Parashikuesit e motit me ne fund kane thene disa fjale te mira per te gjithe ata qe kane planifikuar te nisin pushimet verore buze brigjeve te plazheve te shumta shqiptare.


Temperaturat do te rriten dhe sezoni i ēuditshem vjeshtor, qe pushtoi gjithe kete periudhe, tashme do te mbetet vetem ne regjistrat e meteorologeve. Ne ditet ne vijim, i nxehti do te vije ne menyre te menjehershme, duke i bere serish qytetaret te ankohen, por tashme nga vapa, jo me nga shiu.

Sipas parashikuesve te motit, dita me e nxehte qe pritet kete jave do te jete e enjtja. Temperaturat ne kete dite pritet qe te regjistrojne deri ne 38 grade Celsius, nderkohe qe nje situate mjaft e favorshme do te shpaloset edhe gjate fundjaves per te gjithe pushuesit ne plazhe.

Dy javet qe lame pas jane karakterizuar nga nje mot i paqendrueshem, duke i shnderruar ditet e para te korrikut si ato te nje vjeshte te paftuar. Vete meteorologet e kane konsideruar kete ndryshim si nje “ēmenduri” klimaterike, e cila lidhet jo vetem me rrymat ajrore dhe presionet atmosferike qe prekin vendin tone, por edhe me situaten mbareboterore te ngrohjes globale.

Gjate ketyre diteve nuk kane munguar as rrebeshet e forta, te cilat kane qene lokale, te perqendruara ne zona te caktuara dhe per nje kohe relativisht te shkurter. Tirana u trondit pak dite me pare pas demeve shume te medha qe shkaktoi njeri prej ketyre rrebesheve. Shiu i forte, shoqeruar me bresher per mbi 30 minuta, u be shkak per permbytjen e nje numri banesash, por edhe per deme te medha ne bizneset qe gjendeshin kryesisht nen nivelin e Lanes pergjate te dy kraheve te bulevardeve “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”.

Ndersa nje situate e rralle u krijua prane kendit te lojerave te femijeve ne Rrugen e Elbasanit, ku nje parkim privat u permbyt krejtesisht, duke fundosur edhe rreth 30 makina luksoze, prodhime te viteve te fundit.