Receta Gatimi

Tirane, zbulohet laboratori i falsifikimeve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Tirane, zbulohet laboratori i falsifikimeve



    Policia ka zbuluar nje laborator falsifikimesh ne qender te Tiranes, duke vene ne pranga edhe dy persona, te cilet merreshin prej me shume se nje viti me aktivitet kriminal.

    Roland Papaproko dhe Kujtim Borova, 56 e 57 vjec, banues ne Tirane, jane kapur ne flagrance me disa dokumente false, por pas kontrollit ne banesen e tyre, eshte zbuluar edhe baza e falsifikimeve. Borova, i cili ka qene i denuar edhe me pare per falsifikim dokumentesh dyshohet se drejtonte kete aktivitet kriminal, nderkohe qe Papaproko gjente klientet per te.

    Keshtu kane vepruar edhe heren e fundit me nje diplome per shkolle te mesme, pa e ditur se jane nen vezhgim nga policia dhe kane rene ne kurthin e tyre.
    Policia e Tiranes doli dje ne nje konference per shtyp dhe deklaroi se 56-vjecari Papaproko dhe 57-vjecari Borova u arrestuan gjate operacionit policor te koduar “Diploma”, qe u finalizua nga seksioni kunder krimit ekonomik, ne bashkepunim me seksionin e operacioneve dhe kerkimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane.

    Sipas policise, ne momentin e ndalimit, Borova eshte prezantuar me emrin Franc dhe dyshohet se edhe kete dokument e ka realizuar nepermjet falsifikimit, pasi ai ka qene i denuar dy here me pare per kete veper penale.
    Me tej, policia e kryeqytetit shpjegoi se ne ngarkim te tyre, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane kishte nisur procedimin penal, sepse dyshoheshin per konsumim te veprave penale te “falsifikimit te dokumenteve”, “falsifikim te dokumenteve shkollore” dhe “falsifikim te vulave, stampave ose formulareve”.

    Ne saje te grumbullimit te informacioneve dhe duke perdorur metodat speciale te hetimit u arrit qe dy personat e mesiperm te arrestohen gjate kohes kur po prodhonin nje vule me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes, Dega Mobilizimit” dhe nje deftese pjekurie te shkolles se mesme te pergjithshme “Partizani”.
    Grupi hetimor beri te ditur se nderhyrja u be ne rrugen “Riza Cerova”, prane shkolles se mesme te pergjithshme “Partizani. Aty u kapen Papaproko dhe Borova, qe gjate kontrollit fizik iu gjeten e bllokuan me cilesine e proves materiale, nje vule e “Ministrise se Mbrojtjes Dega e Mobilizimit”, nje deftese e shkolles se mesme te pergjithshme “Partizani” dhe nje certifikate e kontrollit teknik te mjeteve. Ne keto momente, me keto fakte, policia beri shoqerimin e tyre ne ambientet e Drejtorise se Tiranes dhe nga ana tjeter ushtroi kontroll ne banesat e tyre.
    Ne banesa u zbuluan nje arsenal me mjete te tjera falsifikimi, mes te cilave edhe disa vula. Sipas te dhenave hetimore, vec vules se Ministrise se Mbrojtjes, Dega e Mobilizimit, u mundesua sekuestrimi i nje vule te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, nje vule e pikes se kalimit kufitar ne Kakavije dhe dy vula te institucioneve joqeveritare.

    Gjithashtu, policia zbuloi ne banesat e tyre te Rruga e Kavajes nje diplome te Fakultetit Ekonomik ne Tirane bashke me librezen e notave dhe tri leje drejtimi te vulosura te paplotesuara. Vec ketyre u zbulua edhe nje sasi materialesh, si flete, gome dhe vegla te ndryshme qe perdoren per prodhimin e vulave.

  2. #2
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    epo shyqyr u gjet...

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e drilonii
    Anėtarėsimi
    Jul 2009
    Postime
    14
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Djallėzore

    hahaha urime urime:ndihme

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Pune e mire e policise ne kete rast. Uroj te mos i leshojne menjehere!

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    po do dalin prape te gjithe se e tille eshte shteti ne shqiperi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fėrgesė Tirane
    Nga Lirenti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2013, 10:16 PM
  2. Borė nė Tiranė
    Nga PinkPrincess nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2012, 05:24 PM
  3. Foto: Zbulohet njė popull i ri
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-02-2011, 07:47 PM
  4. Zbulohet Mercedes SLK
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2010, 02:08 PM
  5. Laboratori i ri, pėrgjigja pėr A/H1N1 brenda ditės
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2009, 07:16 PM