Zogby: Zgjedhjet barazim


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Zogby: Zgjedhjet barazim

    Receta Gatimi



    Nese zgjedhjet do te mbaheshin sot qytetaret shqiptare do te votonin, 40 per qind per Partine Demokratike dhe 38% per Partine Socialiste.


    Keshtu thote sondazhi i “Zogby International” i kryer ne bashkepunim me Top Channel, qe perfshin periudhen 23 maj-10 qershor, 1 mije persona te pyetur dhe nje marzh gabimi prej 3%.

    Sipas sondazhit, pas dy partive te medha vijne LSI me 4%, G99 me 2%, nderkohe qe 8 per qind jane te pasigurte dhe 2% refuzojne te tregojne voten.

    Ndersa persa u takon koalicioneve, Aleanca per Ndryshim e kryeministrit Berisha dhe Bashkimi per Ndryshim i Edi Rames do te merrnin te dy nga 42% te votave.

    Persa i perket vleresimit te performancave te lidereve politike, 45% kane mendim pozitiv per kryeministrin Berisha, ndersa 53% kane mendim negativ.

    Ndersa per kryetarin e PS, Edi Rama 50% kane mendim negativ dhe 46% pozitiv. Nderkohe, 2% per Berishen dhe 4% per Ramen shprehen te pavendosur.

    Nje pyetje e re qe u eshte drejtuar te intervistuarve ne sondazh ka qene, a keni votuar ne zgjedhjet e meparshme, ku 79% e te pyeturve jane shprehur po, ndersa 20% jo.

    Gjithashtu, pyetjes “a besoni nese vota juaj do te beje diferencen”, 76% i jane pergjigjur pozitivisht, 20% negativisht dhe 4% jane shprehur te pavendosur.

    Po ashtu, 79% besojne se zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme, 17% mendojne te kunderten, ndersa 4 per qind refuzojne te pergjigjen.

    Nje tjeter pyetje e re qe u eshte drejtuar pjesmarresve ne sondazh eshte, a dispononi karte identiteti? 45% jane pergjigjur po, 21% jo por kemi aplikuar dhe 31% jo por do aplikojme. Nderkohe qe 58% e te pyeturve jane shprehur se kane pasaporte te vlefshme.

    Persa u perket ceshtjeve qe interesojne me shume shqiptaret, ne vend te pare mbetet papunesia me 66%, e ndjekur nga ekonomia me 60%, varferia me 40%, cmimet e larta dhe inflacioni me 28%, korrupsioni ne qeveri me 22 per qind dhe shkollat dhe arsimi me 12%.

    Lidhur me drejtimin qe po merr Shqiperia, 57% shprehen se ajo po shkon ne drejtimin e duhur, ndersa 32% ne drejtimin e gabuar.

    Te pyetur se cfare mendojne per situaten e sotme krahasuar me 4 vjet me pare, 37% jane shprehur se jane me mire, 30% me keq dhe 33% mendojne se jane njesoj.

    Nderkohe qe persa i perket se ardhmes, te intervistuarit jane shprehur optimiste, pasi 70% kane deklaruar se situata ekonomike pas 4 vjetesh do te jete me e mire, 6% jane shprehur negativisht, 16% mendojne se do te jene njesoj, ndersa 8% shprehen te pavendosur.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e genci11
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Postime
    18
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Zogbi ja fut kot, sepse do fitoj Sala prap

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Zhvillohen zgjedhjet e pjesshme nė Shqipėri
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2009, 02:46 PM
  2. KE: Shqipėria, notė kaluese pėr zgjedhjet
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2009, 05:40 PM
  3. Zgjedhjet e 28 Qeshorit
    Nga rajmonda1 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 11:08 AM
  4. Barazim 1-1 ne miqesoren eksperimentale kuqezi
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 05:48 PM
  5. 4 NENTOR zgjedhjet ne USA
    Nga kuklla nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 05:06 PM