Receta Gatimi

Aeroplanin e ka goditur rrufeja?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Aeroplanin e ka goditur rrufeja?

    Aeroplani "Erbas" i Air France ka pasur probleme me elektrikėn, pasi me siguri ėshtė goditur nga rrufeja. Aeroplani nga Rio de Zheneiro ka bartur 216 udhėtarė dhe 12 anėtarė tė ekuipazhit.
    Aeroplani, i cili fluturonte nė linjėn Rio-Paris, u zhduk mbi Atlantik sot nė mėngjes.

    Nė mesin e udhėtarėve, siē kumtoi kompania, ka pasur tetė fėmijė, duke pėrfshirė edhe njė foshnje, 126 burra dhe 82 gra.

    Diēka pas orės 04.00 tė mėngjesit, nga aeroplani ėshtė dėrguar sinjal pėr probleme me elektrikėn.

    Sipas aviokompanisė, me siguri bėhet fjalė pėr goditje nga rrufeja.

    Air France lajmėroi se nuk ka informata pėr fluturimin pas orės 04.20.

    Brazili tashmė ka filluar aksion pėr gjetjen e aeroplanit, i cili ėshtė zhdukur 300 kilometra nė verilindje tė bregut.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ja dhe harta ne momentin e zhdukjes:


  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    Si ka mundesi qe gjith ai aeroplan te zhduket ne ate menyre, pa lene asnj gjurme?....

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    mundesia eshte shume e madhe e zhdukjes se me njehershme...sepse rrufeja duke pasur shkarkese elektrike te larte e cila ne kontakt me aeroplanin i ka djegur sistemin elektrik gje qe sjell mos fuksionimin e cdo pajisje qe ndodhe ne bord deri ne fikjen e motorreve...
    shpresoj mos te ket demtuar kutine e zeze qe te vertetojne shkakun e vertet te zhdukejes.

  5. #5
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    problemi qendron ne gjetjen e avjoni ne oqean

  6. #6
    neper bote......... 10% Maska e ledjo
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    82
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    e pazakonte.........

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zyrtaret: Katastrofe ajrore mbi Oqean



    Katastroje ajrore mbi Oqean. Avioni i kompanise Air France, Airbus 330-200, i nisur te dielen prej aeroportit brazilian Rio de Janeiro me destinacion Parisin u zhduk nga radaret ndersa udhetonte mbi Oqeanin Atlantik.
    Avioni me 228 persona ne bord, mes te cileve edhe 10 italiane duhet te mberrinte te henen ne oren 11:15 ne Paris.

    Presidenti Sarkozy deklaroi se per momentin nuk ka asnje detaj per te kuptuar ate qe ka ndodhur, ndersa edhe ai vete shprehet pesimist per gjetjen e te mbijetuarve.

    Drejtori i pergjithshem i kompanise franceze, Pierre-Henry Courgeon,njoftoi se zona e tragjedise eshte lokalizuar, ndersa sqaron se katastrofa ka ndodhur ne gjysme te rruges.

    Kerkimet e autoriteteve braziliane po kryhen rreth ishullit Fernando di Noronha, por sipas mediave vendase avioni mund te jete zhdukur 700 kilometra larg brigjeve, ku Oqeani arrin deri ne 4 mije metra thellesi.







    Avioni, pilotet kane pare drita ne det

    Avioni, pilotet kane pare drita ne det
    Pilotet e nje fluturimi ne kursin qe shkon nga Franca ne Brazil te kompanise braziliane “Tam” kane bere te ditur se kane pare “drita portokalli” ne Atlantik, vetem 15 minuta pas kontaktit te fundit me radio me avionin e “Air France” qe eshte zhdukur qe prej paradites se djeshme.


    Lajmin e ka bere te ditur per shtypin zevendespresidenti brazilian, Jose Alencar.

    Deklaratat e tij jane bere pas nje takimi ne aeroportin e Rio de Janeiros, me disa familjare te pasagjereve te zhdukur.

    Nderkohe vete “Air France” dyshon se avioni mund te jete rrezuar ne oqean.

    Kerkimet kane vijuar gjate gjithe nates nga dy avione te pajisur me aparatura te sofistikuara me shpresen per te gjetur te mbijetuar.

    Kompania ajrore ka bere edhe identifikimin dhe publikimin e kombesise se 228 personave qe ishin ne bord.

    Behet fjale per 61 franceze, 58 braziliane, 26 gjermane dhe 10 italiane.

    Presidenti francez Nikolas Sarkozi, pas nje takimi qe pati me te aferm te te zhdukurve ne aeroportin “Charles de Gaulle”, tha se “kjo eshte katastrofa me e madhe qe i ka ndodhur ndonjehere ‘Air France’”.

    “Mundesite per te gjetur te mbijetuar jane shume minimale” - shtoi ai.



    Avioni i zhdukur, Parisi: Jo hipoteza te rreme


    Zevendesministri francez i Transporteve, Dominique Bussereau, duke folur mbi avionin e “Air France” qe u zhduk gjate udhetimit nga Rio per ne Paris, ka deklaruar se per momentin nuk dihet asgje dhe se cdo hipoteze do te ishte e rreme dhe e gabuar.

    “Ftoj te gjithe qe te tregohen te kujdesshem, pasi po qarkullojne shume informacione. Duhet te marrim kohen qe na nevojitet. Kemi detyrime edhe ndaj familjareve te pasagjereve”, ka deklaruar Bussereau.

    Nderkohe, forcat ajrore braziliane kane derguar ne zonen ku u zhduk aeroplani nje avion per te kontrolluar nese mjeti fluturues eshte zhytur ne oqean.




    Avioni, lokalizohet zona e zhdukjes



    Me perafersi eshte lokalizuar zona mes Rio de Zhaneiros dhe Parisit, ku mengjesin e sotem u zhduk nga radaret nje avion i linjes “Air France” me 216 pasagjere ne bord.

    Lajmin e ka bere te ditur drejtori i pergjithshem i kompanise franceze, Pierre Henry Couregeon.

    Nderkohe, disa sms jane derguar nga pasagjeret e avionit qe u zhduk ne oqeanin Atlantik tek te afermit e tyre.

    Sipas mediave evropiane, mesazhet permbajne shkrime si “te dua” dhe “kam frike”.

    Mes pistave me te mundshme per zhdukjen e avionit jane goditja nga nje rrufe, e hedhur poshte nga specialistet e fluturimit, si dhe terrorizmi, ndonese nuk ka informacione.



    Burimi:Top-Channel
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 02-06-2009 mė 11:51 AM. Arsyeja: Update

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Avioni, gjenden copat, por ende mistere




    Per te kuptuar nese deti ka filluar te nxjerre copat e avionit te zhdukur dje ne thellesite e Atlantikut, do te duhet te pritet ende, edhe pse disa ore me pare forcat ajrore braziliane kane verifikuar disa copa qe dyshohet te jene te mjetit fluturues qe u rrezua teksa udhetonte nga Rio ne Paris. Copat e zbuluara lundronin mes njollave te vajit dhe te kerozenes ne nje zone shume larg si nga bregu brazilian, ashtu dhe nga ai afrikan, 650 kilometra ne veri-lindje te arqipelagut Fernando de Nornha.

    Per te kuptuar nese copat e gjetura jane ato te airbus-it, do te pritet nderhyrja e mjeteve te specializuara te marines braziliane.

  9. #9
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20
    Kurajo ekipeve dhe ngushellime familjeve ....

  10. #10
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shpresoj ta gjejne....

  11. #11
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    do ishte mire sikur te gjehet sa me shpejte qe te pakten te nxirren trupat.

  12. #12
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Te mbijetuar, fatekeqesisht, nuk besoj se do kete. Te shpresojme qe te gjenden trupat te pakten.

  13. #13
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Trupat i kane perpir peshkaqenet!!! Deri tani jane gjet ca pjes te vogla te avionit pa rendesi, ku nuk po ndertohet dot as motivi i aksidentit.
    Mbi nje intervist qe degjova te nje eksperti ne kete fushe, perjashton mundesine ta ket goditur rrufeja. Shume hipoteza thon se ka shperthyer ne ajer por akoma nuk jane rikuperuar kutit e zeza nga fundi oqeanit ne 4000 metra thellesi...

  14. #14
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    mesa degjova une qe kutia e zeze e ruan informacionin deri ne 30 dite.

  15. #15
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Po eshte shume e dhimshme po ajo ishe fati i tyre

  16. #16
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Avioni i zhdukur, gjenden trupa te pajete ne Atlantik




    Trupa dhe pjese nga avioni i “Air France”, i zhdukur te henen pas nisjes nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit, kane dale ne siperfaqe 6 dite nga zhdukja e “Airbus A330”.
    Pjeset e pazellit te aksidentit me te rende ajror ne historine e aviacionit francez, po nisin keshtu te lidhen per te zbardhur ceshtjen e avionit te “Air France”, qe ngriti aq shume pikepyetje. Dy trupa jane gjetur ne oqeanin Atlantik nga ekipet braziliane te kerkimit, qe nuk kane rreshtur se kontrolluari zonen e fatkeqesise si nga deti, ashtu edhe nga ajri.
    Me heret, u mesua se avioni kishte derguar 24 mesazhe automatike per anomali ne bord. Per me teper, ne momentin e aksidentit, piloti automatik nuk ka qene i aktivizuar. Meteorologet rrezuan dhe hipotezen me te fuqishme. Ata kembengulin se nuk ka asnje prove te konkrete qe te tregoje se shkak i fatkeqesise ishte nje stuhi e pazakonte per sezonin.
    Mundesia e nje bombe ne bord tani nuk perjashtohet 100 %. Operacioneve te kerkimit per te gjetur kutine e zeze te avionit po i bashkohet dhe nje nendetese franceze, ndersa Shtetet e Bashkuara jane duke derguar mjete te specializuara. Ekspertet thone se pa kutite e zeza te avionit, hetuesit kane pak shanse te zbulojne te verteten e aksidentit.


    Aksidenti, 24 mesazhe automatike para zhdukjes

    Airbus i Air France i linjes Rio-Paris i zhdukur te henen ne mengjes mbi Atlantik me 228 persona ne bord coi 24 mesazhe automatike per anomali ne momentet e fundit te fluturimit te tij.

    Keshtu bejne te ditur ne nje konference te sotme per shtyp, drejtuesit e zyres se hetimit per aksidentin ajror.

    Rrethanat e ngjarjes vazhdojne te mbeten mister, pasi pjeset e gjetura me pare ne Atlantik nuk i perkisnin avionit dhe asnje pjese e tij deri tani nuk eshte gjetur.


    Aksidenti, bombe ne avion?


    "Nuk eshte perjashtuar 100 perqind, hipoteza se shkak per aksidentin ajror te Air France te kete qene nje bombe". Keshtu deklaroi drejtori i ekipit hetues per kete ngjarje, Paul-Louis Arslanian.Sipas tij edhe pse duket shume e cuditshme kjo hipoteze nuk eshte perjashtuar.

    "Megjithate elementet qe kemi per te zbardhur kete ngjarje jane shume te pakte", u shpreh Arslanian.



    Avioni i rene ne zonen e peshkaqeneve


    Nderkohe qe nuk ka gjurme te Airbusit te Air France me 228 persona ne bord, i zhdukur ne Oqeanin Atlantik, nje ekspert flet per nje hipoteze te re te zhdukjes se tij.

    Zona ne te cilen ka rene mjeti eshte e njohur si nje rruge ku kalojne dy specie peshkaqenesh, te zinj dhe kalter.

    “Impakti avionit eshte i mjaftueshem sa te terheqe peshkaqenet”, eshte shprehur drejtori i institutit Aqualung te Rio de Janeiros, Marcelo Szpilman.

  17. #17
    i/e rregjistruar 10% Maska e djalikeq
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Koplik, Shkoder
    Postime
    97
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    Si ka mundesi qe gjith ai aeroplan te zhduket ne ate menyre, pa lene asnj gjurme?....

  18. #18
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    U gjeten 2 trupa qe i perkasin fluturimit te avionit humur dhe disa pjese te avionit disa kilometra larg ngjarjes qe mendohet se eshte zhdukur avioni.

    Ne ate zone oqeani ka nje thellesi shume te madhe dhe pika e zhdukjes eshte me perafersi, nuk eshte e thene qe te jene te sakt. Mos harro dhe peshkaqenet qe mund te kene zhdukur trupat.

    Kerkimet vazhdojne...

  19. #19
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Aksidenti ajror, nxirren trupat e 17 viktimave




    Skuadrat e shpetimit kane nxjerre nga Oqeani Atlantik, trupat e 17 prej viktimave te aksidentit ajror qe ndodhi te henen e kaluar, kur nje avion i Air France u rrezua, duke shkaktuar vdekjen e 228 personave. Marina franceze dhe ajo braziliane po bejne te pamunduren qe te nxjerrin te tjere trupa per t'ua kthyer familjareve, pavaresisht kushteve te veshtira atmosferike.

    Nderkohe jane publikuar edhe foto, te pjeseve metalike te avionit qe kane dale ne siperfaqe te ujit, ku lexohet qarte logoja e Air France.

    Nderkohe hetimet jane perqendruar ne funksionimin e keq te sensoreve qe masin shpejtesine, te cilet mund te kene ngrire.

    Keshtu njoftoi nensekretari i Transporteve franceze, Dominque Bussereau

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Demontojnė aeroplanin pėr ta gjetur celularin
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 11:14 AM
  2. Pajisja iPod i shpėton jetėn nga rrufeja
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 07:17 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 03:32 PM
  4. Rrufeja shkakton te plagosur dhe shkaterrime ne Permet
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 03:32 PM
  5. Zogu i goditur fluturon ende!
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-10-2007, 05:39 PM

Etiketat pėr kėtė Temė