Karabinieret e Borgo San Lorenzo ne provincen e Firences shkaterruan nje bande italo-shqiptare qe trafikonte sasi te medha kokaine mes te rinjve dhe adoleshenteve ne Firence, Arezzo e Bologne.
Pas hetimeve te filluara ne janar te vitit 2008, u arrestuan 18 persona, nder ta 10 shtetas shqiptare dhe u paditen 20 te tjere. Operacioni ka marre emrin Miush, nofka me te cilen njihej nje prej eksponeteve te bandes dhe filloi pas kapjes se nje hidrauliku shqiptar me 1 kilogram droge ne makine.
Pjesa me e madhe e anetareve te bandes u arrestua ne fillim te javes, por operazioni u mbyll teresisht me kapjen e shqiptarit te fundit i cili ndodhej ne Shqiperi.
Kur u kthye nga vendlindja ate e prisnin karabinieret te cilet e cuan ne burgun e Sollaccianos, ku ndodhen te mbyllur edhe persona te tjere.