Receta Gatimi

Ervis Tabaku, medalje argjendi ne dygaresh


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ervis Tabaku, medalje argjendi ne dygaresh



    Ervis Tabaku shpallet nenkampion i botes per te rinj, ne peshen 85 kg. Ne kryeqytetin rumun, Bukuresht, 19-vjeēari ishte peshengritesi i trete kuqezi (nga kater pjesemarres) qe ka hipur ne pedane.

    Nje paraqitje e shkelqyer, e cila eshte venitur vetem nga kampioni i ri i botes, polaku Adrian Zielinski. Tabaku ka luftuar deri ne fund, madje duke tentuar te fitoje edhe vendin e pare, por eshte detyruar te kenaqet vetem me medaljen e argjendit.
    Problemi kryesor ne garim e tij ka ardhur ne stilin e shkeputjes, ku humbi dy provat e para. Fillimisht ai kishte kerkuar 155 kg, por duke pare rezultatet e kundershtareve e ngriti peshen ne 160 kg, pa arritur ta realizoje ngritjen. Ne proven e dyte, Tabaku e ka rritur peshen e shtanges ne 166 kg, por serish ka deshtuar.
    Prova e trete dhe vendimtare, me te njejten peshe ishte e suksesshme dhe i ka siguruar vendin e dyte pas polakut Adrian Zielinski, qe ka ngritur 169 kg (3 kg me shume).
    Ne stilin e shtytjes, peshengritesi shqiptar ka kerkuar 185 kg, por ashtu si me pare, ai e ka rritur peshen: fillimisht ne 188 kg dhe me pas ne 191 kg, ku nuk hasi asnje veshtiresi. Edhe per proven e dyte pesha eshte ndryshuar nga 195 kg ne 196 kg, duke qene perseri i suksesshem.
    Skenari eshte perseritur edhe ne proven e trete, ku fillimisht Tabaku kerkoi 197 kg, por me pas e ka rritur peshen ne 200 kg. Kuqeziu vendosi ta ngrinte peshen ne shtange, deri ne 202 kg, duke tentuar te fitoje medaljen e arte. Kjo pasi polaku Zielinski e mbylli garen me 199 kg ne kete stil dhe 368 ne dygaresh.
    Me 202 kg Tabaku do ta barazonte kete peshe dhe shpallej kampion bote fale peshes me te lehte trupore. Gjithsesi, ai deshtoi ne tentativen finale, duke e mbyllur garen ne shtytje ne vendin e trete me 166 kg. Nderkohe, ne dygaresh, kuqeziu mori medaljen e argjendte, duke u renditur i dyti me 362 kg te ngritura ne total.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    bravo ati eshte i mathe ai .. po ata ikine te gjithe jashte shtetit se shteti shqiptare nuke i mbane keta loitare ka shume loitare te mire ne shqiperi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Argjendi dhe roli i tij nė organizėm
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 06:24 PM