Receta Gatimi

Shėndeti nė filxhanin e ēajit tė gjelbėr


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e ruwejda
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Postime
    24
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Shėndeti nė filxhanin e ēajit tė gjelbėr



    Nė vendet e Azisė, ēaji i gjelbėr nė formė pije shėrben pėr detoksikimin e organizmit, pėrmisimin e qarkullimit tė gjakut, gjendjes sė pėrgjithshme tė organizmit dhe rezistencės sė tij ndaj sėmundjeve. Ēaji i gjelbėr preferohet nė prevenimin e kancerit dhe ruajtjen e funksioneve tė trurit.

    Ēaji i gjelbėr fitohet me tharjen e gjetheve tė bimės sė ēajit Camellia sinensis, ndėrsa pėrpunohet me avull dhe terje nė ajėr pėr tė mos u dėmtuar enzimet. Nė kėtė mėnyrė mėnjanohet procesi i oksidimit dhe fermentimit, dhe ēaji pėrmban ngjyrėn e gjelbėr dhe pėrbėrėsit tjerė tė vlefshėm.

    Ėshtė ilaē tejet efikas, zvogėlon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve nė gjak, ka veprim antibakterial, ndihmon nė dietat reduktuese, vepron pozitivisht nė SNQ, nė sistemin kardiovaskular, pėrmirėson disponimin, forcon zemrėn, pastron organizmin, heq celulitin, nxit qarkullimin sipėrfaqėsor. Ka veprim antoksidues dhe detoksikues, sepse pėrbėrėsit aktiv tė ēajit tė gjelbėr mbrojnė organizmin nga streset oksidative me neutralizimin e radikaleve tė lira, dhe njėsoj marrin pjesė nė forcimin e efikasitetit tė sistemit natyral tė organizmit.

    Paraqet ndihmė tė madhe nė zvogėlimin e nivelit tė pėrgjithshėm tė kolesterolit nė serum dhe triglicerideve, ngrit nivelin e HDL (kolesteroli i mirė) dhe zvogėlon nivelin e LDL (kolesterolit tė keq), zvogėlon edhe krijimin e pllakave aferomatoze nė enėt e gjakut.

    Ėshtė vėrejtur njė efekt i lehtė antivirusal dhe antibakterial, veēanėrisht nė traktin digjestiv. Pėrbėrėsit aktiv tė ēajit tė gjelbėr me konsumim tė rregullt, me veprim kompleksiv mund tė veprojnė nė humbjen e kilogramėve tė tepėrt.


    MBRON TRURIN NGA PROCESI I PLAKJES

    Personat tė cilėt rregullisht konsumojnė ēajin e gjelbėr, zvogėlojnė rrezikun nga zvogėlimi i aftėsive mendore nė moshėn e pleqėrisė. Hulumtimet kanė treguar se kofeini nga ēaji i gjelbėr ngacmon koren e trurit tė madh, e qė ndikon nė memorizim mė tė mirė, koncentrim, motivim, ndėrsa puna intelektuale bėhet mė e lehtė dhe mė e suksesshme. Disa pėrbėrės tė veēantė tė ēajit tė gjelbėr mund tė mbrojnė qelizat e trurit nga proceset e dėmshme qė pėrcjellin sėmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.


    ZVOGĖLON RREZIKUN NGA PARAQITJA E KANCERIT

    Ēaji i gjelbėr pengon paraqitjen dhe pėrparimin e sėmundjve malinje. Pija ėshtė e pasur me antioksidans (katehine) tė cilat pengojnė veprimin e enzimit urokinaza - pėrgjegjės pėr pėrhapjen e qelizave kancerogjene. Bllokimi i veprimit tė urokinazės, me kėtė rast qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteineve. Shkencėtarėt japan kanė zbuluar se ēaji i gjelbėr ėshtė i mirė nė prevenimin e kancerit tė ezofagut dhe gjirit, dhe pengon paraqitjen e kancerit tė lukthit, mėlēisė dhe prostatės, dhe pėrmirėson gjendjen shėndetėsore tė personave tė sėmurė nga sėmundjet malinje. Antioksidantėt qė pėrmban ēaji i gjelbėr mbrojnė edhe nga ndryshimet e strukturės sė ADN-sė tė shkaktuar nga ndikimi i dėmshėm i rrezeve ultravjollcė, andaj nė kohė tė fundit po zhvillohen trema qė pėrmbajnė pėrbėrės tė ēajit tė gjelbėr pėr prevenimin e kancerit tė lėkurės.


    PIJE PĖR BUKURI

    Konsumimi i pėrditshėm i ēajit tė gjelbėr pėrshpejton metabolizmin dhe kėshtu ndihmon nė mėnjanimin e kilogramėve tė tepėrt, ndėrsa interesant ėshtė qė antioskidantėt nga kjo pije duke pėrfshirė vitaminėn C dhe E, ngadalėsojnė plakjen e lėkurės dhe tharjen e saj. Tri gota nė ditė mund tė ndihmojnė nė pėrmirėsimin nga veprimi i dėmshėm i rrezeve tė diellit. Pėr kėtė ēaji i gjelbėr gjithnjė e mė shumė ėshtė pėrbėrės i prodhimeve kozmetike.


    KUNDĖR ALERGJIVE

    Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanė treguar qė konsumimi i rregullt i ēajit tė gjelbėr mund tė lehtėsojė gjendjen e personave qė vuajnė nga alergji tė ndryshme. Shkencėtarėt japan identifikuan njė pėrbėrės nė ēajin e gjelbėr i cili bllokon receptorėt kyq nė qelizė pėrgjegjės pėr reaksionet alergjike.


    Pėrktheu dhe pėrshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Jane te verteta, un pi gati 3-4 filxhan caj te gjelber ne dite por pa sheqer, ndihmon per tu dobesuar dhe per tretjen e dhjamit dhe per celulitin.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Me nja 5 lugė sheqer e pi pa problem se ashtu thatė fare nuk e marr mundimin ti marr erė e jo mė ta pi. Ėshtė kaq i hidhur pa sheqer sa nuk di me ēfarė ta krahasoj.

  4. #4
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20
    Mua me pelqen shume ky lloj caji,pi zakonisht 1 ose 2 filxhan ne dite,me pelqen shume

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Trupi dhe Shendeti
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 01:27 PM
  2. Mjalti dhe Shendeti i njeriut
    Nga mentor1993 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-10-2010, 09:21 PM
  3. Kripa dhe shėndeti
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 02:45 PM
  4. Paraja, shėndeti dhe duhani
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 07:07 PM
  5. Shėndeti dhe lėngjet / Frute nė jetėn tuaj
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 11:52 AM