Tash e 24 vite, emri Adelina Ismaili zgjon debate te nxehta, shkrime te zjarrta ne gazeta, emisione, kureshtje ne kuloare te ndryshme. Nje femije i lindur ne Prishtine nga nena Mone, nje bibliotekiste e diplomuar ne Fakultetin Filozofik, per te cilen Adelina sot e kesaj dite thote:’‘ Ajo eshte gjithqka per mua,eshte shenjteria ime’‘, dhe babi inxhinier teknologjie, ne moshen 6 vjeqare nis artin e saj. Cdo festival ku merr pjese si femije, qdo vit ‘‘rremben’‘ nga 2 deri ne 3 qmime te para, qofte te publikut qofte jurive profesionale. Ne turneun e Organizates Nderkombetare Humanitare ‘‘Peace Child’‘ perveq qe shpallet fituese, ne konkurence me femije artiste nga e tere bota, ajo dhe shpallet nga gazetat qekosllovake ‘‘Wunderkind of Kosova’‘ (Femije gjeni nga Kosova).

Adoleshenca na e sjell nje Adeline qe kendon dhe flet me ze kunder okupimit serb, Festivali i Shqiperise e shpall debutanten me te mire ne konkurence me artiste te merituar, edhe pse vetem 14 vjeqare. Femer e cila ndryshon imazhin e femres shqiptare para botes kur merr pjese si shqiptarja e pare qe perfaqeson bukurine shqiptare nderkombetarisht ne Miss Globe International 1997 si Miss Kosova 1997. Ne Ballkanin paradoksal dhe kryesisht radikal, Adelina Ismaili behet faktor i rendesishem i nje fryme pacifiste qe po lindte ne Kosove dhe Ballkan. Asnje fushate nuk mbahet pa te, influenca e saj ne elektorat eshte e pakontestueshme. Adelinen e njohim dhe si aktore fantastike, mendim te cilin e vulos i madhi Faruk Begolli duke deklaruar ‘‘Adelina Ismaili eshte njera nder dy aktoret me te mira kosovare’‘. Hitet nuk ndalen, qe nga ‘‘Pink Panteri’‘ deri tek ‘‘Skenderbeu’‘ e ‘‘Sajzeza’‘, kurse Adelina sprovon veten edhe njehere pas moshes 8 vjeqare kur kishte emisionet e veta ne Radio Prishtine, si moderatore.

Koleget e aplaudojne, elokuenca e saj eshte mesi i arte mes seriozitetit dhe natyrshmerise. Nje kengetare e cila as vet nuk e di numrin e koncerteve humanitare ku ka marrur pjese, aq sa eshte cak i genjeshtrave sabotimeve dhe shakterrimit te punes se saj, aq nderohet nga personalitete te larta perfshire ketu Ibrahim Rugova, Ramush Haradinaj, Nexhmije Pagarusha, Ibrahim Tatlises, Laurence Arthur, Ardit Gjebrea, e shume te tjere, ku ky i fundit publikisht deklaron sa shume kopjohet Adelina nga koleget.

Gje qe e verejme dhe sot e kesaj dite. Nese Adelina ben nje emision mengjesi ku prezanton veshjen e saj kombetare te vjeter mbi 200 vite, ku luan me mbesen e vet, koleget do ta imitojne. Nese Adelina shkon ne Turqi ne pushime dhe gjate nje vallezimi spontan verehet nga juria e nje spektakli dhe shperblehet me vend te pare, koleget do te tentojne te njejten pas 4 vitesh. Nese per Adelinen shkruajne gazeta te huaja, koleget do te imagjinojne te njejten. Kete e thote dhe Dita e Pavaresise se Kosoves ku ne mesin e gati te gjithe kolegeve, Adelina Ismaili eshte me e mirepritura nga mase e cila arrin 1 milion shqiptar, te cilet ia mbulojne kengen mbi 15 minuta me ovacione.

Kete e thote dhe elita politike kosovare duke u ngritur ne kembe kur Adelina performon ‘‘Skenderbeu’‘ ne Sallen e Kuqe te Pallatit te Rinise ne Prishtine, kete e thote dhe nena e Dionit te vogel te cilit Adelina ia zbukuron castet e fundit te jetes ne aksionin e saj humanitar ne Spitalin e Prishtines ne kuader te Fondacionit te saj Humanitar ‘‘ILIADA’‘, kete e thone dhe shume kolege te Adelines. E para dhe e vetmja kengetare qe publikisht deklaroi qe ‘‘ nese kam pasur me shume se 3 te dashur, le te flasin menjehere’‘,’‘jam gati ti nenshtrohem qdo analize te mundshme per tu verifikuar a ka pasur narkotike ndonjehere ne mua’‘ , ‘‘prapa meje nuk qendrojne kriminele te uniformuar’‘ mbyll gojet dhe shkrimet e tmerrshme dhe te porositura.

Pas nje fatkeqesie ne jeten private, Adelina terhiqet dhe si duket dikush ferkon duart dhe feston tragjedine e Adelina Ismailit. Por forca e artit qe jeton ne Adelinen, e ngrit ate ne prill te vitit 2008 ku mbahet ne mend pjesemarrja e saj ne fushaten e LDK-se ne Gjilan, ne nje reality shoe ne Shqiperi ku salla nuk ndalon ovacionet kur permendet emri i saj, promovon ne stil boteror albumin ‘‘Fenix’‘ kudo qe ka shqiptare, fondacioni humanitar tashme nis aktivitetet ne gjithe trojet e Kosoves edhe pse anashkalohet nga mediumet, ekzalton mbi 1 milion njerez ne Prishtine me paraqitjen e saj per Diten e Pavaresise, kurorezon si kryetare jurie prezantuesen e Kosoves ne Miss Universe, merr pjese si ‘‘Supermodeli i mbremjes’‘ ne reyne e Blerina Kllokoqi-Rugova, arrin te depertoje ne tregun zvicran me nje dvd e cila tashme <b>[Censored]</b>t anembane Zvicres, dhe nga nje heshtje e plote Adelina tund skenen shqiptare ne vitin 2008 me koncertin e saj per nderrimin e motmoteve ne Ulqin ku forcat policore kerkojne shtese nga qytetet tjera qe te mbajne nen kontroll publikun e ekzaltuar. Por ku eshte Adelina sot? Gjithkush do ta mendonte qe pas kesaj, Adelina s`ka ku te shkoj me tej…

Viti 2009 na e sjell Adelia Ismailin te shpallur nga mediumet frankofone ne Zvicer,France e Itali si ‘‘Sex Simboli Ballkanik’‘.Adelina synoi dhe arriti suksesin europian. Turneu i Adelina Ismailit me Shpat Kasapin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,thyen cdo rekord ne publik,gje qe deshmohet ne inqizimet dhe fotot por edhe koncerti i mbajtur ne sallen ‘‘CAPITOL’‘ New York aty ku saktesisht 7 dite para Adelies kishte promovuar albumin e vet reperi i njohur boteror 50 Cent. Publiku gjithandej arrin numrin 1500 dei ne 2000 njerez. Nje kenge e realizuar me reperin thuajse te panjohur,Da Ghost,arrin te behet hit duke u publikuar aksidentalisht vetem ne youtube.com,dhe kalon mbi 200.000 klikime brenda pak ditesh. Edhe pse vizuelizimi i klipit te kesaj kenge nuk po ndodh, (flitet qe Adelina ndaloi klipin e pakenqur me punen e ekipit ku merr pjese Da Ghost), kenga tashme eshte nje hit,pa asnje publikim dhe pa asnje marketing.

Ne nje interviste dhene online,Adelina flet per problemet qe i ka nga pushtetaret dhe ‘‘dashnoret e tyre kengetare’‘ siq i quan ajo publikisht,dhe krijohet pershtypja qe Adelina ka perseri krize sabotimesh dhe kercenimesh te kolegeve.Nuk eshte e lehte te jesh personi i gjalle me i popullarizuar shqiptar,gje qe e vertetojne mbi 1 milion e 400 mije klikime ne google search,numri enorm i publikut dhe disqeve te shitura, hitet e njepasnjeshme. Kjo ben qe mediat e caktuara te fillojne te spekulojne per shpernguljen e Adelines nga Kosova ne Zvicer, martesa te imagjinuara, jetese ne SH.B.A, etj. Po te ishte hera e pare qe po shkruhet, do ta besonim…

Por neglizhenca e Adelines dhe buzeqeshja e saj kur komentohen artikujt per te,le te kuptosh qe gazetaret e caktuar nuk shkruajne per Adelinen (mire apo keq) pa e ditur Adelina.

Perderisa shkruhet per martesat e imagjinuara,braktisjen e Kosoves,mbreterine e Adelines qe e deshmojne fotot,inqizimet nga koncertet dhe jo fjalet e shkruara me porosi,Adelina buzeqesh duke len pershtypjen qe i di te gjitha ende pa u botuar.’‘Jam nje mace qe i kam lene pak minjte te hedhin vallen’‘komenton Adelina duke qeshur.Fenomeni Adeline respektohet dhe nga armiqte…Dhe siq e parashikuam,fjala ‘‘krize’‘ nuk ekziston per Adeline Ismailin. Kete e verteton dhe vizita tek Nderi i Kombit,Vace Zela e cila publikisht shprehet ‘‘Adelina eshte e bukur,por kendon dhe me bukur…’‘Faqet e internetit mbushen me komente, mediat anashkalojne (prap!),por Adelina mbetet Adeline… Dhe ne zbuluam te rejat qe presim nga Adelina.

Derisa motra e saj Zanfina po perjeton kulmin e sukseseve me nje kenge hit dhe nje klip qe pushtoi mediat,Adelina pershendet fansat me ca foto nga Saint Tropez ku po ben pushimet e merituara. Cilat jane te rejat nga Adelina? Edhevpse ka mbajtur fshehte,Adelina tashme eshte zyrtarisht nje anetare e SUISA,kengetare europiane e mbrojtur me ligj nga agjensioni i se drejtes autoriale europiane SUISA. Flitet qe kenga dhe klipi qe po pregatit Adelina,do te mbahen ne mend gjate,temat e nxehta dhe tabu qe do te preken aty do te diskutohen me shume se gjithmone.

Turneu europian dhe ne SH.B.A i cili do te perseritet per shkak te sukseseve,do na e sjell nje Adeline shume me ndryshe seq e kemi pare tash e 24 vite. Dhe viti 2009 me siguri do na e sjell Adelinen ne Kosove e Shqiperi.Shume me ndryshe seq e kemi njohur… Mosparaqitja e Adelines ne media me sjell ne mendje nje proverb: ‘‘Budallai flet per vepren. I mencuri vepron pa komentuar’‘.