Receta Gatimi

Shtate sekretet per te mundur pagjumesine


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Shtate sekretet per te mundur pagjumesine



    Nuk ju ze gjumi? Nese vuani nga pagjumesia me siguri po ndiqni disa nga rregullat tradicionale per ta meposhtur kete semundje: Mos pini kafe, sidmos gjate pasdites, mos beni aktivitete sportive gjate nates, mbani dhomen e gjumit te ajrosur dhe ne temperature normale dhe sigurohuni qe krevati, jasteku dhe carcafet te jene te rehatshem. Keto jane keshilla shume te mira, por ka edhe disa gjera me pak te njohura qe mund te provoni per te pasur me shume ore gjumi.

    1. Vendosni alarmin para gjumit

    Keshillen e jep mjeku ekspert, Michael Breus autor i librit “Beauty Sleep: Look Younger, Lose Weight, and Feel Great Through Better Sleep”. Ai u rekomandon pacienteve te tij qe te vendosin alarmin nje ore perpara se te shkojne ne shtrat gje qe u kujton atyre se ka filluar procesi i veprimeve qe bejne zakonisht njerezit perpara se te flene gjume, si larja e gojes apo pergatitjet e fundit per te nesermen.

    2. Mos u perpiqni te cliroheni nga mendimet e dites

    Nje nga shkaqet kryesore te pagjumesise eshte ankthi dhe depresioni. Shume persona perpara se te flene mendojne per ankthet dhe ngjarjet qe u kane ndodhur gjate dites dhe nuk arrijne te flene. Mos u perpiqni te largoni keto mendime nga mendja. Nese ja arrini vazhdoni, por nese jo, atehere mos u sforconi me tej pasi s’do te bente gje tjeter vecse do te shtronte stresin dhe pagjumesine.

    3. Numeroni shifra dhe jo dele


    Nje tjeter menyre per te te zene gjumi eshte te numerosh mbrapsht nga 300 deri ne 3. Vetem nese jeni nje as matematike, ne te kunderten s’do te arrini te perqendroheni ne asgje tjeter pervecse numerimit. Kjo do te sillte edhe largimin e mendjes nga mendimet stresuese te dites.

    4. Zgjohuni nga gjumi gjysme ore perpara


    Nese vuani nga nje pagjumesi kronike, perpiquni te zgjoheni gjysme ore perpara orarit qe coheni zakonisht. Kjo funksionon pasi mesoni trupin tuaj me zgjimin me shpejt ne mengjes dhe si rrjedhoje ndiheni me i fresket gjate dites.

    5. Mundohuni te konsultoheni me nje psikolog

    Nje psikolog i specializuar per pagjumesine do t’ju ndihmonte qe te mundnit me shpejt pagjumesine.

    6. Mos u shqetesoni nese nuk arrini te fleni menjehere


    Nuk duhet te mburreni nese ju ze gjumi menjehere sa vini koken ne jastek. Nese kjo ndodh shpesh, eshte shenje se po flini i kapur nga stresi. Koha ideale qe nje person ta zere gjumi eshte 15-25 minuta pasi shtrihet.

    7. Shkoni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur

    Nese keni probleme te vashdueshme me gjumin, mos u shqetesoni se eshte mesnate dhe se duhet te zgjoheni ne oret e para te mengjesit. Sforcimi i te ndenjurit ne shtrat do te sillte vetem rrotullime dhe perpjekje te kota. Ne vend qe te shtriheni, me mire shkoni dhe beni dicka qetesuese dhe kthehuni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur.

  2. #2
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Shume keshilla te mira pasi ka raste qe nuk na ze gjumi
    dhe mundohemi te fleme me zor.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Faleminderit Kliton

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Shpresoj te me sherbejne, se kohet e fundit me ka kapur nje krize pagjumesie.

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Dhe une kam disa kohe qe vuaj pak nga pagjumsia se kuptoj pse,qe une kam qene gjumashi me i madh dhe ne karrge me zente gjumi.

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e argjent23
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    48
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    po nja se gjeta qi mes ta qelum faqen ton ne /www.lirenti.com se mengjesi po me qel ne ta

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fshirja e traumave. E mundur?!
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 08:59 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2011, 11:10 PM
  3. Disa kėshilla pėr tė shmangur pagjumėsinė
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 02:53 AM
  4. Sekretet!
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 09:25 PM
  5. A eshte e mundur kjo gje?
    Nga clesiano nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2007, 10:07 PM