Receta Gatimi

Itali, arrestohen 58 persona, trafik droge me Shqiperine


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Itali, arrestohen 58 persona, trafik droge me Shqiperine



    Trafiku i droges nga Shqiperia ne Itali ka derguar ne pranga jo pak, por 58 persona, mes te cileve pjesa derrmuese shqiptare me qendrim te rregullt ne Itali.
    Mediat italiane thone se nje hetim i nisur qe ne vitin 2005 ka sjelle mengjesin e djeshem bllokimin e me shume se 80 kilogrameve droge te llojeve te ndryshme (si heroine kokaine e kanabis) dhe arrestimin e te hetuarve.
    Media italiane ka bere te ditur se, skuadra e policise gjyqesore se bashku me policine hekurudhore te Lombardise ka perfunduar aksionin qe ka derguar ne pranga pjesetaret e organizates italo-shqiptare dhe bllokimin e sasise se madhe te heroines, kokaines dhe kanabisit.
    Siē ben te ditur policia italiane, droga transportohej nga portet shqiptare ne drejtim te atyre italiane, duke u futur ne gomat e kamioneve te mallit qe benin udhetime te rregullta.

    Operacioni

    Dje ne mengjes, skuadra e policise se departamentit te drejtesise ne Lombardi doli ne nje konference per shtyp, ku deklaroi se ka kryer nje operacion antidroge, i cili ka ēuar ne arrestimin e 58 personave, pjesa me e madhe me origjine shqiptare, si edhe sekuestrimin e 80 kg lende narkotike.
    Ne kuader te ketij operacioni, policia ka sekuestruar dy laboratore te jashteligjshem, ku behej paketimi i droges gati per shitje, si edhe ka ndaluar nje tjeter shqiptar, ndaj te cilit ishte firmosur nje urdherarrest nderkombetar. Hetimet kane nisur ne vitin 2005 me arrestimin e 32 personave per shperndarje te lendes narkotike dhe eshte drejtuar nga personeli i skuadres se policise se drejtesise ne Milano dhe e koordinuar nga Prokuroria e Lombardise. Fazat e para te hetimit, te cilat u mbeshteten ne pergjime telefonike dhe ndjekje, u perqendruan ne zonen e Milanos dhe ēuan ne arrestimin e tete shperndaresve te droges, si edhe sekuestrimin e pese kilogrameve lende narkotike.
    Pas rezultateve te para, ne muajin tetor 2006 hetimet u perhapen edhe ne rajone te tjera te Italise, te cilat ēuan ne arrestimin e 22 personave ne qytete si Piacenza, Fermo, Ascoli, Piceno, Teramo dhe Katania. Gjate ketyre operacioneve u sekuestruan edhe 35 kg droge gati per t’u shperndare ne treg.
    Nga zhvillimi i hetimeve, agjentet zbuluan edhe levizjen e droges, e cila shpesh transportohej nga Shqiperia ne Itali, duke u fshehur brenda ne gomat e kamioneve.

    Hetimet


    Mediat italiane shkruajne se operacioni eshte bere ne bashkepunim edhe me palen shqiptare, pavaresisht se policia jone nuk ka dhene ndonje deklarate.
    “Hetuesit, fale edhe bashkepunimit te policise shqiptare, kane mbledhur prova te rendesishme, te cilat ēuan me pas ne arrestimin e 28 shqiptareve te tjere me banim ne Itali, si edhe sekuestrimin e 40 kg droge. Gjithashtu u arrit te bihej ne gjurmet e nje shqiptari, i cili merrej me trafik droge, por ndaj tij ishte firmosur edhe nje urdherarrest nderkombetar. Ne fazen e fundit te hetimit arrestimet jane kryer ne Firenze, Genova, Lodi, Lecco, Sondrio, Pavia, Piacenza, Varese, Alessandria, Vercelli, Cuneo, Milano e Monza, ku jane gjetur dy laboratore te paketimit te lendeve narkotike per shitjen e saj. Per dy te arrestuarit eshte ngritur edhe akuza e shfrytezimit te prostitucionit dhe skllaverise ne dem te nje shqiptareje 22-vjeēare dhe nje rumuneje 19-vjeēare.
    Sipas policise italiane, shqiptaret i kontrollonin prostitutat me ane te telefonit. Ajo i telefononte shqiptarit sa here gjente klientin dhe sa here ndahej prej tij dhe tutori i merrte parate menjehere. Bisedat telefonike mes tyre jane pergjuar dhe policia italiane i konsideron si prova te forta regjistrimet e marra gjate hetimit.

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Burgjet e Italise vetem me shqiptare jane mbushur.

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    mbahen shqiptaret

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shqiptaret jane karemi i fundit, se bosat jane te tjeret!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Policia italiane arreston 4 shqiptarė pėr trafik droge
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 09:25 PM
  2. Itali, 29 shqiptarė arrestohen pėr trafik droge
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 09:21 PM
  3. Genc Habazaj i pėrzierė nė trafik droge
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 05:02 PM
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 05:23 PM
  5. Arrestohen ne Itali dy lidere te Al Kaeda-s
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 11:48 AM