Shqiptaret nuk preferojne prezervativet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Shqiptaret nuk preferojne prezervativet

    Receta Gatimi



    Shumica e shqiptareve te te gjitha moshave, kryesisht mbi 18 vjeē, nuk parapelqejne te perdorin prezervativin per t’u mbrojtur nga viruset, por njekohesisht edhe nga shtatzenite e padeshirueshme.


    Raporti i shendetit riprodhues i Ministrise se Shendetesise detajon me perqindje metodat qe perdorin sot shqiptaret per t’u mbrojtur nga shtatzenia, por njekohesisht edhe per te qene te mbrojtur ndaj semundjeve seksualisht te transmetueshme, si HIV/AIDS, hepatit, sifilis, gonorea.
    Konkretisht, sipas studimeve te popullates, anketimeve, studimit te vizitave ne qendrat e planifikimit familjar, por edhe ne baze te vezhgimeve, specialistet e shendetit publik, ne bashkepunim me disa organizata shendetesore kane mbledhur nje rrjet te dhenash per sa i takon planifikimit familjar, metodave te perdorura per mbrojtje gjate marredhenieve seksuale. Po ashtu, keta specialiste kane bere edhe sugjerime per sa u takon pikave qe duhet te permiresohen ne kujdes te popullates.

    Nga te dhenat preliminare rreth studimit te kryer te grupeve te indikatoreve te shumefishte ne vitin 2006, rezultoi se perdorimi i metodave moderne kontraceptive ka arritur ne vlerat 22.3%, ku 10.8% e ze perdorimi i prezervativit. Per sa u perket metodave tradicionale, ato luhaten ne vleren 37.7%, ku terheqja ze 28.1%.

    Po keshtu, edhe per vitet 2007-2008 ka nje rritje te perdorimit te metodave kontraceptive me rreth 7% per ēdo vit.

    Studimi i fundit i shendetit riprodhues tregoi se ne Shqiperi kemi shkalle te larte te perdorimit te metodave kontraceptive, por shkalle te ulet te perdorimit te metodave moderne, ku metoda tradicionale e terheqjes mashkullore ze 67% te perdorimit dhe metodat moderne vetem 8%. E njejta situate u paraqit edhe per burrat. 77% te burrave raportuan perdorimin e metodave kontraceptive, ku 3% e zinte metoda moderne.

    Ecuria e perdorimit te kontraceptiveve ne periudhen pas studimit te shendetit riprodhues (2002-2007), mbeshtetur ne te dhenat nga sistemi i informacionit te Ministrise se Shendetesise dhe studimet e projekteve qe punojne ne fushen e shendetit riprodhues tregon se ka nje permiresim te ndjeshem te situates.

    Studimi kombetar i shendetit riprodhues ne Shqiperi me 2002-shin i realizuar nga Ministria e Shendetesise, Instituti i Shendetit Publik, me mbeshtetjen teknike dhe financiare te USAID, UNFPA, UNICEF beri nje analize te plote krahasuese te indikatoreve kryesore te planifikimit familjar. Studimi ndihmoi ne vleresimin e gjendjes dhe nevojave te planifikimit familjar per vendin.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Shume e vertete kjo gje Kliton.

  3. #3
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    po dhe un mendoj se esht shum e drejte...

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    sepse kane turp ti blejne!!!

    shume qe kam degjuar kane turp te kerkojne ne farmaci perzevative... mbase dhe ky fakt ndikon ne perdorim

    Keshilloj ta perdorin te gjithe pasi eshte nje mjet mjaft mbrojtes kunder nje sere semundjesh dhe parandalimin e kolopuēave!!!

  5. #5
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    Nuk ka te beje vetem me turpin. Une kam degjuar per shume raste qe nuk i perdorin, pasi nuk ndiejne te njejten kenaqesi. Nuk pranojne perdorimin e tyre, dhe me pas, femrat i sheh duke qare nga frika se mos kane mbetur shtatzene, ndersa meshkujt te shqetesuar per te gjetur nje klinike per te hequr foshnjen.

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e max77
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    33
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Prandaj nga mos perdorja e tyre,si dhe nga thenja alla shqiptare-"mos u terqiq mbrapa" jane mbush spitalet me vajza qe deshtojne dhe shpit e femijve me kalamaj.

  7. #7
    i/e rregjistruar 10% Maska e djalikeq
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Koplik, Shkoder
    Postime
    97
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Shume e vertete kjo gje Kliton.

  8. #8
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Mendoj qe erdhi koha dhe per shqiptaret te perdorin menyra te tjera kontraceptivi, si
    psh. pilula. Pse jo ... dihet qe nuk ka asnje mode te sigurte 100% po te pakten mbron .
    Kuptohet qe prezervativi ka nje funksion tjeter , ajo e mos transmetimit te infeksioneve,
    semundjeve te ndryshme. Keshtu do ket me pak shkaterrimesh jete, per vajzat ...

  9. #9
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Po normal, se nuk eshte e njejta kenaqesi si me prezervativ si pa te!

  10. #10
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Vallaj me mire me condom se sa child supportper 18 vjet
    sot nuk ka turp per asgje mos hezitoni por shkoni e blini perzevative "jeta eshte e shtrenjte prandaj mbroje ate"

  11. #11
    i/e rregjistruar 10% Maska e argjent23
    Anėtarėsimi
    Jul 2009
    Postime
    48
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    ma mir asht te mosi nrrojm femnat shum e ma pak prezervativ na shkojn

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Femrat zvicerane preferojnė njė kosovar pėr burrė
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2012, 04:53 PM
  2. Ēfare stili preferojne meshkujt kete Pranvere
    Nga ReniX nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2012, 06:16 PM
  3. Femrat preferojnė djemtė e “kėqinjė”
    Nga olsii nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 09:01 PM
  4. Angli, prindėrit preferojnė shkollėn… shqiptare
    Nga vaaldr1n nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 02:10 PM
  5. Komenti per prezervativet, Facebook kunder Papes
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 11:53 AM

Etiketat pėr kėtė Temė