Receta Gatimi

Gjuha Shqipe


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Gjuha Shqipe

    Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės dhe Di-brės, nė Preshevė, nė Bujanovc dhe nė Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra, flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin lindjen me perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.


    Gjithashtu, shqipja flitet edhe nė diasporė (nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė), edhe nė shumė vende tė tjera tė kontinentit tonė dhe mė gjerė, nė Amerikė, nė Azi dhe nė Australi nga shqiptarė tė vendosur atje nė kohė mė tė hershme ose mė tė vonshme.
    Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Rreth dy mijė fjalė tė shqipes janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon njė de-gė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birėrie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
    Territori shqiptar ka qenė i banuar qė nga paleolitiku i mesėm (100000 - 40000 vjet para erės sonė). Gjurmėt e para tė rėndėsishme tė qytetėrimit i pėrkasin neolitit (6000-2000 vjet para erės sonė).
    Nė fillimet e kohės sė bronzit fiset ilire shfaqen nė njė territor tė gjerė qė shtrihej nga gadishulli i Istrias nė veri deri nė gjirin e Artės nė jug. Nė lindje, kufiri i tyre shtrihej afėrsisht deri te lumenjtė Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtė formuar nga popullsi autokto-ne tė epokės sė neolitit, pas ardhjes sė popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė. Pra, Ilirėt pėrbėnin njė popullsi shumė tė vjetėr tė vendosur nė perėndim tė Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonėve dhe Thesprotėve, i gjejmė tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

    Kjo popullsi del me ketė emėr nė shekullin e pestė para erės sonė. Nė rrethinat e Durrachium-it (Durrėsi i sotėm) u formua nyja e Shtetit tė parė Ilir. Gjuha e kėsaj popullsie ishte ilirishtja.
    Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes.
    Nga kjo gjuhė nuk kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtė. Edhe disa emra gjeografikė dhe emra perso-nash ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė shpjeguar me shqipen dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash..
    Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė pushtimi qė zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj.
    Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė. Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
    Nė Mesjetė, popullsia e territoreve tė populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalė forma popullore Arbėnesh ose Arbėresh.
    Emrat e sotėm Shqipėri, shqiptar, shqip janė shfaqur nė shekullin XVII.
    Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e gjuhės e tė kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė nga greqishtja e vjetėr, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
    Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qer-shi, shpellė; nga latinishtja: arė, kalė, mbret, furkė, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonė, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojė (veliko+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.
    Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime nga gjuhėt e huaja, sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj. Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon nė shqip dalin drapėr, qershi, shpellė,- nė latinisht arvum, vicinium, impertorem nė shqip arė, fqinj, mbret,- nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafshė.
    Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė ishin nėn influencėn e kulturės e tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.

    Nė historinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė. Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (187 hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.

    Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. XVI (1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkuar nga Lukė Matrėnga dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    Sh interesante..... FLM Kristimcs.

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    RREZIKIMI I GJUHES SHQIPE!

    Fjale te panevojshme te huaja qe jane futur ne fjalorin e gjuhes shqipe, duke zevendesuar ato qe ishin pjese e saj!

  4. #4
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    ca nga keto fjal as qe e dija qe paskan qen te huaja

    akomodohu-rehatou, keto sme duken sikur kan kuptim te njejt

  5. #5
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    RREZIKIMI I GJUHES SHQIPE!

    Fjale te panevojshme te huaja qe jane futur ne fjalorin e gjuhes shqipe, duke zevendesuar ato qe ishin pjese e saj!

    Per kete, ndikojme shume ne emigrantet, qe i fusim dhe i perdorim shpesh fjalet qe jane permendur ne foto, mendimi im.

  6. #6
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    Per kete, ndikojme shume ne emigrantet, qe i fusim dhe i perdorim shpesh fjalet qe jane permendur ne foto, mendimi im.
    ama mendimin tend e paske ti? ja ke fut kot...mendimi im ky

  7. #7
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Edhe emigrantet si jo.
    po nqs emigrantet i kemi thj 2 muaj ne vere.......politikanet dhe median i kemi perdit. Un mendoj se kta dy te fundit kan ndikuar shum ne huazimin e fjaleve te huaja....aq sa vjen nje pik..sic e ka then dhe olsi...qe ste duken me si fjal te huaja

  8. #8
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    labe per ato fjalet aty nuk mendoj se kan te bejn emigrantet fare. po ti vesh re mir ato fjal perdoren me shum nga gazetaret dhe te ter ata qe dalin ne media, sic e ke then edhe ti.

  9. #9
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    labe per ato fjalet aty nuk mendoj se kan te bejn emigrantet fare. po ti vesh re mir ato fjal perdoren me shum nga gazetaret dhe te ter ata qe dalin ne media, sic e ke then edhe ti.

    80% e atyre fjalve vijn nga italishtja keshtu qe per mendimin tim i kemi sjell ne nga emigrimi se nuk bejne pjese ne fjalorin shqip, qe ti perdorin "mediat" , dhe po ti vesh re i nderuar antar keto fjale jane futur ne perdorim qe nga vitet 90 e mbrapa, c'ka dmth kur u hapen kufijt, i kenaqur deri ketu?

  10. #10
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    80% e atyre fjalve vijn nga italishtja keshtu qe per mendimin tim i kemi sjell ne nga emigrimi se nuk bejne pjese ne fjalorin shqip, qe ti perdorin "mediat" , dhe po ti vesh re i nderuar antar keto fjale jane futur ne perdorim qe nga vitet 90 e mbrapa, c'ka dmth kur u hapen kufijt, i kenaqur deri ketu?
    po para viteve 90 nuk lejohej te perdorje fjal te huaja, edhe sikur te dije.
    gazetaret qe punojn ne media din te ter gjuhe te huaja, dhe se kan mesuar na emigrantet. ti me duket se nuk she fare tv shqiptare me sa shohe.

  11. #11
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    arjoli po e mbron iden e tij me kaq kemngulje......sikur kan ber ndonje heroizem emigrantet
    sic e thash edhe me siper....emigrantet vijn per nje koh te shkurter....dhe edhe nqs len ndonje fjal....harrohet shpejt.....gjurmet e tyre lihen me hapa shsh te ngadalta ne zhargonin ( ja kjo psh esht fjal e huaj ) e perditshem.... Dhe ndryshe ndodh me median dhe sidomossssss politikanet...qe i shohim e degjojm 5 her ne dit....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjuha e bishtit te maces !!
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 03:21 PM
  2. Pse Gjuha Letrare Shqipe?
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-03-2012, 09:15 PM
  3. Gjuha shqipe per telefonat celular
    Nga irush nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-03-2012, 07:09 PM
  4. gjuha shqipe
    Nga kuklla nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 11:03 AM
  5. Gjuha shqip e Nuke-Evolution
    Nga Lirenti nė forum Sisteme Operative
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2008, 08:40 PM