Receta Gatimi

Bylis, zbulohet punishtja e qelqit e shekullit tė II


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Bylis, zbulohet punishtja e qelqit e shekullit tė II



    nga: Fatmira Nikolli

    Copėza enėsh tė thyera, amfora, kandila qė ndriēonin jetėn e njerėzve pothuaj para 1900 vitesh. Tė gjitha kėto janė gjetur nė Bylis, aty ku surprizat nuk mbarojnė dhe dėshmitė e lashtėsisė janė tė pafundme. Nė ekspeditėn e fundit katėrjavore, qė zgjati deri tė dielėn, pikėrisht nė Bylis ėshtė zbuluar njė punishte qelqi e gjysmės sė parė tė shekullit tė dytė pas Krishtit. Edhe pse gėrmimet e bėra pėr kėtė punishte janė nė fillimet e veta, rezultatet e para janė mjaft tė kėnaqshme dhe shpresėdhėnėse. Hapėsira nė tė cilėn mendohet se shtrihej kjo punishte ėshtė e madhe, pasi vetėm deri tani parashikohet tė jetė rreth 1000 metra katrorė. Akoma nuk ėshtė e sigurt se sa pėr qind tė kėsaj hapėsire e zinte punishtja e qelqit, por kjo dėshmon se Bylisi ka qenė ndėr shekuj njė pikė mjaft e rėndėsishme prodhimi e po ashtu, edhe njė pikė kyēe ekonomike. Kjo, duke pasur parasysh edhe kantinėn e verės sė zbuluar vitin e kaluar, e cila ėshtė ndėr mė tė plotat e zbuluara nė Mesdhe.

    Punishtja
    Ajo qė ėshtė gėrmuar deri tani nuk i kalon tė 150 metrat katrorė. Gėrmimet e ardhshme do tė japin tė dhėna mė tė rėndėsishme pėr kėtė zbulim tepėr tė rėndėsishėm pėr ekonominė nė periudhėn romake. Sipas arkeologut Skėnder Muēaj, gjetjet e kėsaj forme tė shkrirjes sė qelqit janė tė pakta. Akoma nuk ėshtė zbuluar furra, por deri tani kanė dalė nė dritė enėt ku shkrihej qelqi. Lingotat mund tė vinin edhe nga vende tė tjera si ato aziatike, ku dihet se prodhoheshin lingota qelqi. Nė fakt, lingotat, sipas arkeologut Skėnder Muēaj, mund tė jenė prodhuar edhe nė vendin tonė, sepse lėnda e parė nuk mungonte, por kjo nuk ėshtė e sigurt. Ajo ēfarė ėshtė mėsuar nga kėto gėrmime, ėshtė se nė kėtė punishte, pasi vinte lėnda e parė realizohej shkrirja nė enė prej balte dhe prej saj merreshin dhe pėrpunoheshin enėt prej qelqi, pak a shumė sipas teknologjisė sė sotme. Enė tė tilla janė zbuluar mė parė nė vende tė ndryshme si nė Slloveni, por ato i takojnė njė periudhe mė tė vonė se sa ato tė gjetura nė Bylis. Enėt e gjetura nė vendet e tjera i takojnė shekullit tė tretė dhe tė katėrt pas Krishtit, ndėrsa ato tė gjetura nė Bylis i takojnė gjysmės sė parė tė shekullit tė dytė pas Krishtit. Kjo, sipas Skėnder Muēajt, ėshtė edhe risia e kėtyre zbulimeve arkeologjike. "Kur flitet pėr arkeologjinė, nuk flitet vetėm pėr atė tė territorit shqiptar, por bėhet krahasimi edhe me zbulimet e vendeve tė tjera, e sidomos ato tė zonės mesdhetare. Duhen krahasuar me zbulimet e bėra nė territorin italian, Afrikėn e Veriut, zonėn e Azisė nė Lindjen e afėrt, me Rripin e Gazės me tė cilin ne kemi marrėdhėnie shumė tė ngushta shkėmbimi tregtare nė shekullin e tretė dhe tė katėrt, sidomos pėr sa i pėrket amforave, por edhe tė produkteve tė tjera", - ka thėnė Muēaj, pjesė e specialistėve qė kanė kryer ekspeditėn. Duke qenė se arkeologjia shtrihet nė kėto territore, zbulimet marrin vlera rajonale mesdhetare pėr kulturėn. Kultura helenistike dhe romake qė ishin kultura mesdhetare, marrin vlera shkencore pėr Mesdheun. Nė kėtė kontekst, duke folur vetėm pėr kėtė punishte qelqi, nuk duhen harruar edhe gjetjet e tjera.

    Zbulimet e tjera
    Ka pasur zbulime tė reja edhe pėr Monumentin e Terencianit, ku janė gjetur pjesė tė tjera tė shtatit tė djalit tė Terencianit, por gėrmimet nuk kanė pėrfunduar akoma. Duke qenė se nė atė zonė ka pasur ndėrtime tė njėpasnjėshme nė shekuj tė ndryshėm, deri tani janė gjetur pesė nivele ndėrtimi. Kėto tė fundit fillojnė qė nga mesi i shekullit tė tretė pas Krishtit deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė gjashtė. Pėr shkak tė kėtij problemi, ėshtė shumė e vėshtirė tė kalohet nga njėri nivel nė tjetrin, sepse rrezikohet dėmtimi i mureve. Kėrkimet e ardhshme do tė bėjnė tė mundur qė tė zbulohen gjėra akoma mė interesante dhe pjesė tė tjera tė kėsaj statuje. "Objekte me vlerė tė gjetura nė ekspeditėn katėrjavore nė Bylis, janė edhe disa figurina prej balte tė periudhės helenistike, figurina mermeri qė i takojnė periudhės romake, objekte tė zejtarisė sė pėrpunimit tė metaleve, pajisje tė njė prej portave tė periudhės helenistike. Pjesėt e portave janė pjesėt metalike qė vendoseshin nė porta si ēelėsi apo gozhdėt e mėdha qė pėrdoreshin pėr zbukurimin e tyre", -tha ai. Nė kompleksin peshkopal tė Bylisit punimet vazhduan edhe nė punishten e madhe tė verės. Pjesa kryesore e saj ėshtė e pėrfunduar, por kanė pėr t'u bėrė edhe disa gėrmime pėr njė pjesė tė njė magazine. Ėshtė zbuluar plotėsisht vaska e fermentimit tė verės e krahas dy magazinave tė zbuluara nė vitet e kaluara, u zbulua edhe njė magazinė e tretė shumė e madhe. Numri i pitosave tashmė i kalon tė dyzetat, por mund tė ketė edhe tė tjerė, sepse gjendet edhe njė tjetėr ambient ku nuk janė kryer gėrmime. Mendohet se kjo mund tė jetė magazinė rrushi ose vere. Vlejnė pėr t'u pėrmendur edhe disa amfora tė gjetura aty, qė janė prodhime tė Bylisit po edhe kandila qė pėrdoreshin pėr ndriēim me vaj ulliri. Kjo tregon se Bylisi gjatė tė gjitha periudhave ka pasur punishte prodhimi, dhe njė nga ato ėshtė edhe ajo e qelqit.

    Vlerat
    Pėrveē vlerave qė kanė ato pėr t'u vizituar, ėshtė pėr t'u vėnė nė dukje se punishtja e verės ėshtė njė ndėr tė paktat e gjetura e plotė nė territoret mesdhetare. Ka pasur edhe zbulime kantinash tė bėra nė Izrael, por atje kompleksi i punishtes nuk ka qenė i plotė. Pėrkundrazi, nė Bylis kompleksi ėshtė i plotė dhe ka tė gjitha ambientet e duhura pėr procesin e prodhimit tė verės. "Disa objekte janė tė thyera, por mund tė rregullohen duke qenė se ka filluar restaurimi i njėrės prej magazinave tė kantinės sė verės qė ka 21 pitosa. Restaurimi i plotė i tyre do ta bėjė kėtė punishte, njė ndėr mė interesantet nė Mesdhe", - tregon Muēaj. Ndėrkaq, punishtja e qelqit dhe monumenti i Terencianit me vlerat qė ka, me mbishkrimet dhe statujėn, mund tė vihet nė piedestalin ku ėshtė mbishkrimi, e nė kėtė mėnyrė do tė kishte rėndėsi pėr turizmin arkeologjik, por nė radhė tė parė pėr vlerat shkencore qė sjellin kėto gėrmime. Siē tregon arkeologu Muēaj, kėto janė gjetje tepėr tė rralla, e pėr kėtė arsye, vlerat shkencore janė tė spikatura. Meqenėse gėrmimi i punishtes sė qelqit nuk ka pėrfunduar, mendohet se kryerja e disa analizave do tė sjellė tė reja tė tjera. Analizat do tė bėjnė tė ditur se cila nga enėt e gjetura nėpėr gėrmime tė ndryshme (jo vetėm nė kėtė), janė prodhuar nė kėtė punishte.

    Problemi
    Por, krahas zbulimeve ka edhe probleme. Sipas Skėnder Muēaj, problemi i vizitueshmėrisė ėshtė akoma prezent. Struktura e Parkut tė Bylisit qė ėshtė krijuar, ėshtė e mangėt. "Ai ka qenė i vizitueshėm dhe vizitohet sėrish, por duke qenė se ky vit ka pasur shumė lagėshtirė, e meqenėse ėshtė njė vend i mbrojtur ku nuk futen bagėtitė, tė gjitha monumentet i ka mbytur bari, janė bėrė tė padukshme. Edhe muri i Agorasė, mbi 2 metra i lartė, qė ishte njė nga punimet mė tė bukura tė Bylisit me teknikė tė pėrparuar, nga rritja e barit, kėtė vit nuk dukej", - thekson Muēaj. Sipas tij, faji nuk ėshtė i punonjėsve tė parkut, sepse ata janė thjesht roje tė tij, nuk janė mirėmbajtės e pastrues tė tyre. Ndėr tė tjera, Muēaj arsyeton se nėse Ministria e Kulturės dhe administrata qė duhet tė kujdeset pėr kėtė do qė tė ketė turizėm tė vėrtetė, duhet tė mendojė shumė gjėra. "Problemi i vendosjes sė tenderave pėr monumentet arkeologjike duket pa rezultat. Them kėshtu, sepse e njoh mirė periudhėn 40-vjeēare tė gėrmimit e restaurimit arkeologjik. Nė kėtė kuadėr, mund tė them se me njė grup tė vogėl njerėzish dhe me burime tė vogla financiare, ėshtė bėrė shumė mė shumė se sa bėhet tani. Kur bėhet njė tender, vjen dikush pa pėrvojė nė kėtė fushė, merr njė specialist, e paguan nė mėnyrė qesharake dhe paratė e tjera shkojnė nė drejtim tė paditur, por jo pėr arkeologjinė". Nė kuadėr tė kėtyre arsyetimeve, Muēaj thekson se Ministria e Kulturės nuk duhet tė operojė mė me tendera pėr arkeologjinė. Sipas tij, kjo mund tė bėhet vetėm pėr monumentet e shekujve tė mėvonshėm, sepse ndėrtuesit e njohin atė teknikė dhe e pėrdorin, por jo pėr ndėrtesat shumėshekullore. "Monumentet arkeologjikė nuk kanė nevojė pėr shuma tė mėdha parash, por pėr njė grup tė vogėl njerėzish (prej tre vetash) qė tė restaurojnė muret e periudhės helenistike, etj. Nuk mund tė krahasojmė punėn qė do tė bėnin kėta nė krahasim me shpenzimet e njė tenderi. Puna restauruese e atyre qė marrin tenderat ėshtė e padukshme. Ne qė jemi specialistė, nuk e kuptojmė punėn restauruese qė ėshtė bėrė, sepse nuk duket", - deklaron Muēaj. Ai mendon se parku i Bylisit duhet tė ketė njė restaurator.

    Ekspedita
    Nė kėtė ekspeditė katėrjavore tė kryer nė Bylis, ku u bėnė disa gėrmime, morėn pjesė arkeologė shqiptarė dhe francezė. Ekipi francez pėrbėhej nga 13 veta, dhe pjesė e tij ishin specialistė tė universiteteve tė ndryshme. Nga pala shqiptare ishin 11 veta, ndėr ta pesė specialistė nga Instituti i Arkeologjisė dhe gjashtė studentė. Numri mė i vogėl i palės shqiptare vjen si pasojė e mungesės sė financimit. Nė fakt, kėtė vit ekspedita nuk ėshtė mbėshtetur nė mėnyrė monetare nga askush. Ata janė nisur drejt Bylisit, ku kanė qėndruar pėr katėr javė pa dieta dhe pa para pėr punėtorėt. Madje, edhe mjetet e nevojshme pėr tė punuar janė pėrballuar nga anėtarėt e ekipit nė mėnyrė private.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Kur mendoj per arkeologjinė shqiptare me vjen vertet keq sepse shume gjera ashtu si zbulohen shduken apo prishen per munges mirembajtje.

    Pune e mire e ketyre ne Bylis.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sėmundja e shekullit do tė jetė… tuberkulozi
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-08-2013, 11:52 PM
  2. Tre ēmime pėr Milionerin e teatrit Bylis
    Nga ulkina nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 12:31 PM
  3. Bylis, zbulohet kantina mė e madhe nė Ballkan
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 09:44 AM
  4. 100 datat me te rendesishme te shekullit te kaluar
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 01:01 PM

Etiketat pėr kėtė Temė