Shqiperia pezullohet pa afat nga FIFA dhe UEFA.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12

    Shqiperia pezullohet pa afat nga FIFA dhe UEFA.

    Receta Gatimi




    Ndodhi pikerisht ajo qe nuk duhet te ndodhte. Ndodhi ajo qe nuk duhej lejuar te ndodhte. Ndodhi vertet me e pabesueshmja. Shqiperia eshte pezulluar pa afat nga te gjitha aktivitet nderkombetare te futbollit si pasoje e nderhyrjeve te renda te politikes shqiptare.

    Kjo fjali e komunikates zyrtare te FIFA-s nuk do asnje koment. Eshte nje lajm qe po ze faqet e para ne shume gazeta sportive prestigjoze te botes. Nuk duam te hyjme ne detaje te pafundme si ajo se kush e ka fajin. Eshte shume e veshtire te gjesh fajtorin tek ne. Jemi mjeshtra per t'a bere shume te veshtire gjetjen e fajtorit dhe ne shumicen e rasteve megjithese e dime se kush eshte fajtori prape nuk e gjejme, sepse nuk duam ta gjejme. Por ne kete rast vertet nuk ka rendesi se kush eshte fajtori. Rendesi ka ai qe do paguaje per kete dem. Eshte e lehte te kuptosh se kush do ta paguaje kete dem. Nuk do te jete as Kryetari i Federates dhe as Ministri i Sporteve shqiptare. Te dy do ta marrin pagen e plote per te gjithe kete kohe qe Shqiperia do te jete e pezulluar. Pra kush do te paguaje? Eshte shume e thjeshte. Do ta paguaje futbolli shqiptar. Do ta paguaje sportdashesi shqiptar. Kjo pagese do te jete si materiale dhe morale. Nuk mund ta mendojme Shqiperine jashte FIFA-s dhe UEFA-s. Eshte veshtire te besohet se keto institucione nderkombetare ta kene marre kete vendim nisur nga dashamiresia per Federaten Shqiptare te Futbollit apo inatin me Ministrine perkates shqiptare. Por FIFA eshte cenuar shume ne principet e saj, ne statutin e saj. Nuk eshte e lehte per FIFA-n te marre kete vendim per nje nga anetaret me te vjeter te saj. Nuk eshte marre ky vendim as ne 50 vjetet e vetizolimit te Shqiperise ku marredheniet me keto institucione kane qene mese normale, pavaresisht nga rregjimi politik ne Shqiperi.

    Demi i bere duhet riparuar sa me pare. Shqiperia duhet te rikthehet sa me pare aty ku i takon. Me mire te ike nga posti qe mban ndonje zyrtar shqiptar se sa te ike Shqiperia nga arena nderkombetare. Demi eshte i pallogaritshem. Per ta kuptuar vetem nje pjese te ketij demi po permendim se Shqiperia nuk mund te marre pjese ne kupat e Evropes ne shortin qe do te hidhet kete vere si dhe nuk mund t'i luaje ndeshjet e grupit te saj per Boterorin 2010, deri tek ndeshjet miqesore te planifikuara tashme per perfaqesuesen e futbollit nuk mund te zhvillohen. Mos e ngateroni sportin me politiken zoterinj politikane. Politika shqiptare eshte e ndare ndersa sporti eshte i bashkuar, ai eshte nje dhe i te gjithe sportisteve dhe sportdashesve shqiptare, pavaresisht nese jane te majte apo te djathte. Sportdhashesit nuk ulen ne stadium sipas perkatesise partiake. Sporti eshte i bashkuar nga djersa qe derdhet perdite ne fushat sportive dhe nga gjithe ata sportdashes qe nuk mungojne as ne shi dhe as ne te ftohte per te ndjekur qofte edhe stervitjet e skuadrave. Shqiptaret e duan shume futbollin prandaj zoterinj zyrtare, kthejeni Shqiperine aty ku i takon dhe pastaj beni cfare te doni me njeri-tjetrin per postet tuaja.

    Lexojeni komunikaten zyrtare tek www.fifa.com.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    Lane nam dhe keta,

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    Bashkohem me shprehjen e thene me siper:

    "Sportdhashesit nuk ulen ne stadium sipas perkatesise partiake. Sporti eshte i bashkuar nga djersa qe derdhet perdite ne fushat sportive dhe nga gjithe ata sportdashes qe nuk mungojne as ne shi dhe as ne te ftohte per te ndjekur qofte edhe stervitjet e skuadrave."

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kozmetika me afat tė skaduar rrezikon shėndetin
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2009, 09:28 PM
  2. FIFA: Shqiperia, surpriza e miqesoreve
    Nga Kliton nė forum Sporti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 12:52 PM
  3. Dy disfatat radhazi, Shqipėria humbet 11 vende nė FIFA
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 04:38 PM
  4. Kupa UEFA
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 14-05-2008, 11:29 PM