A duhet tė flemė njėsoj gjatė gjithė jetės sonė?Ne shpenzojmė njė kohė tė madhe tė jetės duke fjetur. Foshnjat flenė praktikisht 24 orė nė ditė. Fėmijėt e vegjėl bėjnė dremitje tė vogla. Tė rinjtė dhe adoleshentėt flenė nga 8-9 orė nė natė, ndėrsa tė rriturit flenė 7-8 orė ose edhe mė pak.


Shumė persona mė tė moshuar kanė nevojė pėr mė pak orė, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kanė tendencėn pėr ta pasur gjumin shumė tė lehtė.
Pse tė moshuarit flenė mė pak?
Personat nė moshė tė thyer, ndoshta nuk kanė nevojė tė flenė shumė ose janė tė aftė tė flenė po aq sa edhe tė rinjtė. Kjo mund t’i dedikohet stilit tė jetesės sepse ata flenė mė shumė gjatė ditės, pėr shkak tė kohės sė lirė. Gjumi i ditės i bėn ata tė mos flenė natėn.

Ēfarė ėshtė pagjumėsia?

Termi pagjumėsi i referohet paaftėsisė pėr tė fjetur ose pėr tė qėndruar nė gjumė pėr njė kohė tė gjatė. Kjo mund tė shkaktojė lodhje tė vazhdueshme dhe ndikon shumė negativisht nė jetėn tuaj tė pėrditshme. Studimet e fundit kanė treguar se nuk ėshtė i pakėt numri i personave qė vuajnė nga pagjumėsia, ata pėrbėjnė 39% tė popullsisė. Stresi, depresioni dhe shqetėsimet janė shkaqet kryesore qė ēojnė nė pagjumėsi. Sėmundjet e ndryshme janė njė tjetėr shkak i mundshėm dhe veēanėrisht nėse ka dhimbje apo siklet.

Ēfarė masash duhet tė merrni kur pėrdorni pilulat?

Ka shumė lloje pilulash qė pėrdoren pėr tė fjetur gjumė. Megjithatė ėshtė e rėndėsishme qė tė mos pėrdoren pilulat pėr tė fjetur. Kjo mund tė ndodhė sepse trupi juaj fillon tė varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohės ju do ta keni tė vėshtirė pėr tė ndaluar sė marri tabletat qė ju sjellin gjumin. Ndoshta do t’u duhet tė merrni shumė dhe gjithmonė edhe mė shumė pėr tė arritur efektin e dėshiruar sepse trupi juaj bėhet shumė tolerant. Ato mund t’i lėnė ndjenjat tuaja tė pėrgjumura dhe letargjikė nė mėngjes.

Kėshilla pėr personat qė vuajnė nga pagjumėsia:

1. Ushtrimet ju ndihmojnė qė tė flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se tė shkoni nė shtrat.

2. Shkruajini shqetėsimet tuaja nė vend qė tė filloni t’i risillni ato nė mend ndėrsa pėrpiqeni qė tė flini gjumė.

3. Njė dush i ngrohtė para se tė shkoni nė shtrat do t’u vinte shumė nė ndihmė.

4. Konsumimi i alkoolit mund tė shqetėsojė gjumin tuaj tė natės, kėshtu qė njė ēaj i ngrohtė me kamomil do tė ishte njė zgjidhje shumė e mirė pėr tė rėnė nė gjumė.

5. Evitoni konsumimin e pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natėn vonė.

6. Sigurohuni qė tė jeni shumė rehat nė shtrat. Shtrati vetė duhet tė jetė i ajrosur dhe i ngrohtė.

7. Nė dhomėn tuaj krijoni njė mjedis tė qetė dhe tė ngrohtė.

8. Mos shkoni nė shtrat derisa tė ndiheni tė lodhur.

9. Seksi para se tė jetė koha pėr gjumė mund tė jetė njė mėnyrė pėr tė pėrafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund tė flenė pas seksit, ndėrkohė qė femrat mund tė mbeten shumė energjike.

10. Lexoni njė libėr derisa tė ndiheni tė pėrgjumur. Nėse nuk jeni nė gjendje tė flini, ēohuni pėrsėri. Uluni dėgjoni pak muzikė ose vazhdoni tė lexoni derisa tė kalojė gjysmė ore. Atėherė gjumi me siguri qė nuk do “t’u bėjė naze”.

11. Zgjohuni nė mėngjes nė tė njėjtėn orė ēdo ditė. Vini orėn nė zile dhe ēohuni menjėherė nga shtrati, edhe nėse natėn e shkuar keni qėndruar zgjuar deri vonė. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė ditės ju do tė ndiheni mė tė lodhur dhe do tė flini nė kohėn e duhur. Nėse e bėni kėtė gjė pėr disa ditė tė mjaftueshme, do tė sistemoni me sukses kohėn pėr gjumė.

12. Pėr udhėtime tė gjata me avion apo ose autobus, do tė ishte mirė qė tė merrni njė pilulė pėr gjumin nėse keni probleme me gjumin. Kjo duhet tė jetė njė pilulė shumė shpejt e efektshme me njė efekt tė limituar nga 5-6 orė. Duhet tė konsultoheni me mjekun tuaj personal para se tė merri medikamentin.

Shumė njerėz kanė gjetur si zgjidhje mjekime barishtore pėr tė fjetur, nė vend qė tė pėrdorin ilaēe. Ata pėrdorin agnushe, sanės ose vajra aromatikė, si njė mėnyrė pėr t’u qetėsuar para se tė shkojnė nė shtrat. Kėto janė mė tė vėshtira pėr t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si njė eksperiment personal. Njerėzit mund tė gjejnė zgjidhjen e pagjumėsisė sė tyre duke pėrdorur mjekimet e lartpėrmendura, por duhet tė konsultohen me mjekun pėr shkak tė ndonjė efekti anėsor.

Cilėt jane ērregullimet e gjumit?

Ērregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnitė dhe parasomnitė. Nė disomnitė, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė kėto kushte trupi juaj do tė jetė gjithmonė i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor. Nė parasomnitė, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakonte qė ērregullon gjumin. Ky ėshtė njė ērregullim qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve prekin fėmijėt e vegjėl, gjendje e cila mund tė zgjasė deri nė moshėn 15-vjeēare.

Ēfare eshte dhe kur shfaqet INSOMNIA?

Kėrkesa e madhe pėr ilaēe gjumi ėshtė njė simptomė e pėrhapjes sė insomnisė (pamundėsisė pėr tė tė zėnė gjumi). Njė vėzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj ērregullimi tė gjumit. Ka shumė shkaqe dhe lloje tė insomnisė. Disa insomniakė i zė gjumi lehtė, por shohin ėndrra sikur janė zgjuar. Si rrjedhojė kur zgjohen, ata ndjehen sikur po pėrpiqeshin ende qė tė flinin. Tė tjerė e kanė tė vėshtirė qė t’i zėrė gjumi pėr shkak tė ankthit, frikės, stresit, depresionit ose problemeve tė tjera. Drogat gjithashtu ērregullojnė ciklin normal tė gjumit. Disa insomniakė vuajnė nga njė gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zė gjumi lehtė, por ēohen pasi u ndalet frymėmarrja dhe zgjohen duke gulēuar pėr ajėr.

NARKOLEPSIA, gjumi i paparashikuar?

Njė formė e hipersomnisė, narkolepsia ėshtė njė ērregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend tė gjumit gjatė ditės. Personin e zė gjumi nė mėnyrė te paparashikuar gjatė ditės. Pėrgjithėsisht ėshtė njė gjendje qė prek tė moshuarit ose tė rriturit mbi moshėn 45-vjeēare. Personi i prekur nga ky ērregullim bie drejtpėrdrejt nė gjumin LSHS dhe pėrderisa kjo etapė lidhet me paralizimin muskulor, pėrbėn njė rrezik pėr individin. Shkaktohet nga njė goditje e fortė si emocion i fortė, tė qeshurit, befasimi, ndezja seksuale.

Sa ndikon pagjumėsia nė tru?

Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e lodhura prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel me tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru dhe pikėrisht nė zonėn e quajtur hipocampus.