Receta Gatimi

Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 39
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA C

    Vitamina C ose njohur ndryshe si acidi askorbik.

    Jonet Cu 2+ katalizojne degradimin oksidativ te vitamines C.

    Ndersa disa polifenole si RUTINA, QUERCETINA, apo flavonoide te tjere (nganjehere te qujatur si vitaminat P) kane aftesi mbrojtese per vitaminen C pasi kane veti te bllokojne jonet Cu 2+.

    Vitamina C eshte nje faktor i rendesishem ne formimin e lidhjeve te kryqezuara te kollagjenit dhe mungesa e vitamines C ben qe kollagjeni mos te jete ne gjendje te shprehe funksionin e tij cimentues.

    Kjo shpjegon rendesine e vitmines C edhe neprocesin e kockezimit dhe ate te sherimit te plageve.

    Vitamina C eshte e rendesishme edhe ne trasformimin fiziollogjik te kolestrolit ne acide biliare. Nga ku shpjegohet edhe iperkolesterolemia qe mund te verehet ke ata qe kane avitaminoze C.


    BURIMET

    Jane te pasur me vitamia C vecanerisht Agrumet, Luleshtrydhet, Domatet, dhe kiwit.

    Doza ditore e keshilluar eshte 50-60 mg/ne dite per te rriturit.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA B1

    (TIAMINA)



    Vitamina B1 (tiamina) ben pjese ne grupin e vitaminave te treteshme ne uje, ndonese disa rrjedhes te saj kane nje fare lipofiliciteti. Funksionet themelore te Tiamines jane: metabolizmi i karbohidrateve, zhvillimi normal i organizmit, percimi i impulsive nervore dhe sinteza e acetilkolines. Tiamina kombinohet me adenozinetrifosfatin (ATP, ne prani te enzimes tiaminedifosfokinazi, duke dhene tiaminepirofosfatin, nje koenzime e rendesishme qe njihet me emrin kokarbosilaze.

    Tiaminepirofosfati eshte forma vepruese e tiaminesdhe qe vepron si koenzime ne metabolizmin e kabohidrateve ku ben ckarbonizimin e α-ketoacideve (si psh: acidi piruvik) dhe te α-ketoglutarateve. Pamjaftushmeria e tiamines shfaqet kur marrja e ushqimit eshte e papershtateshme; pamajftueshmeria e rende shkakton semundjen e beriberit, e cila karakterizohet nga crregullime intestinale dhe neuropati periferike.

    Keshillohet edhe ne mjekimin e kolitit ulceroz, diarrese kronike, sindromit cerebral, polineuritit, si nxitese e oreksit si dhe ne profilaksine e sindromit Wernicke-Korsakoff.

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA B6

    (PIRIDOKSINA)




    Vitamina B6 (piridoksina) eshte vitamine e treteshme ne uje. Ne te vertete me vitamine B6 nenkuptohen tri komponime te ngjashme: Piridoksina, Piridoksali, dhe piridoksamina. Piridoksina merr pjese kryesisht ne metabolizmin e aminoacideve, por edhe ne metabolizmin e karbohidrateve dhe te yndyrnave.

    Ajo eshte e nevojeshme edhe per formimin e hemoglobines. Pamjaftueshmeria e saj eshte e ralle te njerzit, sepse ajo eshte e perhapur shume tek ushqimet. Megjithate, pamjaftueshmeria e kesaj vitamine mund te shkaktohet nga barnat, si psh: gjate mjekimit me izoniazid, hidralazina, ose kontraceptivet qe merren nga goja. Pamjaftueshmeria e saj mund te shkaktoje anemi sideroblastike, dermatit, kieloze dhe sintoma neurologjike, si psh: neurit periferik dhe convulsione.

    Indikohet edhe ne trajtimin e te perzierave ose te vjellave ne periudhen e shtatezanise, anemise sideroblastike te shoqeruar me permbajtje te larte hekuri ne serum dhe ne helmimet me hidrazine.

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    Vitamina B12

    (Cianokobalamina)


    Vitamina B12 merr pjese ne te gjitha proceset metabolike te organizmit dhe luan nje rol vecanerisht te rendesishem ne sintezen e nukleoproteinave. Ajo eshte e domosdoshme per zhvillimin, hematopojezen normale, formimin e qelizave epiteliale dhe per mbajtjen e funksionit normal te membranave normale mielinike. Cianokobalamina shnderrohet ne dy koenzima: metilkobalamina (shnderrimi i homocisteines ne metionine) dhe deoksiadenozilkobalamina (shnderrimi i metilmalonilkoenzimes A ne suksinilkoenzima A).

    INDIKIMET: Jane mjekimi dhe profilaksia e crregullimeve hematologjikedhe neurlogjike per shkak te pamjaftueshmerise se vitamines B12 sic jane: Ulje e perthithjes se vitamines B12, psh. ne anemi pernicioze, gastroektomi totale ose parziale, semundje e Krohnit dhe stetorrhe idiopatike, crregullime e flores intestinale te shoqeruar me psiloze (diarre) tropikale, divertikul e shumefishte i zorres se holle, infestim me parazitin Diphyllobotrium Latum, aciduri metilmalonike dhe ne vegjetarianet teper korrekte e ne femijet qe ushqehen nga nena qe jane vegjetarjane.

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA B KOMLEKS

    Vitamina B kompleks merr pjese ne metabolizmin e yndyrnave karboidrateve dhe proteinave. Pamjaftueshmeria e ndonjeres prej ketyre vitaminave ose rritja e nevojave per to, shkakton nje kerkese me te madhe per per vitaminat e ketij grupi. Ne qofte se simtomat e pamjaftueshmerise se ndonjeres prej ketyre proteinave shfaqen, atehere duhet perdorur i gjithe kompleksi vitaminik.

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA D

    Vitamina D eshte nje molecule e cila favorizon asorbiminin (thithjen) dhe eviton eliminimin e Calciumit dhe fosforit qe perfaqsojne 2 prej perberesve kryesor te indit kockor.

    Vitamina D, formohet ne lekuren tone nga trasformimi i kolesterolit ose mund te thithet ne pjesen gastro-intestinale.

    Doza ditore e rakomanduar (RDA) eshte per femijet dhe grate shtatezane ~ 10 μg

    Doza ditore (RDA) per te rritur eshte ~ 5 mg.

    Dozat me te larta se ato te rakomanduara jane toksike.

    Mungesa e vitamines D ne diete e shoqeruar me nje ekspozicion jo te mjaftueshem ne diell nen rrezet UV provokon Rakitizmin tek femijet dhe Osteomalacia-n tek te rriturit. (Osteomalacia = konsiston ne uljen e pjeses minerale te kockave dhe rritjen relative te matrices kockore).

    Burimet ushqimore ku mund te gjejme Vitaminen D jane : VEZA, GJALPI, MELCIA, DISA TIPE PESHQISH ( ARINGHE, SGOMBRO, SARDELE, SALMONI, KARKALECAT E DETIT ).

    Edhe qumeshti i pasuruar me vitamine D eshte qartesishte nje burim i mire ushqimor.

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA E

    Vitamina E (α-tokoferoloi) ka si thelb nje aksion antioksidant dhe per kete eshte shume i rendesishem duke na mbrojtur nga demet e radikaleve te lira.

    Nderhyn ne proceset e riparimit te indeve, eshte nje nga faktoret e rregullimit te koagulimit te gjakut.

    Burimet ushqimore ku mund ta gjejme jane te perfaqesuara nga: VAJI I SOJES, I MISRIT, I FARAVE T E PAMBUKUT ETJ.

    Vitamina E gjendet ne sasi te mjaftueshme edhe te PERIMET ME GJETHE JESHILE, TEK LEGUMET, TEK ARRAT, TEK CEREALET INTEGRALE.

    DOZA DITORE E REKOMANDUAR (RDA) per te rriturit eshte: 10-15 mg α-tokoferol.

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA F OSE ACIDET ORGANIKE ESENCIALE

    Acidet e yndyrshme esenciale jane acide organike me shume lidhje te dyfishta C-C, te cilat organizmi yne nuk eshte i afte ti sintetizoje dhe per kete duyhet te merren me ane te djetes si te gjitha vitaminat.

    Nga ketu vjen dhe emri Vitamina F.

    Acidet e yndyrshme esenciale i perkasin dy familjeve:

    1. te acidit LINOLEIK (18:2 w-6)

    2. te acidit LINOLENIK (18:3 w-3)
    edhe acidi Arrakidonik (20:4 w-6) eshte esencial, por vetem kur eshte i manget ai Linoleik nga i cili mund te formohet per zgjatim dhe jo ngopje me H te zinxhirit karbonik.

    Ø Acidi LINOLEIK (w-6) me te cilin jane te pasur disa vajra vegjetale ( vaji i farave, i ullirit etj) kane veti te ulin perqendrimin e kolesterolit ne gjak por edhe ate te triglicerideve edhe pse ne mase me te vogel.

    Ø Acidi LINOLENIK (w-3) qe gjendet ne vajin e peshkut ka veti modeste per te ulur perqendrimin e kolesterolit por, perkundazi ul ne menyre te konsiderueshme trigliceridet.

    Acidet (w-3) kane afetesi per te ulur bashkimin (aggregabilitetin) e e piastrinave, duke ulur kosiderueshem rrezikun e semundjeve koronarike.

    Doza ditore e keshilluar (DGA) qe duhet merret me dieten duhet te perfshije 1-2 % e kalorive totale te marra.

  9. #9
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    VITAMINA K

    Vitamina K eshte nje faktor shume i rendesishem per zhvillimin normal te procesit te koagulacionit te gjakut, sepse nderhyn ne sintezen e protrombines e cila eshte nje proteine thelbesore per procesin e koagulacionit, dhe te faktoreve VII, IX, X.

    Vitamina K gjendet ne natyre ne disa forma te quajtura vit.K1-vit.K2-vit.k3. te cilat ndryshojne nga njera-tjetra shume pak nga ana strukuturore.

    Mungesa e kesaj vitamine (AVITAMINOZI) shfaqet me zgjatjen e kohes se koagulimit te gjakut.

    Vitamina K1 gjendet tek spinaqi, lakrat, dhe domatet.

    Vitamina K2 eshte me origjine bakterike dhe tek njeriu sintetizohet nga flora bakterike intestinale ne sasi te mjaftueshme.

    Vitamina K3 eshte me origjine sintetike.

    Gjysma e nevojes ditore per vitaminen K garantohet nga djeta, ndersa gjysma tjeter prodhohet nga intestini.

    Thithshmeria e saj nga dieta ndryshon nga njeri ne njeri dhe mund te shkoje nga 10-70 %.

    Nje femije 1 vjec ka nevoje per 10 μg ne dite.

    ------/------ 3 vjec ka nevoje per 15 μg ne dite.

    ------/------ 4-6 vjec ka nevoje per 20 μg ne dite.

    ------/------ 7-10 vjec ka nevoje per 30 μg ne dite.

    Nga mosha 15-24 vjec doza shkon deri ne 60 μg ne dite.

    Per me te rritur doza ndryshon nga 80 μg ne dite tek burrat ne 65 μg ne dite tek grate.

  10. #10
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    AFORIZMA
    "Shkenca eshte mase e realizueshme e cila pohohet me fjale,argumentohet me fakte dhe realizohet ne praktike"

    ZEMRA jone eshte pompa me precize ne bote.Per cdo 23 sekonda neper zemer kalojne 5 litra gjak.Per nje dite zemra shtie ne qarkullim 19 mije litra gjak.Per 60 vjet qarkullojne 480 milion gjak.Kjo pompe tejet e persosur me automatizem special mesatarisht peshon 230 gram te femrat,ndersa 280 gram te meshkujt.
    GJAKU qarkullon neper enet e gjakut,100 mije kilometra per 23 sekonda.Kjo eshte 215 here me e shpejte se shpejtesia e anijeve kozmike.

    Jeta e rruzave te kuqe zgjat 42 dite,ndonese disa me rezistente jetojne deri ne 127 dite.Kjo don te thote se cdo dy muaj gjaku yne ripertrihet,gjegjesisht 200 miliard rruza te kuqe te gjakut lindin dhe vdesin per gjdo dite.

    DIAFRAGMA ,muskuli qe ndan zgavren e kraherorit nga ajo e barkut,eshte organi muskular me aktiv gjate jetes se njeriut,i cili nuk pushon asnjeher.Ky muskul kontraktohet 11 mije here ne ore,afro 264 mije here gjate dites,apo 670 milion here gjate 70 vjeteve te jetes.

    TRURI yne eshte kompjuteri me i persosur ne bote i perbere prej 100 miliard qelizash te perhimta,e qe paraqet nje potencial te mbi 10 mije programeve kompjuterike ne aksion te perhershem.Siperfaqja e ketyre kompjutereve eshte 250 mije km2 (sa gjysma e siperfaqes se Frances)..................

  11. #11
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    NARKOMANIA-demi me i madh i shoqerise

    -Narkomanet jane persona te cilet e kane shprehine per rritjen e marrjes se droges,prej te ciles jane te varuru fizikisht dhe psiqikisht.Ne fillim te marrjes se droges nuk ekziston varesia fizike dhe psiqike nderkaq ajo zhvillohet me kohe kur droga te hyne ne metabolizmin e qelizes dhe ajo pa te praktikishte nuk mund qe te jetoje.
    STRUKTURAT MOSHORE TE NARKOMANEVE= narkomanet e moshuar perpiqen te fshihen duke u frikesuar se mos zbulohen,kurse narkomanet e rinje kerkojne shoqeri duke u kenaqur ne grupe te vogla apo te medha.Duke marre parasysh qe droga eshte shume e shtrejt,atehere si problem dalim sigurimi i te hollave per blerjen e saj.Per kete arsye ne shume shtete rritet kriminaliteti i narkomaneve te cilet me qellim te sigurimit te hollave kryejne vepra te ndryshme kriminale.Ne Peredim ku narkomania eshte me e perhapur,eshte berejtur qe banoret e shtresave te varfera anojne nga drogat e rrezikshme siq jane:MORFINA dhe HEROINA ,ndersa banoret e shtresave me te medha marrin droga me te buta siq eshte MARIHUANA.Nderkaq sipas efekteve te veta drogat mes vete dallohen dukshem.Personat te cilet marrin MORFINE lirishte mund te kryejne punen e vet ne ndikim te droges sepse ateher jane me te disponuar,me komunikative dhe aftesia punuese nuk ju zvoglohet.HEROINA e cila eshte derivat i MORFINES jep ndj! enjen e jashtezakonshme te fuqise dhe vetebesimit prandaj shpesh ne ndikimin e saj kryhen vepra kriminale plaqkitje dhe vrasje.Me rastin e nderprerjes se marrjes se droges shfaqen kriza te mungeses se marrjes se saj.
    SHERIMI I NARKOMANEVE=sherimi i narkomaneve nuk eshte i plote pasi qe 90% te narkomaneve te cilet si te sheruar jane leshuar ne shtepi,mbrenda nje afati prej 6 muajsh perseri i kthehen droges.Prpgnoza e sherimit te narkomanise sipas moshes eshte pak me e volitshme.-Personat e rinje qe marrin droge nen ndikimin e mjekut mund qe te largohen nga ndikimi i droges.Mirpo nje rol shume te rendesishem ka edhe deshira e narkomanit per tu sheruar.Kemi dy lloje te narkomaneve:-Nje grup qe me dhune dergohen per sherim dhe te keta efekti i sherimit eshte me i dobet sesa grupi qe kane deshire per tu sheruar dhe me deshire i nenshtrohen tretmanit mjekesor.Problemi i luftimit te narkomanise qendron ne sherimin e te semureve,ne kufizom ilegal te perhapjes se droges si dhe ne kujdesin e organizuar shoqeror per shendetin mental.

  12. #12
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    STATISTIKAT PER DUHANIN

    Shkaktari i dytė nė botė i vdekjes ėshtė konsumimi i duhanit. Ēdo vit rreth 5 milion njerėz anė e mbanė botės i humbin jetėrat e tyre nga abuzimi i duhanit dhe ēdo 6.5 minuta vdes njė duhanxhi. Pėrafėrsisht 80% e tė rriturve fillojn me konsumimin e duhanit para moshės 18 vjeēare ndėrsa ēdo ditė nė botė rreth 4000 njerėz tė rinjė nėn moshėn 18 vjeēare e shijojnė duhanin pėr herė tė parė nė jetėn e tyre. Mė tepėr se 6.4milion fėmijė qė jetojnė sot do tė vdesin para kohe sepse si adoleshent parashihet se do tė bėjnė shprehi konsumimin e duhanit. Si konsumues i rregullt i duhanit personi e rrit rezikun pėr kancer mė sė shumti pėr atė tė mushkrive,kaviteti tė gojės,laringsit dhe ezofagut. Ēdo vit nė botė 10 milion njerėz vdesin nga kanceri ku parashikohet nė bazė tė dhėnave statistikore se pėr 6milion prej tyre shaktar i zakonshėm i vdekjes ėshtė duhani. Vlerėsimi i pirjes sė duhanit nė bazė tė moshės qėndron kėshtu: 18-24vjeē(24.6%);25-44vj.(22.8%);45-64vj.(21.1%);dhe 65 vjeē e lart 8.6%. 25.5%e duhanpirėsve janė raca e bardhė, pra pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė konsumuesve tė duahnit nė botė. Nga kanceri i mushkrive kanė vdekur 44000 njerėz ;dhe tė sėmurė kronik tė mushkrive 37500 njerėz e qė shaktarė kryesor e kanė pasur konsumimin e tepėrt tė duhanit. Poashtu nga njė vlerėsim i bėrė i OBSH(Organizates boterore te shendetesise) ka dal se 31.1% e femrave tė moshave20-40vjeēare janė konsumuese tė rregullta tė duhanit gjatė shtatzėnėsis. Nė regjionet tona pėrfshirė kėtu Shqipėrin dhe Kosovėn,bazuar nė statistikat e shėrbimeve doganore pėr ēdo vit shenohen rritje tė konsumueseve tė duhanit. Pėr shėmbull nė Shqipėri gjatė vitit 1990 kanė qenė vetėm 20% e abuzues tė duahnit por tani 60% e popullsisė janė abuzues tė duhanit,pėrfshshirė kėtu 600.000 konsumues tė rregullt meshkuj dhe 180.000 femra por nė rritje e sipėr. Ndėrsa satistikat pėr Kosovėn flasin pėr njė tejtėr realitet, te femrat ėshtė shumė mė e pėrhapur shprehija e duhanit. Mėshtetur nė statistikat e Gallubit vetėm nėpėr shkollat e mesme tė Prishtinės,qėndron ky realitet.Prej 4602tė intervistuarve del se 423 meshkuj apo 46.3% dhe 453 femra apo 51.7% konsumojnė minimumi 10 cigare nė ditė.Pra vėrehet konsumim mė i madh te femrat. Ndėrsa bazuar nė tė dhėnat statistikore tė departamentit tė rinis dhe kulturės del se 81% e studentėve janė konsumues tė rregullt tė duhanit;12% nuk e konsumojnė fare duhanin;5% janė duhanxhinjė jo tė rregullt dhe 2% e tyre e pranojnė se janė konsumues tė marihuanės. Ndoshta kjo rritje aq e madhe e konsumuesve tė duhanit rrjedh edhe si shkak i asaj se tash pėr tash Kosova ėshtė njė vend ideal pėr importimin e cigareve pa banderola e qė do tė thotė se rritet importimi i cigareve tė hyra nė Kosovė ilegalisht ēdo vit e mė tepėr. Nga 2002 nė mėnyrė tė rregullt kanė hyrė nė Kosovė 5 milion kg tė cigareve por gjatė vitit tė kaluar shuma ėshtė rritur pėr 1milion kg,do tė thotė nga importimi ilegal i cigareve
    Literatura:OBSH,Statistikat e departamentit tė rinisė dhe kulturės.

  13. #13
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    SPORTI PĖR SHĖNDET

    DOBITĖ NGA USHTRIMET FIZIKE *muskujt do te relaksohen dhe do te funkcionojnė mė mire *me kohė zemra do te behet mė e forte dhe rezistente *me ane te ushtrimeve,sasia e sheqerit dhe yndyrės nė gjak do tė zvoglohen. *ushtrimet iu ndihmojnė qe tė leni duhanin *me anė tė ushtrimeve ju mund ta largoni stresin,tė bėni gjumė mė tė mire dhe ngritjen e koncentrimit.

    Duhet tė keni ndermend tri karakteristika kur bėni zgjedhjen e ushtrimeve:

    **intensitetin **zgjatjen **shpeshtėsinė,frekuencėn

    -Cilat ushtrime janė tė pėrshtatshme pėr ju? -Duhet llogaritur dy faktorė nė ekuacionin e stėrvitjes: qėllimet tuaja dhe gjendjen tuaj fizike

    NJOHJA E GJENDJES SUAJ -Gjendja juaj fizike eshte nje faktorė kyq-a jeni mbi peshė pėr njė moshė tė caktuar,ose jeni shtatzėnė ? -Ju dhe anetaret e familjes suaj do te jeni ne njėrėn nga kėto kategori. -Format mė tė shpeshta tė ushtrimeve *ecja *vrapimi *stervitja me peshė *evitimi i lėndimeve

    -Shumica e lendimeve qe ndodhin gjatė aktivitetit atletik rezultojnė nga ngarkesa jo e zakonshme nė eshtra,muskuj ose inde tjera.Janė disa rregulla qė duhet ndjekur pėr tė evituar lendimet e dhembshme,tė shtrenjta dhe qė mund tė shkaktojnė paaftėsi.

    *konsultohuni me mjekun *nxehuni para ushtrimeve *qetesohuni pas ushtrimeve *zgjedhni sportin e pershtatshėm pėr ju *bėni atė shprehi *kujdesuni per lendimin *kujdesuni per shpinen tuaj *mirėmbani trupin tuaj

    =Dėgjoni trupin tuaj.Ai shprehė sinjale paralajmėruese-dhembje,nauze,marramendje-nėse diqka nuk eshte nė rregull.Ndaluni dhe pushoni.Nėse simptomet vazhdojnė,konsultohuni me mjekun.

    Fillojmė me rregulla tė vogla:

    SE PARI-para se te filloni me programin e ushtrimeve,vizitoni mjekun tuaj E DYTA-filloni gradualisht.Mos e teproni. E TRETA-zgjedhni ushtrimet e pershtatshme per ju.Ju duhet tė kėnaqeni,ose sė paku tė mund ti perballoni ato. E KATĖRTA-beni ushtrimet rregullisht. E PESTA-qėndroni me programin tuaj.Mos heqni dorė.

    ELEMENTET E USHTRIMEVE Ngrohja-iu ndihmon nė pregaditjen e organizmit pėr ushtrime.Gjithashtu ndihmon nė mbrojtjen e muskujve nga kallja dhe lendimet.

    Zgjatja-gjatė zgjatjes sė muskujve mbani nė mend ta mbani atė pozitė 30sek.Me zgjatjen e muskujve nuk duhet ta kaloni kufirin e tolerances dhe tė shkaktoni dhimbje.Eshtė mire qė zgjatja e muskujve tė bėhet pėr njė kohė rreth 3-5 min para dhe pas pėrfundimit tė ushtrimeve.

  14. #14
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks

    Prill 2007

    Ēokollata, luleshtrydhe fruta deti. Ka njė sėrė ushqimesh qė ndezin erosin. Sidomos nėse kombinohen ashtu siē duhet. Siē ka dhe tė tjera gjėra qė shuajnė dėshirėn

    Nėse deri tani ke menduar se njė vakt romantik do tė thotė shumė verė, biftek dhe nė fund njė ėmbėlsirė me ēokollatė, bėn mirė tė ndėrrosh mendje. Sepse me kėtė meny nuk do tė bėsh gjė tjetėr veēse do tė kalosh njė natė nė gjumė tė rėndė. Planet pėr njė mbrėmje romantike dhe seks, do tė tė duhet t’i lėsh pėr njė ditė tjetėr. E pra mėso se mėnyra mė e mirė pėr tė mbajtur tė ndezur dėshirėn seksuale ėshtė tė hash lehtė. Duhet tė ndjekėsh njė dietė me pak yndyrna dhe tė bėsh shumė ushtrime. Arsyeja? Njė dietė me shumė yndyrė do tė detyrojė gjakun qė tė shkojė nė stomak dhe jo aty ku duhet: nė organet seksuale. Ti ke mundėsi tė shijosh njė jetė tė shėndetshme seksuale. Ja si mund tė ndihmojė dieta:
    -Bėn mirė pėr shėndetin dhe pėr seksin. Pėr kėtė kjo dietė pėrfshin ushqim me pak yndyrna tė balancuara qė i mban ndjenjat e tua tė gjalla.
    -Afėrdita thuhet se ka lindur nga deti. Ndoshta pėr kėtė shumė ushqime tė detit kanė reputacion tė mirė si afrodiziakė. Ky plan ushqimesh pėrfshin opsione tė shijshme qė stimulojnė ndjenjat.
    -Ushqimet pikante ngrohin trupin. Kjo dietė pėrfshin ushqime me shumė piper, pėr t’u nxehur mė mirė.


    Mbaj mend dietėn e vetme qė do tė nxisė jetėn tėnde seksuale:
    MĖNGJESI
    Opsioni i parė
    Luleshtrydhe tė zhytura nė pluhur sheqeri
    Lėng i freskėt portokajsh tė shtrydhur
    Omėletė
    Qumėsht


    Opsioni i dytė
    Reēel rrushi dhe qershie
    Salmon i tymosur mbi bukė tė thekur, me krem djathi pa yndyrė
    Kafe e freskėt


    Opsioni i tretė
    Pite tė ėmbla
    Manaferra tė freskėta
    Lėng rrushi
    Kapuēino


    Dreka
    Opsioni i parė
    Supė me luleshtrydhe
    Djathė me drithėra
    Sallatė me shparguj
    Dardha tė freskėta


    Opsioni i dytė
    Sallatė
    Bukė e thekur me hudhra
    Krem kakao


    Opsioni i tretė
    Picė
    Ullinj tė pėrpunuar
    Mollė tė prera me arra dhe fruta tė thata


    Darka
    Opsioni i parė
    Supė me fruta deti
    Sallatė jeshile
    Bukė e thekur
    Komposto dardhe


    Opsioni i dytė
    Mish pule
    Bukė me kaēkavall
    Sallatė jeshile
    Manaferra tė zhytura nė ēokollatė


    Opsioni i tretė
    Karavidhe
    Sallatė spinaqi
    Ca role buke tė ngrohtė
    Tortė me ēokollatė me pak yndyrė


    Ēfarė duhet tė bėsh dhe ēfarė jo
    Duhet:
    Tė servirėsh ushqime qė janė tė shijshme, tė ndryshme dhe ndoshta pak tė rralla.
    Tė gatuash ato ushqime qė njihen gjerėsisht si afrodiziakė siē janė luleshtrydhet dhe ēokollatat.
    Nuk duhet:
    Tė hash ushqime me shumė yndyrė, veēanėrisht para njė nate kur planifikon seks. Yndyrat mezi treten, kėshtu qė rryma e gjakut rrjedh nė sistemin e tretjes dhe largohet nga sistemi i riprodhimit.
    Tė pėrdorėsh shumė alkool. Pak, mund tė rrėzojė pengesat, por shumė bėhet frenues.

  15. #15
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    1.KUJDESUNI PER VETVETEN

    a).Kerkoni perkujdesje kur jeni te semur-Kur ndokush eshte i semur,kerkoni qe te nderrmerren masa perkatese kujdesi dhe te jipet vemendje perkatese.
    b).Mirembajeni trupin tuaj paster-Njerezit qe nuk lahet dhe qe nuk i lajne duart rregullisht,mund te jene bartes te bakterjeve,dhe kjo eshte e rrezikshme per Ju.Dhe ju keni plotesoshte te drejt qe te kerkoni nga ata qe te lahen dhe ti pastrojne duart.
    c).Ruajini dhembet tuaj- ai qe do ti laje dhembet pas gjdo racioni,nuk do te semuret nga semundjet e dhembeve.Larja apo goma pertypese pas gjdo racioni bene mjaft per mbrojtjen e njerezve nga semundjet e gojes dhe eres se pakendeshme.U propozoni te tjereve qe ti ruajne dhembet e tyre.
    d).Ushqehuni ne forme te rregullt-Njerezit qe nuk ushqehen ne menyre te rregullt,ata kane energji te vogel,jane te merzitur,leht semuren.
    e).Pushoni mjaftueshem-Shume here ne jete jemi te detyruar te punojme aq shume sa qe te na mbetet pak kohe per gjume.Njerezit e lodhur nuk jane te kthjellet dhe te gatshem.Ata mund te bejne gabime,u ndodhin te papritura.Kerkoni qe njerezit te cilet nuk pushojne mjaftueshem,ta bejne ate.

  16. #16
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    BEHUNI TE MATUR

    a).Mos merrni droge apo gjera te demshme-Njerezot qe marrin droge apo gjera te demshme,nuk e shohin cdo here boten e vertet rreth vetes.Ata besojne gabimishte se "ndjehen mire" apo "sjellen mire" apo jane vetem "te gezuar" kur marrin droge apo gjera te demshme.JO,ajo eshte vetem nje e mete.Heret apo vone ato organikisht do ti shkaterrojne.I bindni njerezit per mosmarrje te droges apo te gjerave te demshme.
    b).Mos pini pije alkoolike se sasi te medha-Ata qe pijen pije alkoolike ne sasi te medha nuk jane te kujdesshem dhe te zgjuar.Alkooli zvoglon aftesite e tyre reaguese edhe nese duket se ata jane te zgjuar nga ai.Mos lejoni qe alkooli i shumte te perfundoje me fatkeqesi apo me vdekje.Pengoni njerezit nga te piret tejmase te pijeve alkoolike.

    "duke ju permbajtur pikave te mesiperme njeriu behet me forte fizikishte qe te kenaqet me jeten"

  17. #17
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    HIPNOZA

    Hipnoza i eshte njohur njerezimit qe ne kohet me te lashta dhe eshte shfrytezuar zakonisht per qellime fetare e mjekesore.
    Ē'eshte Hipnoza ?--eshte veshtire te jepen definicone te sakta per hipnozen.Fjala hipnoz rrjedh nga greqishtja qe don te thot "gjume".Hipnoza eshte gjendje kaluese e kujdesit te zvogeluar te pacientit,gjendje ne te cilen mund te shfaqen paraqitje te ndryshme nga vetja ose te provokuara nga rrethi i jashtem. Ne gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk humb kontakte me boten e jashtme, gje qe ndodh gjat gjumit normal.Hipnoza ndikon them ne gjithe organizmin.Ne gjendje hipnotike mund te shpejtohet apo te ngadalsohet pulsi ,frymemarrja,gjithashtu mund te ndikoj ne ndryshimin e materies : djersitja,urimim,kollitje,vjedhje.etj.
    HIPNOZA NE MJEKESI
    Perdorimi i hipnozes ne mjekesi daton qe nga kohet e lashta.Kete e verteton edhe Hipokrati :"Semundja,nga e cila vuan trupi,shpirti e sheh shume mire me sy te mbyllur".
    Perdorimi i hipnozes ne mjekesi eshte me i perhapur ne Stomatologji.Gjthashtu me hipnoz behen lindjet pa dhimbje.Hipnoza gjithashtu mund te sherbej edhe si metode per sherimin e shume semundjeve psikike dhe neurotike dhe ate ne menyra te ndryshme.Alkoolizmi,narkomania si dhe pirja e duhanit jane gjthnje ne rritje e siper.Hipnoza eshte mjeti me efikas per sherimin e ketye semundjeve,por duehet vetem vullneti dhe deshira e njeriut per sherim.

  18. #18
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    INTELIGJENCA

    -Inteligjenca mund tė pėrkufizohet si aftėsi pėr tė mėsuar dhe pėr tu sjellė nė menyrė adaptive.Inteligjenca kushtėzohet pjesėrisht nga faktorėt gjenetikė.Nė pėrgjithėsi,sa mė e afėrt tė jetė lidhja gjenetike midis dy individėve,aq mė i lartė ėshtė koeficienti i korrelacionit tė tyre intelektual.Kėshtu binjakėt identikė kanė korrelacion mė tė lartė.Inteligjenca kushtėzohet gjithashtu rėndshėm edhe nga faktorėt mjedisorė.Shkaqet mjedisore tė vonesės mendore kanė tė bejnė me dietėn e gruas shtatzėnė,perdorimin e duhanit,sėmundjet infektive gjatė barrės,helmimi i fėmijės etj.Studimet pohojnė se individėt e talentuar janė tipikisht mė tė shėndetshėm,mė tė lumtur,mė tė pasur dhe tė pėrshtatur mė mirė se individėt mesatarė.

  19. #19
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    ĒKA NDIKON POZITIVISHT NĖ PJELLSHMĖRINĖ E BURRAVE

    Ėshtė e njohur se pasja e njė mėnyre tė shėndetshme jetese mund tė sjellė njė ndikim pozitiv nė pjellshmėrinė e burrave.

    Gjasat e meshkujve pėr tė pasur fėmijė pakėsohen pasi kalojnė moshėn 35-vjeēe, kjo sipas studimeve tė fundit. Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit nė Sietėll-SHBA kanė zbuluar se shkalla e dėmtimit tė materialit gjenetik qė pėrfshin qelizat e spermės rritet me moshėn. Ndryshe nga pjesa mė e madhe e qelizave tė trupit, qelizat e spermės janė tė pazonja ta ndreqin ketė dėmtim. Mė tej, studiuesit zbuluan se ndėrsa burri moshohet, ai humb aftėsinė natyrore tė pėrzgjedhė qelizat e pashėndetshme pėrgjatė procesit tė apoptozės. Kjo do tė thotė se qelizave tė dėmtuara tė spermės u rriten gjasat pėr tė arritur tė mbarėsojnė vezėn e femrės, qė nga ana tjetėr do te thotė se edhe rreziku qė fėmija tė dėshtojė rritet apo qė fėmija tė zhvillojė tė meta tė vogla si dhėmbė qė nuk rriten njėsoj apo buzė josimetrike. Grupi i studiuesve qė kishte pėr udhėheqėse dr. Narenda Sinh, hetoi cilėsinė e spermės nė 60 burra tė moshave midis 22 dhe 60 vjeē. Tė gjithė kishin pasur dikur sperma tė shėndetshme. Studiuesit zbuluan se burrat 35-vjeē e sipėr kishin njė pėrqendrim mė tė lartė sperme me fille tė prishura tė ADN-sė. Nė pėrgjithėsi, sperma e burrave tė vjetėr ishte mė pak aktive, pra ata kishin mė pak gjasa tė mbarsnin vezėn. Ėshtė e njohur se pasja e njė mėnyre tė shėndetshme jetese mund tė sjellė njė ndikim pozitiv nė pjellshmėrinė e burrave.

  20. #20
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Higjiena intime pėr tė gjitha femrat...

    Ndryshimet e para, mė tė theksuara qė ndikojnė nė zhvillimin psikofiziologjik tė fermės sė re, janė paraqitja e gjinjėve, nė fillim vetėm e majeve qė pas disa viteve tė arrijnė formėn e tyre tė plotė. Njė vit nga kjo shenjė e parė nė vaginė paraqiten qimet tė cilat pas tre muajve e arrijnė madhėsinė e plotė. Ndėrsa qimet nėn sqetulla paraqiten pas mestruacioneve tė para. Kjo ėshtė shenjė e pubertetit te femrat. Pėr kėto ndryshime pėrkujdesen hormonet estrogjeni dhe progesteroni qė deri nė atė faze janė si tė "fjetura" - jo aktive. Ato hormone jo vetėm qė e ndėrrojnė pamjen e jashtme tė njė vajzės sė re, po ndėrrojnė edhe nė brendėsi - organet e saj. Menarha, si quhet ndryshe menstruacioni i parė, paraqitet diku mesatarisht nė moshėn 12 vjeēare, ndėrsa zakonisht shfaqet rreth moshės 10-14 vjeē. Megjithkėtė do tė kalojė edhe njė kohė deri sa mestruacionet e marrin formėn e tyre tė vėrtetė. Nė fillim nuk janė tė rregullta, vonohen apo "vijnė" tė paktė nė sasi e ndonjėherė edhe tė "shumtė". Ē'do gjė ėshtė nė rregull, por nėse cikli mestrual nuk rregullohet pėr disa vite, atėherė vajza e re duhet ta vizitoj gjinekologun. Me hulumtime speciale ėshtė e mundshme tė vėrtetohet se a ekziston ndonjė ērregullim hormonal!
    Mirėmbajtja e drejtė e pastėrtisė, ėshtė shumė me rėndėsi pėr organet gjenitale tė femrės. Mirėpo ndonjėherė me larje tė tepėrt dhe pėrdorime tė sapuneve tė dobėta, arrihen kundėrefekte dhe mė tepėr bėhet dėm se dobi. Nė kėtė mėnyrė prej paditurisė largohen edhe lėngjet (sekretimet) qė e mbrojnė vaginėn dhe oranet tjera gjenitale nga infeksionet. Mjafton qė organet gjenitale t'i lajnė njėherė me ndnjė sapun tė butė dhe t'i shpėrlajnė me ujė tė vakėt edhe disa herė. Brendėsinė e vaginės nuk preferohet ta shpėrlajnė asnjėherė pėrderisa mjeku nuk ka kėshilluar ashtu diēka.


    Dhimbja e barkut

    Mestruacionet me dhimbje, qė ndryshe nė mjekėsi quhen edhe dismenore janė tipike pėr kohėn adoleshcente e deri nė vitet e tridhjeta tė jetės sė femrės, atėherė kur organizmi mėsohet me "kėrcimet" hormonale. Kjo ndodh nė rast mė tė mirė menjėherė pas lindjes sė parė. Mirėpo te mestruacionet me dhimbje, shkaqet e dhimbjes janė tė shumtė. Nė tė shumtėn e rasteve fajet i ka prostalagina, materie qė e shtynė vaginėn tė tkuret, mirėpo mund tė jenė edhe si pasojė e mitrės jonormale. Sipas disa studimeve mė tė reja, dhimbjet lidhen edhe me Ngf, materie qė mundėsojnė mbijetimin e qelizave nervore, dhe nėse ka tepėr materie tė tillė, zvogėlohet pragu i tolerimit tė dhimbjes.
    Nuk bėnė qė assesi tė harrohen edhe pasojat psiqike tė dhimbjeve nė mestruacione si p.sh. tė rrefuzuarit e seksualitetit personal, tė mospajtimi qė jeni tė lindur si femėr si dhe fjalosjet e pazgjidhura familjare e shumė faktorė tjerė psikologjikė. Pėr tu liruar nga kėto dhimbje tė mestruacionjeve, mė sė miri ėshtė qė nė fazėn akute tė merret ndonje bar kundėr spazmeve (shtrėngimeve). Mund t; ndihmoj edhe ndonjė pilulė kontraceptive me dozė tė vogėl hormonale. Kjo e pakėson dhimbjen pėr 80% ngase e zvogėlon jargun e endometriumit e me tė edhe kontaksionet me dhimbje. Megjithkėtė, kur janė nė pyetje barėrat, mė sė miri ėshtė tė konsultohet gjinekologu.


    Takimi i parė me gjinekologun

    Dashuria e parė, pėrvoja e parė seksuale detyrimisht ju shpiejnė edhe drejt takimit tė parė me gjinekologun. Njė vendim i kėtillė nuk ėshtė i lehtė. Mė sė miri ėshtė qė tė bisedohet me mjekun haptazi pa turp pėr gjithēka qė i intereson vajzės sė re.

    Disa nga pyetjet mė tė shpeshta nė lidhje me mestruacionet:

    • Sa zgjasin mestruacionet normale?
    Zakonisht ato zgjasin 4 - 6 ditė dhe humbja e gjakut ėshtė rreth 36 ml ( sa njė filxhan kafeje). Humbjet normale tė gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml. Nėse gjakderdhja ėshtė gjithnjė e madhe, mė sė miri ėshtė tė kėshilloheni me gjinekologun, ngase mund tė paraqitet ndonjė anemi . Pėr tė penguar aneminė , me siguri mjeku do t'ju kėshillojė tė pėrdorni preparate hekuri dhe vitamin B.

    • A ėshtė i dėmshėm sporti nė kohėn e mestruacioneve?
    Pėrkundrazi, ėshtė shumė i dobishėm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinės, materie qė e zvogėlon dhimbjen, e me kėtė lirohen muskujt e barkut, shpindės, gjė qė ato ditė janė tė shtrėnguara.

    • Ē'ka duhet ngrėnė nė kohėn e mestruacioneve?
    Me gjakėderdhje, organizmi humb albuminet, lėngjet dhe hekurin, prandaj ėshtė me rėndėsi tė ushqyerit e mirė. Mirė ėshtė tė hahet mish, vezė, prodhime qumėshti, tė hahet ushqim me albumine dhe tė pihet shumė ujė. Janė tė preferueshme lėngjet e pemėve sidomos nga argumet qė pėrmbajnė vitamin C e cila ndihmon organizmit nė thithjen e hekurit nga ushqimi.

    • A mund tė pėrdor tampone njė vajzė virgjine?
    Po, ngase cipa e virgjėrisė (hymeni)nėpėr tė cilėn rregullisht rrejdhin mestruacionet, ėshtė mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponeve nė vaginė.

    • A mund tė shkaktojnė dėme tamponet?
    Nėse i pėrmbahet vajza rregullave dhe i ndėrron, jo. Sipas disa studimevenė SHBA, tamponet janė tė dobishme pėr shėndet si dhe pėr disponim tė mirė tė femrės gjat kohės sė mestruacioneve.

    • Kur ėshtė koha pėr pilula kontraceptive?
    Paj, kur vjen koha e mardhėnjeve tė rregullta seksuale. Mund t'i pėrdorin edhe adoloshcentet nėse kanė marrėdhėnje tė rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja tė dėmshme, madje edhe i mjekon "puēėrzat". Vetėm vajzat qė vuajn nga epilepsia, apo qė kanė probleme me veshkė, mėlqi si dhe ēarkullim tė gjakut nuk guxojnė t'i pėrdorin kėto preparate. Pėr tė gjithė femrat vlen rregulli: sė pari duhet bėrė analizėn e gjakut e pastaj vje koha e kėtyre preparateve.

    Ē'ka nuk guxon tė harroj femra

    Qė nga mosha 20 vjeēare, femra duhet regulisht ta vizitoj gjinekologun. Me kėtė mund t'i shmanget shumė sėmundjeve. Ja ēka nuk guxon tė harroj njė femėr:
    -Vizita gjinekologut, ėshtė mirė tė kryhet njė herė nė vit, nė kohėn mes dy mestruacioneve. Gjatė secilės vizitė duhet kontrolluaredhe gjendjen e gjinjėve. Njė herė nė dy vjet duhet bėrė ultrazėrin e abdomenit pėr konstatuar strukturėn e mitrės, tė vezoreve dhe tė zbulohen trashjet eventuale tė indeve tė cilat mund t'i mos i diktoj mjeku gjatė kontrollit rutinor.
    -Papa testi, ėshtė ekzaminimi i qafės sė mitrės nė mėnyrė qė tė zbulohen tumoret e hershme.Me ndihmėn e shkopit, gjinekologu, pa dhimbje merr sekrecionin e mitrės dhe mė vonė me analizė laboratorike vėrtetohet se a ekziston apo jo ndezja e ndonjė qelize jonormale. Papa-tetin ėshtė mirė ta bėjnė femrat njė herė nė vit.
    -Vet-shikimi i gjinjėve, preferohet njė herė nė muaj ta bėjnė femrat kėtė. Njė javė pas mestruacioneve dhe kjo shėrben pėr tė zbuluar ndonjė gungėz tė vogėl nėn lėkurė tė gjiut. Nė tė shumtėn e rasteve gungėzat nuk janė tė rezikshme, por mjafton si shenjė alarmi qė ta vizitoni specialistin. Si bėhet kjo? Qėndroni nė kėmbė, dhe ngriteni dorėn lartė. Me dorėn tjetėr prekeni me mesin e gishtėrinjėve gjiun pėrreth. Vazhdoni njėjtė edhe me gjiun tjetėr. Pėr mė tepėr lexoni duke nė temėn gjinjėt. Gjinjtė e shėndoshė kanė konzistencė homogjene. Nėse vetėm dyshoni diēka, menjėherė duhet ta vizitoni gjinekologun.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 06:44 PM
  2. Argjendi dhe roli i tij nė organizėm
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 07:24 PM
  3. Vitaminat dhe astma
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 08:56 PM
  4. Vitaminat 2
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 09:07 PM
  5. Roli i Krishtit dhe fundi i karrieres artistike
    Nga EMAUS nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2007, 09:51 AM