Receta Gatimi

Ditari im


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 4 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 62
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Ditari im

    Keto shkrime jane shkeputur nga Libri i shkrimares Lediana Kapaj - Eshte nje liber qe duhet ta blini patjeter!
    Fletė nga ditari im






    Vetem letra dhe lapsi me kane mbetur ne keto momente te renda.Vetem letra,lapsi dhe ky ditar ku ky shok i imi qe me percjell ne ēdo hap,sepse kur shkruaj nga shpirti im i njome shkarkohet nje pjese e peshes se rende qe e bart me vete ngado qe shkoje.
    Pra, vetem keto gjera e kuptojne jeten time te rendomte.
    Nata eshte e gjate e dita e mundimshme.Syt skuqen nga pagjumesia, e pritja behet monotne.
    Mengjesi te perkujton ate.....................
    diqka qe te ben nervoze, e kjo dite te tregon se le pas edhe nje dite fund e krye palidhje.
    Jeta eshte e gjate dhe njeriu kur nuk duhet te dorezohet.
    Dhe me vete thash:
    Jo, nuk do te dorezohem edhe pse eshte e veshtir ti besh rezistence kohes e cila te ndrydh pa meshire.
    Humba ne erresire, vetmia me shkaktoi plage te pasheruara.
    Disa fantazma me dalin para syve pa pushim, se si une mendoj per ty.
    Dhe ne kete ēast vetem vdekja me mungon.Por, jo s'dua te vdes se ketu kam nje pjese te jetes sime qe me don me gjithe zemer.
    Ne koken time vijne e shkojne kujtimet.I kujtoj ato dite qe i kaluam se bashku.Besojse nje dite do te jemi bashke.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Te shkruaj ty............

    Nuk mund ti gjej gjithmone fjalet e duhura per te te thene sesa shume te dua..
    Ndonjehere per nje mungese kujdesi mbase i shpreh keq ato qe ndjej per ty,mbase ndonjehere bej gjera prej frikes qe kam se mund te te humbas...
    Padurimi im me shtyn qe te eci shume me shpejt qe ky fat i mrekullueshem i cili na bashkoj dhe qe na eshte shkruajtur..
    Uragani qe po pershkon ne keto momente zemren time me ben qe ndonjehere te harroj betimet e mia.
    Karakteri im shume i vendosur dhe i forte mund te te plagose ndonjehere ne thellesine me te thelle te ndjenjave..
    Nga xhelozia mund te them fjale te nxituara dhe te bej qe zemra jote te plagoset dhe te nxjerre gjak..
    Dashuria qe kam per ty me ben ndonjehere aq te verber saqe nuk mund ti shof dot keto vuajtje qe te shkaktoj..

    Nga te gjitha keto fjale qe jane ne opozite me njera tjetren doja vetem qe te dije dobesite e mia dhe qe mbrapa atyre fshihet nje ndjenje teper e madhe qe kam per ty.....Dashuria.
    Te dua aq shume saqe mund te humbas arsyen..
    Per mua ti je dashuria ime eternele...
    Bukuria jote e brendshme eshte po aq e bukur sa ajo e jashtme...
    Ti je miresia,perkedhelja dhe sinqeriteti...
    E pranoj besimin e verber qe kam te ty sepse ti per mua je i vertete...
    E di ne fund te vetes qe per moi ti je dashuria e fundit dhe me e bukura e jetes sime....

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Nje dite.

    Qe prej shume kohesh po prisja vetem dhe e mbyllur me mendimet e mija shkaterruese ne kete dhome te zeze..
    Nje dite ne fillim te ketij korridori te erret dikush preku drynin..
    Ishe ti engelli im shpetimtar,dhe pikerisht ne kete dite pashe driten e madhe dhe pashe oqeanin e dashurise...
    Qe ne momentet e para besova ne dashurine tone dhe e kuptova qe duhet te mbroheshim kunder te gjitheve...
    Para se te njiheshim jeta ime ishte si nje vend pa dalje,nje fushe e mbushur me kaktyse ne te cilen njerezit donin qe te ecja mbrapa si nje kercimtare idiote dhe pa talent...
    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
    Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
    Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
    I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
    Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur!
    Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
    Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi.

    Vazhdoj te fundosem...nuk kam mbaruar!

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    E jotja pergjithmone.


    Isha e ulur ne nje cep bote qe prej shume kohesh...
    Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mia ishin futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me shikonin dhe nuk i shikoja...
    Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...
    Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per jeten...
    Ti me the "ne qofte se qan per jeten ,nuk ke per te qene e fundit,hajde bejme nje shetitje bashke per te marre fryme ne kete ajer te paster dhe pastaj do te te flas per dashurine..."
    Me keto fjale qe me liruan ti me the ne te njejten kohe ato qe doja te degjoja prej kohesh,me keto fjale besimi qe akoma tingellojne ne koken time ti me ftove per tu ulur ne dhomen e dashurise...
    Para se te te njihja endrrat e mija ishin gjithmone shume te zbehta ose shume te zeza....duke me ftuar te ulesha prane teje,ti me ndihmove te bej perzierjen e bojrave ne mur ne kete dhome dashurie...
    Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...
    Prej butesise tende natyrale ti arrite qe te me bindesh me siguri te plote qe kishte vend per ne te dy ne kete dhome dashurie dhe qe rruga qe kisha marre e vetme nuk me conte ne asnje lloj drejtimi...
    Me mua qe prisja qe kjo bote te ishte me e mire,ti ndave shume ngrohtesi ...
    Duke me mermeritur keto fjale ne veshin tim..."ishte nje enderr e keqe,harroje te lutem.." ti me dhe besimin ne jete pergjithmone....
    Dhe me duhet te te rri besnike deri ne fund te jetes time.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Monotoni.

    Ngrihesh pa deshire,endesh e gjerat ste kane kuptim.
    Ha,fle,zgjohesh,qan e prape i njejti rit.Ti vazhdon jeton.I sillesh ketij rrethi cikel i mbyllur,te duket vetja kot tek u vjen verdalle te njejtave ngjarje.
    Ndalesh dhe sheh vendin qe ke zene.......gabimisht!
    Ti,nje trup qe nuk leviz,ke ndalur diku,por s'mund te qendrosh gjate,nuk mundesh.
    Te debojne...
    U ngjita drejt ne maje te lumturise por sa shpejt u rrezova,aq sa mu duk nje vegim.Te kem qene valle ne enderr?
    Njeriu smund te eci gjate ne lumturi sepse rreshqet.Me duket sesa me shume ecim,provojme te ngjitemi lart aq me i madh eshte rreziku i rrezimit e frikes per te mos u ngritur me.
    Lumturia e ardhur nga nje mashkull eshte me e mundimshmja per tu rrezuar.Por me e enderruara sa jeteshkurter dhe zhgenjyese.
    A thua ne vete jemi te prirur drejt rrezimit?
    Do ti ruaj te gjitha kujtimet,rrahjet e zemres prane tij,do ti ruaj mesazhet,fjalet e embla,driten qe i shihej ne sy.Do ta ruaj ne shpirtin tim te mire edhe pse kurre nuk u be i imi...
    Do ti ruaj takimet e pakta,puthjet,netet e zjarrta dhe pasionin per te.Do ti ruaj te gjitha po nuk do te kerkoj ta shoh me..
    Ndaj njeriu eshte i prirur drejt rrezimit dhe ndaj ai smund te ece dot gjate drejt lumturise se rreshqitur!

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Sa mall kam sot per ty... ?

    Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!
    Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,
    shoh ty...
    Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!
    Sa mall kam sot per ty...
    Ashtu si shiu qe bie jashte dritares time, i perzier me deboren,
    ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.
    Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,
    Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?
    Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,
    perbindesh qe po shkaterron universin tim...
    Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...
    Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,
    nuk dua te jetoj, as e gjallė e as e vdekur,
    sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!

  7. #7
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Vertet shume te bukura. Pergezime per keto qe ke shkruar.

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    te bukura do te jene , po te gjata icik per tu lexuar

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18



    Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
    Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
    Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siē dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
    Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
    Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithēka me zemer.
    Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume e rendesisheme per mua dhe qe te dashuroj tmerresisht.
    E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
    Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
    Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
    Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
    Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
    Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se ēdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjthese e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
    Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja

  10. #10
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18


    TE DUA Tek ti gjeta fjalen dashuri,tek ti gjeta fjalen jete,tek ti gjeta fjalen vdekje duke jetuar.Aq shume te dua saqe nuk di as qka te shkruaj veq se te uroj fat me tjetren.Edhe pse i takon tjetres,zemra te do ty,zemra nuk mundet tet harroj,zemra te do edhe nje here me shume,ti je jeta ime,ti je endrra ime.Me mungon aq shume saqe kur te kujtoj me rrjedhin lot nga brendesia e shpirtit e keta lot i luten Zotit qe te kem edhe nje her afer vehtes te ndegjoj tingujt e zemres tende qe dikur ndegjoja dhe po ata tinguj me than ti nuk do te jesh e imja dhe po ai tingull eshte ende ne veshet e mi ku kjo zhurm e lehte e tingujve te zemres tende me lendoi aq shume mirpo me beri qe te mos harroj,qe gjithnje te jesh ne mendjen dhe shpirtin tim,te jesh gjithmon ne shkrimet e mia,te jesh gjithmon pran buzeve te mia.Syt e tu shkelqejn para meje ne kujtime,buza jote me flet embel ne endrrat e mia,trupi yt me ngroh leht ne lotet e mia te pafund qe derdhen per ty.Kur bie terri qdo nate kerkoj nga Zoti te jem me ty edhe nje here edhe pse nuk do te jesh i imi,mirpo deshira e flakt te jem me ty me ben te duroj edhe ate vetem e vetem qe tet kem para syve te mi edhe nje here,tet shijoj buzet e tua te embla vetem edhe nje here e ateher edhe po te vdes do vdisja me shijen tende,me ngrohtesine e buzeve tua,fyrmen tende dhe tingullin e fundit te zemres tende qe ndegjoj un duke me then me fal,e dija qe me doje e une duke te then te pres ne boten tjeter me krahe hapur dhe me nje flet te perlotur qe shkruan TE DUA,ame takon tashme mua?

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18



    Edhe nje dite e vetmuar sikur shume te tjera, ku per ty vuan kjo zemer e pikelluar nga dashuria qe ndjen. Edhe kete here me del para nje figure te cilen nuk mund ta identifikoj dot nga bukuria qe posedon. Krejt cka mund te them per ty eshte vetem nje pershkrim i vogel ne krahasim me bukurine tende te madhe.Shume here e pyes vehten : A te ndodhe edhe ty e njejta gje sikurse mua ??-- Apo mbaj vetem iluzione dhe endera qe mbase edhe mund te behen nje dite realitet.
    - Me syte e mi nuk mund te shof gje tjeter vetem se fotografine tende qe posedoj, ku kjo edhe me mban te gjalle dhe me jap edhe me shume shpres per ty. Ne syte e mi nuk mund te shifet gje tjeter vetem se lot dhe pikellim, por a do te vie dita qe keta lote pikellimi te kthehen ne lot gezimi ?? ( Shpresoj )
    - Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?
    Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht koha spo me ben gje! - Koha me ben qe te te dua edhe me shume.
    -Sikur te ishte gjumi jone me te njejtin enderim, qe une te shof enderen tende qe ti deshiron.Sa do te doja te jem une endera dhe dashuria jote, por.......Tani qe po te shkruaj ty po me duket sikur nuk te njof fare, por me duket se njoh vetem dashurine tende.
    -Nuk e di sa e gjate apo e shkurter eshte jeta, por, mua me dhimbsen ditet qe i kaloj pa ty.
    -Me ngjall nga ky ankth dhe deshperim, ma kthe lumturine e mos me le ne pikellim, diten hijesho e naten ma ndriqo,ti je e vetmja gje e bu

  12. #12
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18



    Per ty...

    Per ty qe se meriton kete shkrim!
    Per pa pjekurine tende, dhe pakujdesine tende..disa fjale qe po me ngelin ne fyt, por per ty do ti them..
    Ti, ishe dikur, nje mik i mire?? mund te quajme te tille?
    Mbase.. per ty, qe ke len gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnje pengese nuk ke pas..gabim.. dhe vetem ti..hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA JOTE, jo ti!
    Ka qen thjeshte nje hije kalimtare. E di..ne fakt sa isha e lumtur per ate hije, sa do e idhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja.. me mjaftonte!
    Hija me ka rrite besoj, por gjith besimet e mija sot koha mi ka vertetuar, kan qen thjeshte nje imagjinate, besoja me shume tek ti se sa tek vetja. Me kupton?
    Besoja me shume ne nje hije se sa ne nje ndjenje te sinqerte.
    Kam krijuar ne mendjen time ate iluzjon qe leviz boten, sikur s'jetoja dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt shqip dhe qarte, qe un jetoj pa ate hije..
    Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me ulin poshte, sepse ne rradhe te pare vij un, pastaj vjen ti.. Me kupton?
    Isha e lumtur per cdo gje sa do e vogel, per cdo moment, per nje buzeqeshje te vjedhur, per nje "batut" koti, per cdo fjale qe merrte jete nga goja jote..
    me kupton?
    Cdo gje ka nje shpjegim dhe un ne fakt nuk arrij te iu jap shpjegime shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin se kam un, apo thjeshte ti e ke.. apo serishte gabohem? Jo me vjen keq. Tani nuk gabohem me.
    Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qen ti
    Por tani kuptoj qe s'kam nevoj me per ate jete, sepse me ne fund si ne foshnje e vogel, u rrita dhe un, krijova ato rrethanat, dhe tani avash avash eci vet.. vrapoj vet..ne jeten time.
    Te thash largohu? JO kurr.. te kerkova te me qendrosh prane? Asnjehere..Sepse ai qe te don, e din vet se kurr duhet qendruar prane, me kupton?
    Un gjithmone te kam kuptuar mjafte mire, gjithmone kam dite te hjeshoja diten, kam dit te te dhuroja ate lezetin e castit, kam dite te te beja te buzeqeshja, si nje yll i vogel qe te qendron prane...gjithmone... Te kam degjuar, te kam kshilluar, s'te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te qendroja prane problemeve te tuaja. Por tani nuk dua me. Me kupton?
    Tani po qe iu jap vlera atyre momenteve, iu jap vlera atyre silljeve te mija, dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne xhepin e gabuar.

    Tani cdo gje dua qe thjeshte te mbetin nje hije, nje hije e bukur, nje kujtim, qe do tregoj ndoshta femijve te mi..nje shpres e vdekur, dua qe cdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes time.. Dua qe te te shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti te ishe i lumtur.. por tani e di qe se meriton ate zemer, syte e mi do ti ipja.. por e di qe do ishin ne duart e gabuar..

    Ti sme meriton, me kupton?

    Keto fjale qe me kishin ngele ne fyt ishin per ty...

  13. #13
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18


    Njė ēastė malli ...

    Sa shumė mall, sa dėshpėrim, sa vuajtje, sa shumė dashuri ndjej pėr ty sonte, nė kėtė natė e dashura ime. Sonte ėndėrrat dhe kujtimet per ty i kam kėtu grumbulluar nė shpirtin tim nė zemren time tė perlotur. Mė beso ndihem i vetem nė kėtė botė tė madhe i humbur si njė i huaj, ku nė errėsiren i harruar dhe i hidhur nė nje qoshe pa skaj. Mes ėndrrash qė dikur i pata, qė jeta m'i ka ofruar njėher kur isha me ty, e ndjej veten tė dėshiruar pėr pak qaste, e pėr pak ngrotėsi, e pėr shumė dashuri, tani nė zemren time mbretėron acari qė mė ngriu zemren, e bėri akullė! Sonte shoh njė dorė qė s'mė bindet, shoh dy sy qė tė kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej njė zemėr qė ndoshta s'mė pėrket mua, ndjej dashuri qė mė pėrbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe ēdo qelizė tė qenies time. Ti ndoshta imagjinon ēdo tė thot tė duash dikend nė heshtje, nė kėtė largėsi tė mallkuar, tė mendosh dhe tė kalosh ditėt pėrgjysėm.
    Tė jetosh ēdo ēast kur njė pjesė e qenies tėnde jeton larg dhe aq mė keq kur e di qė s'tė pėrket aspak. E ē'rėndėsi ka pėr mua, veē ekzistencės tėnde. Vetem njėher tė jem me ty tė qendroja njė minutė, atėher e kisha lutur zotin qė tė vjenė dhe le tė mė merr nė atė botėn tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
    Eh, sa e sa orė e ditė mė ikin duke tė menduar ty, netėve pėrpilitem dhe ndjej shtėrngimin nė zemėr lotėt mė rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atėher lotėt teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon ēdo gjė nė shpirtin tim, mė ngacmon fantazinė. Ngado qė po i hedhi syt mė duket se tė shoh, shoh atė buzėqeshjen tėnde magjepsėse ato buzė tė ėmbla, ata sy tė shkruar. Ngado qė e hedh dorėn tė parfytyroj se tė prek. I prek ato flokė tua tė gjata, atė trup tė bukur mendoj se jam i ulur mbi prehėrin tėnd dhe ngadalė mė perkėdhel. Ē'ti bėj tani shpirtit qė tė do pranė dhe s'tė ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TĖ MA MARRESH KĖTĖ SHPIRT QĖ TĖ MOS VUAJ MĖ Ē'ti bėj zemrės qė brenda saj qėndron vetėm ti? Ti qė je e vetmja rrėnjė e mbijetesės sė saj! Ē'ti bėj syve qė ndjejnė mall e duan tė t'shohin dhe derdhin vetėm lot pa ndalė! Ē'ti bėj vetes sime qė ėshtė dashuruar marrėzist pas teje? Jam unė qė tė thėrras me zė te shurdhėr dhe vuaj brenda vetes kėtė dashuri. TĖ DUA me shpirt.
    I dashuruar si sot do tė mbetem pas teje pėrgjithmonė. Dhe nėse kam lėnė diēka tek ti, njė ndjenjė tė vogel dashurie apo respekti, tė lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unė do tė dua deri nė pėrjetėsi vetėm ty dhe kėtė fjalė do ta mbylli brenda nė shpirtin dhe kurrė s'do ta tradhėtoj veten time. Nėsė do tė mė marr malli pėr ty do ta gjej, ta shuaj nė skutat e kujtimeve tė mija qė i ruaj tė pastra.

  14. #14
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18


    Gjithqka bej per Ty.....

    E ulur prane nje stacioni metroje duke pritur metrone e rradhes ku dritat e nje kulle mbiquajtur Eiffel te verbojne,rri e mendoj,cfare bej une ketu?Mijera kilometra me ndajne nga ty.Edhe pse jam ne qytetin e te dashuruarve heh e kote dashuria ime nuk eshte ketu.Dashuria ime se ciles i falem gjithcka ndodhet 1600 km larg,atje atje ku kemi bere gjithcka atje ku jemi puthur nen kenget e zogjve,ku kemi ecur per dore me ore te tera ku jemi shtrire ne barin e njome te parqeve,atje eshte dashuria ime.Asgje sme hyn ne sy nga ky Paris asgje sepse Parisi im je ti gjithcka qe kam je ti.Me kujtohen oret qe flisnim ne telefon pa mbarim dhe pa u merzitur kurre.Me kujtohen te shtunat ne vendin e takimit te perhershem.Ehhh si eshte jeta o zemer te merr te flak tej te godet me nje shuplake dhe te thote rri urte aty.Por jo un smund te rri urte,sepse shume pak njerez e dijne qellimin e tyre ne jete dhe nder ato te pakte bej pjese dhe une.Nese askush nuk e di pse lind,un e mesove sepse kam lindur per ty dhe fati im je ti.Dua te jem aty kur ti te ftohesh pak e te jem une qe te pergatis cajin e ngrohte,dua te jem aty e te te shtrengoj doren kur ti te nxjerresh ne jete engjellin tone,dua te jem aty kur ti te lodhesh nga femijet tane e une te te them shpirt shplodhu pak se merrem une,eh dua te jem aty cdo mengjes kur ti hap syte dhe cdo mbremje kur ti i mbyll,dua te jem aty kur te merzitesh nuk e di per cfare e te me nxjerresh te gjithe nervat qe ke e une sdo merzitem sepse e di qe me do dhe e di qe pas pak do te me shtrengosh e do te me puthesh,dua te jem aty kur te te zere shiu ne udhe e une te vij te te marr ne cadren time,dua te jem aty e te te mbuloj kur te zbulohesh pak,dua te jem aty kur te shohesh nje enderr te keqe e te me hudhesh ne krahe sepse e di qe ne krahet e mi ti gjen sherim.Eh pra o Megi im dua te jem aty vetem per ty sepse tashme askush nuk ekziston per mua.Dua qe te ngelet dicka e jona ne ate vend aty ku u ulem per here te pare e u pame fort ne sy e pa fjale nisem te putheshim e i shprehem dashurine njeri tjetrit,aty pas 5000 vjetesh dua qe njerezit te thone ne kete vend jane puthur Serxhio & Megi te vetmit qe gjeten dashurine e vertete.Dua te te shoh flokun tend duke u thinjur e jo nga prishja e bojes por nga plakja e moshes,e di qe nuk eshte e bukur plakja por nje dite te gjithe do te kalojme,por rendesi ka si do te kalojme.Edhe pse i plakur me aq force sa te me ngeli do te perqafoj e do te te them te dua dhe pse mund te vuaj nga mijera semundje thjesht kur te te them te dua gjithcka me rigjenerohet.E keto sy qe te pane pergjithe jeten ne oren e fundit te jetes time dua qe te vazhdojne serisht te te shohin,sepse nese nuk arrita te te shoh kur linda dua te te shoh deri ne vdekje dua te jesh aty e te me shtrengosh doren e pas shume vitesh bashke te me thuash te dua o serxhio si diten pare,sepse nuk ka rendesi mosha,dashuria nuk plaket kurre.Dhe gjithcka le te shuhet sepse nuk kam frike nga vdekja nese ti do jesh aty.Me fal nese te kam trishtuar me keto fjale,me fal nese ke filluar te prekesh pak nuk eshte ne qellimin tim,por keto fjale nuk ti ka shkruar dora ime por zemra ime.Tani metroja po afron e sme ngelet gje tjeter vetem te te them te dua.Ah se harrova keto rreshtat qe nuk duken mire me fal por letra mu lag nga lotet dhe e zbehu pak bojen e ketij stilolapsi,por nuk do zbehi kurre dashurine time.Me lot ne sy e zemer pergjysme te them Te dua me shume se jeten dhe gjithcka qe bej e bej per ty...

  15. #15
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18



    Me Pelqen.....

    Me pelqen te te shoh duke fjetur zemer.
    Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma ēarēafeve te krevatit tone.
    Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaēurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel.
    Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish gjumin
    Me pelqen te imagjionoj keta sy te thelle blu qe me dashuruan disa kohe me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe gjithēka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne te dy dhe te harrojme ēdo gje qe nuk eshte une dhe ti.
    Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar.
    Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te peshperis "te dua", duke ndaluar ne ēdo rrokje, duke u kenaqur me ēdo germe, duke intentuar qe ēdo tingull te mbushi me dashuri ēdo skute te shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija te rridhnin vetem.
    Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume.

  16. #16
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Lotet!!!

    ...u ndave nga une por malli dhe dhembja per ty kurr nuk do te shuhen.

    Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja. Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, budallaleqet e tua, syt e tu ...

    Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.

    Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene lamtumir. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem i yti e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku...

  17. #17
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Ty, qė ma ndale buzėqeshjen!

    Rrezet e diellit kishin dėpėrtuar nė dhomėn time,nė zemrėn time,dhe si mundoheshin tė mė zgjonin nga gjumi i rėnd,shumė i rėndė qė mė kishin mbėshtjellė trupin tim tė lodhur me njė ėndėrr tė bukur.Ishte ėndrra ajo qė mė kishte lidhur dhe s'mė linte tė zgjohesha.Disi mundohesha tė ta shihnja fytyrėn,por kot.Vetėm zėrin tėnd tė shtjerrė e dėgjoja nga larg.Tė ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha tė tė thosha diē qė kurrė nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe nė ėnderr ishte largėsia qė na ndante e fjalėt qė i kisha thėnė,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera ime.

    Ndoshta edhe kurrė s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinė qė kam pėr ty,por bėhesh kinse nuk kupton!
    Jam ai,i cili nuk mund ta pranoj mė askė nė zemrėn time,nė shpirtin timė tė ēilter.A thua do tė pendohesh?Athua do ta largosh vetėm pėr njė ēast krenarin tėnde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytė flisnin.Nė sytė e tu shihja shumcka.Tė kujtohet kur me orė tė tėra bisedonim?Tė kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumė?Apo mos vallė vetėm fjalė boshe,apo mos vallė e kishe nga dhembshuria e keqardhja qė isha e smuer?

    Dhe,dielli ishte ai,i cili mė zgjoi nga ėndrra qė nuk mė linte tė shkėputėsha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranė,ndėrmjet asaj se diē dua,por sikur nuk di as vetė ēka.....e tash,tė kaluarėn e ka mbeshtjellė pluhuri i harreses.E nė mua kanė mbetur vetėm kujtimet.Kujtimet qė nuk shlyhen dot!

  18. #18
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Dashuria.....

    Thuhet, qe per t`u dashuruar na duhet kohe, dhe me shume kohe na duhet
    per te gjetur personin qe ben per ne, ta njohesh mire, deri sa te kuptosh qe
    eshte shpirti yne binjak...Por te siguroj qe...kur te gjesh personin e duhur
    ky proces nuk ka me kuptim,sepse te godet si nje rrufe ateher kur nuk e pret
    ne nje menyre te pabesueshme,dhe te ben te kuptosh se nuk ka person tjeter
    si ai...jam shume e bindur qe ka qene fati, dhe fatit nuk i rebelohemi!
    Per mua ndodhi keshtu...?
    Me mjaftoi nje kohe dhe u cmenda pas teje...
    Sa me shume kalon koha aq me shume rritet dashuria ime per ty, dhe e mendoj
    gjithmon qe je pjesa me e bukur e momenteve te mia te trishta, je dhe do jesh
    gjithmon dielli qe sjell lumturi brenda meje...
    Ti mendove qe nuk na mjaftoi koha per te qendruar bashke, por...i dashur ka
    ndodhur e kunderta aq me shume qe te mendoj aq me teper me rritet deshira
    te jem me ty...!! Une e di, qe eshte nje sukses per momentin, por jam perfundimisht
    e bindur qe kam gjetur njeriun e duhur, dhe te betohem qe do luftoj kunder "Botes"
    se tere neqoftese eshte e nevojshme per te qene prane teje, do kaloja jeten time
    me ty sepse...te Dua cmendurisht...sepse je cuni me fantastik ne Bote, me te vertete!!
    Mbase mund te kesh ndonje te mete ,por...sikur ti bashkojme se bashku te gjitha keto
    vogelsira qe na mungojne, te bejne ty mashkullin me special te Universit...!!
    Ke dy sy te bukur qe kur me shikon dhe njekohesisht me puth une, humbas ne to...
    ndaloj se menduari,enderroj sikur jam ne Parajse...pastaj rikthehem dhe shoh qe je
    aty prane meje, qe je real, dhe qe nuk jam duke e enderruar te gjithe kete, dhe te mos
    isha krenare do qaja, vetem nga Lumturia...!!Ke nje fizik te mrekullueshem,dhe nje
    fytyre shume shume te embel! Dua te te puth gjithe diten vetem per kete!!
    Une jam femra me me fat ne Univers qe te kam ty...vetem kur me perqafon me duket
    sikur po fluturoj...mendo kur me puthje dhe me terhiqje pas vetes dhe akoma
    nuk e besoj qe ti me do...mbase te meritoj...por akoma nuk e besoj...me ben te ndjehem
    e rendesishme, dhe une do jepja cdo gje qe te beja te me ndjeje cdo second, cdo minute
    te jetes tende personin me te rendesishem dhe me speciale ne faqen e dheut...
    TE DUA!...

    Te puth pambarimisht...zemra ime!

  19. #19
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Leter e nje te panjohure???

    Copez e thyer qe mundohem te arnohem. Te tjere qe thyhen mundohen t'i ngrene the t'i "njigjisin" copezat e mia, por une vazhdoj te jem e thyer. "Arni"qe jepni ju s'eshte ngjyra ime .

    S'e shikoni qe eshte blu... i kuq... i zi?

    ...Sot jam nje vazo. Jam qelq pa ngjyre...

    Kam shume vizatime te verdha , te kuqe , blu...

    Jam nje pikture...Sfondi im eshte gri. Nuk arrij te dal nga ai. Po korniza?! S'e di.

    Familja , shoqeria...Nje penel ne nje dore te padukshme.

    Sot ngjyrat e mia jane rrjetat e nje merimange. Sdua qe fshesa juaj te prishe qetesine e ekzistences sime. Pse u dashka qe une te jem karremi ne rrjeten e merimanges?

    A s'mund te jem ajo qe thur rrjeten megjithe brishtesine e saj?

    S'dua te ma prishni. Jam une. Eshte jeta ime...

    Eshte vjeshte,. Jam gjethja ngjyre kafe qe bie ne trotuarin e ftohte gri. Hapa indiferente ecin...

    Mos! Ti po me shkel...Po shkel dashurine me te cilen vjeshta me hodhi ne hapesirat pa ngjyra. E une perseri jam ngjyre kafe, e verdhe, portokalli...

    Jam hija e vetes pas te ciles zvarritem cdo dite. Kam humbur vertet shume...Kam fituar shume perseri.

    Gjunjezohem para vetes sime. Jam nje vazo e thyer, rrjeta e merimanges, argjili i papunuar, gjethet ne hapesire...

    Jam zogu qe akoma ecen me hapa te pasigurte dhe fluturimi eshte enderr.

    Jam brenda dashurise... E di!

    Valle copezat e mia a do te me ndihmoni t'i ngjes nje dite, pa i ngjyrosur...

  20. #20
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Edhe sonte i dashur ne Ditėlindejn tende festojm tė ndarė !!!

    Qėndroj si stuhi para njerzve tė gėzuar,i shikoj dhe buzėqeshi deri
    sa nė zemėr kam njė pikėllim.Edhe disa minuta dhe tek ti do tė ndahet
    festohet ditelindja jote ,edhe disa minuta edhe ti e
    feston diku nė mesin e njerzve tė gėzuar.Si kur se tė kam para syve
    ,si kur se tė shikoj me shikim tė ngrohtė dhe ēoj gotėn duke ta
    uruar ditelindjen tė gjithė te dashurit tuaj ,ahh sa veshtire per mua sonte ,
    si kur se ndoshta mė lehtė do tė ishte nese kėto minuta i kalloj ne iluzjone!
    Po unė nuk dua tė shikoj dhe ta dijė si jeton bota e gėzuar kur prap
    sonte tė ndarė festojmė.Nuk kam dėshir ti shof tė dashuruarit duke u
    pėrqafuar kur se edho sonte nuk je nė perqafimin tim.Nuk dua tju
    bashkangjitem atyre qė pa kur far dhimbje ose brenge janė me tė
    dashurit e vet kur unė ty stė kam pranė!Nuk dua ta shikoj qiellin plot e pėrplot vransi dhe re tė zeza,tė cilat mė kanė mbuluar,nuk dua sepse mė duket nė kėto ēaste se edhe qielli pikon lot diku larg atje tek ti,ashtu si tek unė!
    Por qėndroj,qėndroj nė mesin e tyre,nė mesin e tė gėzuarve,tė
    dashuruarve,nė mesin e atyre qė festojnė sė bashku,qėndroj dhe pėr
    ty mendoj.Edhe sa vite tjer ,edhe sa ditelindje tjera,edhe sa gėzime tjerė
    ...edhe sa?A gjindet pėrgjigje pėr kėto pyetjet e mija ndokun tjetėr
    se unė pėr kėto pėrgjigje nuk kam?A gjėndet spjegim pėr kėto dhimje
    dhe definicion i kėsaj dashurije?A ėshtė kjo njė fantazi a po njė
    dashuri e ndaluar?Mė ndihmo ,mė udhėzo,mė trego,se vetėm sė bashku
    mundemi tė qėndrojmė tė fortė!
    Dhe le tė festojnė bota,tė gėzohen tė gjith,tė shkruajn fjalėt e tyre
    dashurije nė rėrėn e lagur,tė cakrrojnė gotat,tė pėrqafohen!Diku larg
    e di se ti je ,se ne mesin e tyre gjindesh,por ne zemrėn time tė mbajė
    dhe prap njėri pa tjetrin Ditėlindjen tende festojmė!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 4 1234 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Ditari i Tiranes
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 08:38 PM
  2. Ditari i ndjenjave
    Nga Dr-Leone nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 06:08 AM