Receta Gatimi

Merkato: Levizjet e Lojtareve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 5 nga 5 FillimiFillimi 12345
Rezultatet nga 81 deri tek 98 prej 98
  1. #81
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30


    Lorik Cana eshte lojtari i Sanderlendit me te cilin ka arritur nje marreveshje per nje kontrate 4-vjecare.

    Pas me shume se nje muaji ne merkaton e veres, futbollisti i kombetares shqiptare dhe kapiteni i Marsejes ka vendosur per te kaluar ne kampionatin e tij te preferuar, Premier Ligen.

    Skuadra franceze ka perfituar 6 milione euro nga kartoni i Lorik Canes, ndersa vete mbrojtesi i kombetares kuqezi, sipas mediave britanike do te perfitoje 2.5 milione euro ne vit.

    Kjo eshte blerja me e shtrenjte ne historine e Sanderlendit dhe padyshim Cana do te jete lojtari me i paguar, pohon presidenti i skuadres angleze.

    Per te bindur ish-kapitenin e Marsejes, Canes i eshte ofruar serish nje pozicion i tille, pra shiriti i kapitenit dhe ne te njejten kohe numri 19 qe vete futbollisti shqiptar e ka kerkuar.

    Aktualisht Lorik Cana ndodhet ne Amsterdam ku eshte grumbulluar edhe skuadra e Sanderlendit, per te kryer vizitat mjekesore.

    Ne kete kontrate te re, ku firma pritet te hidhet mbremjen e sotme, ka nje klauzole sipas te ciles futbollisti shqiptar mund te jete i lire te largohet ne fundin e sezonit te ardhshem nese do te kete oferta konkrete nga ndonje skuader e madhe si Arsenali apo Liverpuli, te cilat u perfolen edhe ne merkaton e kesaj vere.

  2. #82
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Xabi Alonso shumė shpejtė do tė jetė Galaktiku mė i ri nė orėt nė vijim, thuhet nė shtypin spanjoll.
    Deklaratat nė Spanjė spekulojnė se Real Madridi brenda orėve do tė kompletojė kalimin e Xabi Alonsos nga Liverpool.

    Sidoqoftė, nuk janė gazeta madrilene qė spekulojnė kėtė, por ato tė Barcelonas, tė cilat besojnė se Los Blancos kanė vendosur t'i shpenzojnė €35 milion pėr shėrbimet e mesfushorit.

    Oferta e kaluar ishte €27 milion e ofruar nga klubi madrilen, derisa Rafa Benitez kėrkonte jo mė pak se €38 milion.

    Por gazeta 'Sport' deklaroi se tė dy palėt kanė vendosur tė bėjnė njė lėshim, gjė e cila bėri qė Madridi t'i ofrojė €35 milion duke potencuar qė ky ėshtė cmimi i fundit dhe i panegociueshėm. E gjithė kjo ndodhi gjatė natės sė mbrėmshme.

  3. #83
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Chelsea ofron Pizarron dhe 12 milionė euro pėr Pirlon



    Sipas mediave italiane, ekipi i Chelseat ėshtė i gatshėm tė ofrojė sulmuesin Claudio Pizarro dhe tė paguajė 12 milionė euro pėr shėrbimet e mesfushorit Andrea Pirlo.

    Pirlo njė kohė tė gjatė ėshtė duke u lidhur me njė kalim nė Chelsea por Adriano Galliani nė disa raste ka mohuar se rosonerėt kanė pranuar ofertė pėr mesfushorin.

    Chelsea me kėrkesė tė trajnerit Carlo Ancelotti, do tė ofrojė 12 milionė euro dhe shėrbimet e Claudio Pizarro (i cili sezonin i huazuat te Werder Bremen), pėr tė marrė shėrbimet e Pirlos.

    Trajneri i Milanit, Leonardo, ka bėrė tė ditur se ai ka nevojė edhe pėr dy pėrforcime, njė sulmues dhe njė mbrojtės, dhe mund tė jetė i interesuar pėr sulmuesin nga Peruja.

    Sipas Sportmediaset, Chelsea e vlerėson sulmuesin 10 milionė euro, andaj oferta pėr Andrea Pirlo do tė jetė afro 22 milionė euro, qė mund t’i pėrgjigjet Milanit.

  4. #84
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Fenerbahce pranon ofertėn e Lyonit pėr Guizan



    Klubi francez Lyon do tė shtojė edhe njė lojtar nė radhėt e veta, sulmuesin e Fenerbahces, Daniel Guiza.

    28-vjeēari iu bashkua ekipit turk nga Mallorca, me tė cilin ekip shėnoi 27 gola nė njė sezon tė vetėm, para se tė ndihmojė edhe Spanjėn tė fitojė Kampionatin Evropian. Fernerbahce pagoi 16 milionė euro pėr sulmuesin, i cili megjithatė shėnoi vetėm 11 gola nė ligė.

    “Oferta nuk ėshtė shumė e lartė krahasuar me ēmimin qė kemi paguar ne. Por ai dėshironte tė largohej, andaj ne e pranuam atė dhe jemi nė kėrkim tė njė sulmuesi tjetėr”, ka thėnė Daum.

  5. #85
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    City dhe Arsenali arrijnė marrėveshje pėr Kolo Toure



    Sipas "The Daily Mail", Manchester City dhe Arsenali kanė arritur marrėveshje pėr transferimin e Kolo Toure pėr shumėn prej 15 milionė funtesh (17 milionė euro).

    ‘Pasanikėt’ paralajmėruan se janė nė kėrkim tė tre lojtarėve, John Terryt (Chelsea), Kolo Toures (Arsenal) dhe Joleon Lescott (Everton).

    Mirėpo pas dėshtimit pėr transferimin e Terryt, i cili vendosi tė qėndrojė nė Stamford Brudge, City shpejtoi tė sigurojė shėrbimet e Kolo Toure.

    Ndėrsa sė shpejti pritet edhe transferimi i Lescott, derisa ekziston mundėsia qė edhe lojtari i West Ham United, Matthew Upson, kėtė javė ta vesh fanellėn e Cityt.

  6. #86
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Liverpooli pranon ofertėn e Napolit pėr Dossenėn



    Agjenti i lojtarit tė Liverpoolit, Andrea Dossena, Roberto Laflorio, thotė se klubi anglez ka pranuar ofertėn e Napolit dhe tash nė pyetje janė vetėm disa ditė kur lojtari do tė rikthehet nė Itali.


    Aventura njėvjeēare e Andrea Dossena nė Angli ėshtė para fundit, pasi Liverpooli raportohet se e ka pranuar ofertėn e Napolit pėr shėrbimet e mbrojtėsit tė majtė.

    “Liverpooli ka pranuar ofertėn e Napolit. Tash janė nė pyetje vetėm disa ditė. Klubet tashmė janė marrė vesh, Liverpooli e ka pranuar ofertėn e Napolit, por unė nuk di asgjė mė shumė”, ka thėnė Roberto Laflorio.

    “Sa i takon Andrea, nuk ka kurrfarė problemesh, do tė jenė nė pyetje vetėm ditėt. Presim ftesėn e Napolit pėr t’i definuar detajet”, ka shtuar agjenti.

  7. #87
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Toure nėnshkruan pėr Cityn



    Tė mėrkurėn Manchester City ka transferuar njė tjetėr lojtar tė rėndėsishėm, dhe ky ėshtė mbrojtėsi nga Bregu i Fildishtė, Kolo Toure.


    Sipas “Sky Sports News”, lojtari i transferuar nga Arsenali ka nėnshkruar kontratė katėrvjeēare me skuadrėn e tij tė re.
    Konfirmimin pėr kėtė transferim e ka bėrė agjenti i Toure, Saif Rubie, i cili ka thėnė se kjo ėshtė njė sfidė e re pėr klientin e tij, i cili me bashkėlojtarėt e rinj do tė mundohet ta shndėrrojė Manchester Cityn nė njėrėn nga skuadrat mė tė mėdha nė botė.

    Toure kalon ekzaminimet mjekėsore te City
    Transferimi i Kolo Toure nga Arsenali te Manchester City tashmė ėshtė shumė pranė, pasi qė tė mėrkurėn pasdite, lojtari nga Bregu i Fildishtė i ka kaluar ekzaminimet mjekėsore.

    Toure ka kaluar tetė vite te Topēinjtė, ndėrsa kontrata aktuale i pėrfundon pas dy vitesh. Megjithatė, sipas “Sky Sports News” ai do tė vesh fanellėn e ‘pasanikėve’ nga sezoni qė vjen.

    Mbrojtėsi aktualisht ėshtė duke i diskutuar detajet personale me Cityn, ndėrsa sė shpejti pritet tė hidhen edhe nėnshkrimet nė kontratė.

  8. #88
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Bassong kalon nė Tottenham



    Ekipi i Tottenhamit ka pohuar se ka arritur tė angazhojė mbrojtėsin e Newcastle United, Sebastien Bassong.


    Mediat angleze njė ditė mė parė paralajmėruan se mbrojtėsi i Newcastle ėshtė nė prag tė kalimit nė radhėt e Tottenham, ndėrsa mbrėmjen e tė enjtes kjo u bė edhe zyrtare.

    “Jemi tė kėnaqur qė mund t’ju informojmė se kemi arritur marrėveshje me Newcastle pėr tė transferuar Sebastien Bassong nė Tottenham, pasi lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekėsore dhe i ka pėrcaktuar kushtet personale”, thuhet nė deklaratėn e Tottenham.

    Bassong u transferua nė Newcastle verėn e kaluar nga Metz dhe pati 34 paraqitje nė sezonin e parė tė tij nė Ligėn Premier.

  9. #89
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Barca huazon Caceres te Juve



    Kampioni i Spanjės dhe Evropės, Barcelona, ka pohuar se mbrojtėsi Martin Caceres sezonin e ardhshėm do tė luajė si i huazuar nė radhėt e Juventusit.

    Caceres bėhet kėshtu pėrforcimi i katėrt i Juventusit kėtė verė, pasi biankonerėt tashmė kanė angazhuar Fabio Cannavaron, Diegon dhe Felipe Melo.

    “Barcelona dhe Juventusi kanė arritur marrėveshje pėr huazimin njėvjeēar tė Jose Martin Caceres. Nė kėtė periudhė Juventusi do ta paguajė pagėn e plotė tė uruguaianit dhe do tė ketė opsion ta bėjė transferimin e pėrhershėm pėr njė shumė prej 11 milionė eurosh si edhe njė milion shtesė nė varėsi tė sukseseve tė lojtarit”, thuhet nė deklaratėn e Barcelonės.

    22-vjeēari kaloi nė Barcelona nė verėn e kaluar, por nuk arriti tė gjejė vend tė rregullt nė formacionit tė parė tė blaugranėve.

  10. #90
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Sundeland nėnshkruan me Darren Bent



    Ekipi i ri i Lorik Canės, Sunderland, ka arritur tė sjellė nė radhėt e veta edhe njė lojtar tė shquar, pasi ka nėnshkruar sot me sulmuesin e Tottenhamit, Darren Bent.“Lojtari i kombėtares angleze, Darren Bent, ka nėnshkruar kontratė katėrvjeēare, pasi dy klubet arritėn marrėveshje pėr shumėn e dėmshpėrblimit, e cila ėshtė 10 milionė funte”, thuhet nė deklaratėn e Sunderlandit.

    Ish-sulmuesi i Charlton Athletic do tė jetė i lidhur me klubin e ri deri nė qershor tė vitit 2013, ndėrsa ėshtė pėrforcimi i katėrt i trajnerit tė ri tė Sunderlandit, Steve Bruce, pas Fraizer Campbell (nga Manchester United), Lorik Canės (nga Olympique Marseille) dhe Paulo da Silva (nga Toluca).

    “Ai ėshtė pikėrisht ēfarė dėshiroja. Ai nė Tottenham nuk ishte shumė i lumtur. Por shėnoi 50 gola nė 100 ndeshje nė Premier League dhe kjo flet mjaft se pse e angazhova. Ai kishte nė konkurrencė lojtarė si Berbatov, Defoe dhe Robbie Keane dhe pavarėsisht kėsaj arriti tė fitojė rast pėr lojė dhe tė shėnojė gola”, ka thėnė trajneri Steve Bruce.

  11. #91
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Liverpool transferon Aquilanin




    Ekipi i Liverpoolit ka pohuar sot se ka arritur marrėveshje me Romėn pėr tė transferuar mesfushorin italian Alberto Aquilani.
    Mediat italiane njė kohė tė gjatė e kanė lidhur Aquilanin me njė transferim nė Anfield, ndėrsa spekulimet u bėnė mė intensive pas marrėveshjes sė arritur nė mes tė Realit dhe Liverpoolit pėr kalimin e Alonsos nė Bernabeu.

    “Liverpooli mund tė pohojė se ėshtė arritur marrėveshje me ekipin e Romės pėr tė transferuar lojtarin e kombėtares italiane, Alberto Aquilani, i cili tash do t’i kalojė testet mjekėsore. Liverpooli i ka kompletuar negociatat me Romėn menjėherė pas arritjes sė marrėveshjes me Realin pėr transferim tė Xabi Alonsos”, thuhet nė deklaratėn nė faqen zyrtare tė klubit anglez.

    Shuma e transferimit nuk ėshtė zbuluar, por sipas mediave italiane ajo ėshtė rreth 20 milionė euro.

  12. #92
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    sh flm per keto info

  13. #93
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Xhemajli i bashkėngjitet Parmės



    Skuadra e Parmės ka konfirmuar se gjatė kėtij sezoni, mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, do tė luajė pėr skuadrėn e porsatransferuar nė Serie A.


    Faqja zyrtare e klubit fcparma.com shkruan se tetovari do t’i bashkėngjitet Parmės nė formė huazimi, me mundėsinė qė nė fund tė sezonit Parma ta blejė gjysmėn e kartonit tė tij.

    Si shkėmbim pėr shqiptarin me pasaportė zvicerane, Torino do ta marrė po ashtu nė formė huazimi, sulmuesin Daniele Vantaggiato.

  14. #94
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Reali transferon tė riun Joselu



    Real Madridi ka arritur marrėveshje me Celta Vigon pėr ta transferuar tė riun Joselu, tė cilin e ka huazuar sėrish te skuadra nga Liga e Dytė spanjolle.

    Mbretėrit kanė konfirmuar zyrtarisht nė faqen e tyre tė internetit se tė hėnėn kanė arritur marrėveshje pėr transferimin e 19-vjeēarit Jose Luis Sanmartin Mato- Joselu.

    Mirėpo, Los Blancos me kėrkesė tė Celtas kanė lejuar qė sulmuesi tė qėndrojė te Celta nė formė huazimi edhe pėr kėtė sezon, ashtu qė tė fitojė pėrvojė.

  15. #95
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Chygrynskiy lojtar i Barcės



    Barcelona ka nėnshkruar me qendėrmbrojtėsin Dmytro Chygrynskiy nga Shakhtar Donetsk pėr shumėn prej 25 milionė eurosh.

    Ukrainasi tė hėnėn ka kaluar testet mjekėsore dhe pastaj ėshtė takuar me presidentin Juan Laporta dhe drejtorėt tjerė pėr tė nėnshkruar kontratė pesėvjeēare me Blaugranėt.

    Trajneri i Barcės, Pep Guardiola, e konsideron 22-vjeēarin si njė mbrojtės premtues pėr t’iu bashkėngjitur Gerard Piques nė mbrojtje.

  16. #96
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Sheva i lumtur pas rikthimit nė Ukrainė



    Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko ėshtė shprehur i kėnaqur qė ėshtė kthyer te Dynamo Kyivi, dhjetė vite pasi ishte larguar nga ky klub nė drejtim tė Milanit.

    Sheva kaloi vite tė arta me Rossonerėt deri para se tė transferohej te Chelsea (2006), ku karriera e tij mori teposhtėn.

    Duke qenė se ishte i padėshiruar nė Stamford Bridge, Shevchenko shprehu dėshirėn pėr t’u larguar drejt njė skuadre ku do tė luante mė shumė, ndėrsa meqė Dynamo Kyiv ishte njėra nga skuadrat e interesuara pėr 32-vjeēarin, ai vendosi qė tė rikthehej nė Ukrainė.

    “Para sė gjithash dėshiroj ta falėnderoj Roman Abramovichin dhe Igor Surkis-in (presidentin e Dynamos) qė e mundėsuan transferimin. Po ashtu dėshiroj ta falėnderoj trajnerin Valery Gazzaev, qė jam shumė i lumtur qė mė ėshtė dhėnė mundėsia tė punoj me tė. Kam kaluar dhjetė vite jashtė dhe tash ėshtė koha pėr t’u kthyer”.

    “Dėshiroj ta nderoj klubin dhe t’i bėj fansat tė lumtur. Jam shumė i lumtur qė jam kthyer”, ka thėnė ukrainasi.

  17. #97
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtare: Ranieri trajneri i ri i Romės



    Claudio Ranieri edhe zyrtarisht ėshtė caktuar trajner i ri i Romės, pasi ish-trajneri i kėtij ekipi, Luciano Spalletti, dha dorėheqje mė herėt gjatė ditės sė sotme.

    Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga agjenti i Ranierit, Mattia Grassani, i cili ka thėnė, “Ka njė marrėveshje, nesėr do tė nėnshkruhet dhe kontrata e tij do tė jetė dyvjeēare”.

    Nė njė prononcim tjetėr pėr publikun, vetė Ranieri shprehet i ngazėllyer nga detyra e re.

    “Pėr mua kjo ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė. Jam i nderuar qė jam nė gjendje tė punoj dhe tė jap mė tė mirėn pėr Romėn”, ka thėnė ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat.

    Kjo ėshtė hera e parė qė ai do tė drejtojė klubin e tij favorit, ku edhe filloi hapat e parė tė karrierės si futbollist profesional nė vitin 1973.

  18. #98
    i/e rregjistruar 10% Maska e andi_pg
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    Pogradec
    Postime
    45
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Po per BayernMunchen kemi ndonje te re? Sikur kerkon te marre Rise dhe Rafinja Ose Vargas per ne mbrojtje. Kliton, jep ndonje informacion rreth Bayernit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 5 nga 5 FillimiFillimi 12345

Tema tė ngjashme

  1. Lėvizjet dhe gjestet
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2012, 09:22 PM

Etiketat pėr kėtė Temė