Receta Gatimi

Dashuria dhe era nuk maten nė peshore


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Dashuria dhe era nuk maten nė peshore

    Dashuria dhe era nuk maten nė peshore.

    Njė asket shėtitės u strehua nė njė fshat. Vjen njė njeri dhe i thotė se dėshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjėherė?” Njeriu i pėrgjigjet: “Jo, unė asnjėherė s’kam gabuar nė gjėra tė tilla tė shenjta. Asnjėherė nuk kam rėnė aq poshtė, sepse unė dua tė arrij tek Zoti”.
    “Me gjithė mend e ke, asnjėherė nuk ke ndier dhembje tė dashurisė?” - e pyet murgu i habitur. “Ua them tė vėrtetėn” - vazhdon besimtari me bindje, “por, mė falni, pse vazhdimisht mė bėni tė njėjtėn pyetje? As qė i jam afruar ndonjėherė dashurisė. Dua ta arrij Vetėrealizimin, Hyjnoren”. Atėherė asketi i pėrgjigjet: “Ti duhet tė mė falėsh, tė lutėm, shko tek dikush tjetėr. Pėrvoja ime mė ka mėsuar se nėse ke dashur tė paktėn dikė, kėdoqoftė, nėse e ke pasur madje vetėm njė shkėlqim dashurie, unė mund tė tė ndihmoj qė ta zgjerosh atė, qė tė rritet e rritet e ndoshta tė arrijė edhe te Zoti. Por, nėse ti nuk ke dashuruar asnjėherė, ti asgjė nuk ke nė vete; nė ty nuk ndodhet fara qė tė mugullojė nė dru. Miku im, pa prezencėn e dashurisė, unė nuk shoh kurrfarė mundėsie tė hapjes ndaj Zotit. Shko e kėrko dikė tjetėr!”
    Ky ėshtė njė tregim i nxjerr nga libri i Oshos “Prej seksit nė mbidije”, pėrmes tė cilit ai shpreh madhėshtinė e dashurisė. Shpreh shkėlqimin e pafund tė kėsaj ndjenje tė plotė, tė pastėr e tė thellė, tė cilėn Osho e konsideron edhe si rrugėn kryesore qė tė shpien drejt hyjnores.
    Emri zyrtar i Oshos, i kėtij filozofi indian, ishte Chandra Mohan Jain, ndėrsa Rajneesh, ishte nofka e tij qė nga fėmijėria. Bhagwan Shree Rajneesh e emėrtoi veten kah fundi i vitit 1988. Bhagwan, qė rrjedh nga sanskrishtja, ka kuptimin e njeriut qė e ka uratėn e Perėndisė, siē ėshtė Buda, Mahavira etj., pra njerėz qė kanė arritur pėrndritje tė vėrtet. Ndėrsa me emėrtimin Osho, ai identifikohet kah fillimi i vitit 1989 e deri nė fundin e jetės sė tij. Me kėtė emėr ose titull e “pagėzuan” nxėnėsit e tij. Kuptimi i fjalės Osho, buron nga Zen Budizmi qė ka kuptimin e murgut ose mėsuesit. “O” do tė thotė DASHURI, mirėnjohje, respekt i thellė, harmoni etj., ndėrsa “SHO” vetėdije e shtrirė nė tė gjitha drejtimet. Pra, vetė titullo OSHO, simbolizon dashurinė e pėrgjithshme multidimensionale.
    Osho mendon se dashuria fillon duke e dashur sė pari vetveten, por pa ra nėn ndikim egoist, pa kaluar nė stade obsesioni ose narcizmi. “Dashuria pėr veten ėshtė njė fenomen thelbėsor” - thotė Osho. Sipas tij, vetėm atėherė kur arrihet tė kuptohet ky fenomen, njeriu arrin ta kuptoj thelbėsoren dhe vetvetiu shfaq dashuri ndaj tjetrit dhe fillon ta dojė edhe atė. “Pranoje veten dhe dashuroje atė: je njė krijesė e Zotit. Mban firmėn e tij, je unik, special. Askush tjetėr nuk ka qenė si ti dhe nuk ka pėr tė qenė ndonjėherė: je thjesht i pakrahasueshėm. Prano, dashuro dhe stimulo ato ēka ke. Dashuria bėhet e mundur vetėm kur ti fillon dhe e pranon thellėsisht veten tėnde, e mė pas tjetrin. Dashuria nuk ėshtė "njė lidhje", dashuria ėshtė "tė lidhesh"”.
    Osho preferon me ēdo kusht largimin e barrierave brenda vetes, tė ēfarėdo lloji qofshin ato. Shembjen e mureve psikike dhe nė vend tė tyre krijimin e shtigjeve tė hapura: “...lejoni tė tjerėt tė hyjnė nė ju, ftojini. Bėhuni si vendkalim, pa rezervė, pa dyer tė mbyllura... Dhe vetėm atėherė ėshtė e mundshme dashuria”.
    Pėr Oshon, secili njeri ėshtė njė mister i pafund, i paparashikueshėm dhe i paeksplorueshėm. Sa mė tepėr qė e njeh tjetrin aq mė tepėr ai bėhet enigmatik. Dhe mu atėherė dashuria transformohet dhe hap shtigje tė reja. Sa e sa herė, i dashuri ose e dashura, qėndrojnė kohė tė pacaktuar duke e shikuar njėri - tjetrin nė sy, duke e soditur atė, pa e folur asnjė fjalė, dhe, gjithnjė zbulojnė diēka tė re nė atė shkėlqim. “Gjuha ėshtė pėr ata qė nuk janė nė dashuri” - thotė Osho. “Pėr dashnorėt heshtja ėshtė gjuhė e mjaftueshme; pa asnjė fjalė ata flasin, ata merren vesh”. Me kėtė, tė dashurit bėhen pasqyrė e njėri tjetrit dhe dashuria e tyre sėrish transformohet dhe merr formėn e meditimit e me kėtė edhe jeta e gjithmbarshme bėhet hyjnore, pasi vet ata janė burime hyjnore.
    Osho, gjithashtu sugjeron qė mos tė lejohet qė dashuria tė konsiderohet diēka e thjeshtė, qė ajo mos tė bėhet vetėm preokupim i mendjes ose, edhe mė keq, vetėm kėnaqėsi trupore, plotėsim i epsheve shtazore, pra vetėm seks. Seksi, mendon ai, vėrtet buron nga meditimi, por meditimi nuk e asgjėson energjinė, pasi energjia kurrė nuk asgjėsohet, vetėm ndėrron formon. Dhe kur kjo energji transformohet, pra nuk ėshtė mė vetėm seksuale, lajmėrohet energjia e pastėr e dashurisė. “Personi seksual nuk mund tė dojė” - thotė Osho. “Dashuria e atij personi ka pėr tė qenė vetėm shou (show), shfaqje e rėndomtė, vetėm transparencė. Dashuria e tij ka pėr tė qenė vetėm shkurtore gjer te seksi. Personi seksual nuk mund tė dojė vėrtet, ai vetėm mund ta eksploatojė atė tjetrin, kurse dashuria ėshtė vetėm mėnyrė qė tjetrit t’i ofroheni, qė tjetrin ta pėrvetėsoni”.
    Natyrisht, qė ky transformim nuk ėshtė i lehtė, pasi shkon nė kundėrshtim me egon e njeriut, pra qėllimi i tij ėshtė edhe shkatėrrimi i egos, megjithatė, nėse i qasemi botės sė brendshme pėrmes dashurisė sė sinqertė, dashurisė hyjnore, gjithsesi qė edhe barriera e egos do tė mėnjanohet dhe zhduket pėrgjithmonė. “Pėrmes dashurisė, hedhja e egos ėshtė e thjeshtė. Kjo ėshtė aq e natyrshme pasi vet dashuria ėshtė frymėzueshmėri natyrore. Ēdo gjė tjetėr ėshtė jonatyrore kur tė krahasohet me rrugėn e dashurisė.” - thotė Osho.
    Sipas Oshos, dashuri ėshtė momenti i bashkimit pėrfundimtar tė dy qendrave, dhe pėr kėtė ai merr kėtė shembull: “Dashuria ėshtė fenomen i vėrtetė alkimik – mu sikur bashkohen hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe krijohet diēka krejt e re prej atij takimi - uji. Mund tė keni hidrogjen sa tė doni, edhe oksigjen nė sasi tė mėdha, por kur tė jeni tė etshėm, kjo nuk ka pėr t’ju ndihmuar shumė. Kur dashuria ekziston dhe kur dy qendra takohen e shkrihen njėra nė tjetrėn – krijohet kualiteti i ri alkimik, dhe mbushullimi ėshtė aty. Sikur pėrnjėherėsh e tėrė jeta tė jetė ndalur – nuk ka lėvizje. Tani ky moment i tanishėm - ėshtė i vetmi moment, dhe tani lirisht mund tė themi: “Ah, kjo ėmbėlsirė qenka kaq e shijshme!” Madje as vdekja nuk ka kurrfarė rėndėsie pėr njeriun qė ėshtė duke dashuruar”.
    Qendra, shpjegon Osho, mbetet gjithnjė e re. Ajo gjithnjė anon ka pėrsosshmėria dhe ėshtė gjithnjė e freskėt, pėrderisa periferia shkon duke e vjetėrsuar. Periferia bėhet gjithnjė e vjetėr pasi ajo i takon kohės. Ēfarėdo qė hynė nė kohė, fillon tė plakėt. Edhe njeriu - thotė Osho: “Njeriu ka lindur – kurse trupi veēse i plaket! Kur themi se fėmija ėshtė i vjetėr njė javė ditė, kjo do tė thotė se shtatė ditė pleqėri kanė depėrtuar nė fėmijėn. Fėmija i ėshtė ofruar vdekjes shtatė ditė mė afėr. Ai ka kaluar shtatė ditė vdekjeje, ai lėviz kah vdekja - dhe herėt a vonė ka pėr tė qenė i vdekur”. Pėrderisa dashuria jo! Ajo mbetet pėrherė e re pasi i takon qendrės e qendra, sipas Oshos, nuk i pėrket kohės. Njėjtė, sikurse shpirti - thotė Osho, qė mbetet pėrfundimisht i freskėt, i pėrjetshėm, pavarėsisht moshės sė njeriut, sepse edhe ai i takon qendrės. Vetėm atėherė kur njeriu arrin tė krijoj kontaktin me qendrėn, ai e zbulon dashurinė, e pėrjeton atė ndjenjė hyjnore, e cila rrezaton fuqishėm nė ēdo moment dhe pafundėsisht. Atėherė hapen qendrat dhe rrėnohen kufijtė. Asgjė - thotė Osho, pėrveē dashurisė nuk e gjen aq lehtė rrugėn deri tek hyjnorja.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Shkrim interesant!...

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Interesante...

    S'ja ka pa kush hajrin dashnis jo

  4. #4
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    hajrin jo,po dicka tjeter sja kane pa ....??

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 18-05-2013, 11:26 AM
  2. Dashuria!
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2012, 10:24 AM
  3. Dashuria
    Nga florenti1 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-04-2012, 12:12 PM
  4. Dashuria ime...TI..
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-02-2012, 02:11 PM
  5. Kur dashuria na ben keq
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 12:12 AM