshėm”.

  14. #34
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Menaxhere gjermane dhe angleze per mesfushorin Cana



    Ashtu siē ndodh zakonisht ne ndeshjet e Kombetares shqiptare, stadiumi “Qemal Stafa” eshte “pushtuar” nga menaxheret e skuadrave evropiane.
    Ne humbjen 1-2 perballe Portugalise, tre perfaqesues nga Gjermania dhe Anglia ndodheshin ne tribune per te vezhguar mesfushorin Lorik Cana.
    Ata perfaqesonin Verder Bremenin dhe Hamburgun ne Bundeslige dhe Totenhemin ne Premiership. 25-vjeēari eshte “sakrifikuar” ne qender te mbrojtjes, per shkak te mungeses se Armend Dallkut, por kjo nuk e ka ndaluar qe te beje nje paraqitje te jashtezakonshme.
    Ai ka humbur vetem nje duel me yllin e luzitaneve, Kristiano Ronaldon. Me nderhyrjet e sakta ndaj “Topit te Arte 2008”, por edhe lojtareve te tjere portugeze qe afroheshin ne zonen e Shqiperise, Cana u konfirmua si nje lojtar shume i rendesishem per kuqezinjte. Ne fund te takimit, lojtari u takua me tre menaxheret dhe ka marre pergezime per lojen e zhvilluar. Per kapitenin e Olimpik Marsejes interesohen edhe Arsenali dhe Liverpuli ne Angli, nderkohe qe pista Everton ka rene, sepse lojtari nuk deshiron te luaje me kete skuader.

    Menaxheret kane vezhguar edhe lojtaret e tjere te perfaqesueses. Dy prej tyre kishin ardhur ne stadium per Ansi Agollin dhe Ervin Bulkun, te cilet u paraqiten mjaft mire ne duelet me Kristiano Ronaldon, Dekon, Nanin apo Bosinguan.
    Nderkohe, gjermanet e Hansa Rostok vazhdojne te interesohen per Kristi Vangjelin. 23-vjeēari, qe ishte nje prej kuqezinjve me te spikatur te shtunen, ka mbyllur marredheniet me greket e Aris dhe tashme po kerkon nje skuader te re. Gjithsesi, Hansa nuk shihet si opsion, pasi mbrojtesi i majte nuk deshiron te luaje ne Bundesligen II.

  15. #35
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare, Kaka shkon tek Real Madridi



    Ricardo Kaka eshte zyrtarisht lojtari i Real Madridit. Komunikimi ka ardhur nga faqja e internetit te Milanit ne te cilen falenderohet kontributi i dhene nga braziliani per ekipin kuqezi.


    “Nga sezoni tjeter Kaka do te luaje me Real Madridin. Ac Milan falenderon njeriun dhe kampionin e madh Kaka per kontributin deciziv ne fitoret e shumta ne gjashte vite te impenjimit te tij kuqezi. Do te jete shume e veshtire te mbushet boshlleku qe do te leje Kaka”, thuhet ne faqen e internetit.
    Nderkohe ne “website”-n e Real Madridit paraqitet firma e brazilianit ne nje kontrate gjashte vjecare.
    Kostoja e kalimit te tij tek skuadra spanjolle ka nje vlere prej 65 milione eurosh.

  16. #36
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Chelsea, 3 yje per te marre Ibrahimovic



    Largimi i Kaka nga Serie A mund te pasohet nga nje tjeter yll i madh. Behet fjale per Zlatan Ibrahimovic, emri i te cilit eshte perfolur shume kohet e fundit ne ambientet e Barcelones.


    E reja me e fundit nuk eshte kjo, por hyrja ne gare e skuadres se Chelsea qe ka ofruar plot 3 lojtare luksi per te marre ne “Stamford Bridge” yllin suedez me origjine boshnjake. Pas 5 kampionateve te fituar ne po kaq sezone tek Interi, Ibra mendon te largohet pasi nuk ka me stimuj dhe Chelsea e ka kuptuar mire kete.
    Abramovich vendos ne pjaten e marreveshjes treshen e pelqyer nga Mourinho, Drogba-Carvalho-Deco. Bosi rus i londinezeve ka nxituar menjehere sapo ka marre vesh se Eto’o dhe Iniesta nuk pranuan te largohen nga Barcelona per te ndezur driten jeshile per Ibrahimovic.

    Lajmin e ofertes se Chelsea e ka dhene gazeta italiane “Tuttosport” qe thekson se mbrojtesi portugez Carvalho nuk hyn ne planet e trajnerit Ancelotti, por e njejta gje vlen edhe per bashkekombasin e tij, Deco. Per sa i perket sulmuesit Didier Drogba, ai eshte nje nga arsyet e medha qe mund te bejne presidentin Moratti te ndryshoje mendje.

  17. #37
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30



    Tashme eshte zyrtare; Cristiano Ronaldo do bashkohet me Real Madrid duke filluar qe nga ky sezon.

    Sipas burimeve zyrtare nga klubi spanjoll, ne arken e Manchester United do shkojne 80 milione sterlina (93 milione euro), cka do te thote se kjo eshte blerja me e shtrenjte e historise se futbollit, duke lene pas edhe rekordin e Zinedine Zidane. Manchester United eshte dorezuar perballe ofertes nga “Shtepia e Bardhe” qe pas Kaka privatizon nje tjeter Top te Arte.
    “Me kerkesen e Ronaldos qe kerkoi te largohej dhe pasi folem me perfaqesuesit e lojtarit, Manchester United autorizoi Real Madrid te flase me lojtarin. Ceshtja do mbyllet brenda 30 qershorit”, thuhet ne faqen e internetit te klubit “Red Devils”. Qellimi i Real Madrid eshte te prezantoje ne nje dite Kaka dhe Cristiano Ronaldo, per kembet e te cileve shoqeria do paguaje plot 160 milione euro.

  18. #38
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    He se keshtu i mbledh reali ēdo vit, dhe asgje nuk po fiton... Lek me thas paskan keta. Burim shume te madh leku kushedi me se ēbejne se duke shitur fanela siē e tha ai i Barcelones nuk behen kaq milona...

  19. #39
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Arrow United me ofertė shokuese pėr Torres



    Njoftohet se Manchester Unitedi do tė bėjė njė ofertė shokuese pėr sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.

    “Sunday Express” shkruan se Djajtė e Kuq do tė provojnė transferimin e spanjollit, i cili duhet ta zė vendin e lojtarit nė largim- Crisitano Ronaldo, ndėrsa i njėjti burim pohon se menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, do tė ofrojė 40 milionė funte (47 milionė euro) pėr ta bindur rivalin e pėrjetshėm Liverpool, qė ta lejojė largimin e Torres.

    Kjo shifėr ėshtė thuajse sa dyfishi qė Redsat i paguan Atletico Madridit pėr shėrbimet e ‘El Ninos’, ndėrsa nėse largohet edhe Carlos Tevez, Manchesteri duhet qė me ēdo kusht ta forcojė sulmin. Kampioni anglez ėshtė nė garė edhe pėr tė fituar shėrbimet e disa lojtarėve, emrat e tė cilėve qarkullojnė nė treg kėtė sezon: Karim Benzema, Samuel Eto’o, Franck Ribery, Antonio Valencia dhe David Silva.

  20. #40
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ibrahimovic zgjedh Interin



    E pėrditshmja suedeze "Sportblade" njofton se Zlatan Ibrahimovic ka vendosur tė qėndrojė tek Interi pėr arsye familjare.

    Sipas njė burimi shumė tė afėrt me lojtarin, boshnjaku me pasaportė suedeze nuk do tė largohet nga Giuseppe Meazza, pasi qė gruaja e tij, Helena, dhe dy fėmijėt janė mishėruar me jetėn nė Milano.

    Disa vite mė parė legjenda franceze, Zinedine Zidane, u largua nga Italia nė drejtim tė Spanjės, pėr arsye familjare, ndėrsa tani duket se do tė ndodhė e kundėrta, pasi qė ish-lojtarit tė Juventusit i pėlqen jena nė Itali.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Lėvizjet dhe gjestet
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2012, 09:22 PM

Etiketat pėr kėtė Temė