Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare gjate nje rrethimit rreth ores 14: 20 minuta ne plazhin e Durresit pese police dhe nje qytetar, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit "Iliria" ne Durres.
Dritan Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej miqte e tij me te ngushte.

Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.

Ai ishte arratisur disa vjet me pare nga gjykata e Tiranes. Burime te pakonfirmuara nga polica thane se gjate thirrjes per t'u dorezuar Dajti ka qelluar me arme skuadren e policise duke shkaktuar vdekjen pese policeve, nje qytetari dhe plagosjen e disa te tjereve.

Gjate shkembimit te zjarrit mbeti i plagosur rende edhe personi qe e shoqeronte Dajtin, ndersa ky i fundit ndersa e ka pare veten pa mundesi shpetimi eshte dorezuar.

Forca te shumta policore si edhe ato RENEA jane nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Edhe drejtori i Pergjithshem Ahmet Prenci ndodhet ne vendin e ngjarjes duke marre drejtimin e hetimeve policore.