Puthja, casti qe ba ben te pavdekshem


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13

    Puthja, casti qe ba ben te pavdekshem

    Receta Gatimi

    Puthja, casti qe ba ben te pavdekshem


    E kerkojme pareshtur dhe kur e arrijme, kujtimi i saj na shoqeron pergjithmone[/color]


    Puthja. Momenti kur violinat nisin tė luajnė, kur yjet ndriēojnė qiellin dhe kur pasioni pushton zemrat. Tė gjithė pa pėrjashtim, nė mėnyrėn e tyre janė pėrpjekur ta bėjnė tė pavdekshėm kėtė moment, kėtė akt kaq intim njerėzor. Shkrimtarė, poetė, piktorė, kėngėtarė, skulptorė, si nė skenė ashtu edhe nė ekran, janė munduar ta fiksojnė kėtė moment. Por, lind pyetja si duhet ta japim puthjen perfekte, meqė nesėr ėshtė ditė e shėnuar pėr tė gjithė tė dashuruarit? Si duhet tė sillemi nėse ndeshemi me dikė qė nuk ėshtė shumė i "zoti"? Si mund tė shmangim njė puthje tė padėshiruar? Thjesht ndiqni kėshillat e mėposhtme dhe me siguri qė do tė keni mė shumė besim nė vetvete ditėn e Shėn Valentinit. Kėshilla mė e rėndėsishme? Filloni me gjimnastikėn, sepse puthja ėshtė edhe njė ēėshtje muskujsh: specialistėt thonė se njė puthje e thellė pėrfshin 29 muskuj tė fytyrės, ku 17 janė vetėm pėr gjuhėn, e cila, veē tė tjerash, vė nė lėvizje 9 miligramė ujė, 0.18 lėndė tė yndyrshme, 0.45 kripėra minerale, mijėra baktere dhe miliona mikrobe. Njė puthje e shpejtė romantike mund tė djegė 2-3 kalori, ndėrsa njė puthje franceze mund tė djegė mė shumė se 5. Trupat e personave qė puthen prodhojnė njė substancė 200 herė mė tė fortė se morfina, nė kuptimin e efektit narkotik, ndaj njerėzit ndihen euforik dhe tė lumtur pas kėsaj.

    Si tė japėsh puthjen perfekte?

    Nė fakt, pėr tė dhėnė puthjen perfekte nuk ekziston asnjė rregull, apo ligj. Mjafton tė jesh nė shoqėrinė e njeriut qė do dhe do tė ndiheni mirė me njėri-tjetrin. Nga kėrkimet dhe studimet e shumta shkencore, ėshtė zbuluar se tė jesh guximtar, i vendosur dhe i kujdesshėm, janė disa nga elementet kryesore pėr tė dhėnė njė puthje tė "mirė". Njė puthje e tillė, pėrveēse e vendosur, duhet tė jetė njė surprizė e kėndshme. Puthja perfekte duhet tė jetė njėlloj sikur kėrcen tango nė Argjentinė, d.m.th. ju i dini mirė hapat qė duhet tė hidhni, por pėr to nuk ka asnjė rregull tė veēantė. Lėvizjet tuaja duhet tė plotėsojnė ato tė partnerit. Faqet duhet tė preken, shpatullat duhet tė bashkohen, buzėt tė ngjiten, gjuhėt tė ngacmohen dhe gojėt tė pėrzihen bashkė. Ju mund ta kuptoni se sa e suksesshme ka qenė puthja juaj, nėse ju e shihni partnerin qė ka humbur plotėsisht nė tė, nė kėnaqėsinė qė ajo dhuron. Pasi buzėt janė bashkuar, puthja perfekte duhet tė pėrfshijė kafshime tė ėmbla, gudulisje tė lehta, ndėrsa gjuhėt duhet tė lėvizin kundrejt gojėve tė njėri-tjetrit. Koha e lėvizjes sė tyre duhet tė jetė e ndryshme: pėr njė moment e shpejtė dhe e egėr, ndėrsa nė momentin tjetėr e qetė dhe e ngathėt. Njė puthje mund t‘iu dhurojė gjithmonė kėnaqėsi, por nuk duhet tė harroni kurrė se duhet ta ktheni atė nė ēdo kohė, aq mė mirė nėse keni afėr njeriun qė doni.

    Si tė pėrshtatemi me dikė qė nuk di tė puthė mirė?


    Ēfarė duhet tė bėni nėse puthni dikė qė nuk ka eksperiencė dhe nuk ka njohuri tė mira nė kėtė fushė? Mėnyra mė e mirė ėshtė qė ta japėsh vetė i pari njė shembull. Asnjėherė nuk duhet tė kemi turp.

    Ushtrime pėr tė qenė perfekt

    Pėr tė puthur nė mėnyrė perfekte, gjuha, buzėt dhe muskujt e fytyrės duhet tė jenė nė akordim tė plotė me njėri-tjetrin. Tamam si atletėt, performanca juaj do tė jetė mė e mirė, vetėm nėse aplikoni njė program tė vazhdueshėm trajnimi. Nė pėrgatitjet pėr ditėn e Shėn Valentinit, pėrpiquni tė provoni ushtrimin e mėposhtėm, i krijuar posaēėrisht pėr t‘i bėrė buzėt dhe muskujt facialė mė tė zhdėrvjellėt.


    Forcimi i buzėve


    Rrudhosini dhe ērrudhosini buzėt. Pėrsėrite kėtė ushtrim rreth 20 herė. Nėse nuk keni durim, 5 herė ėshtė e domosdoshme.

    Muskujt e fytyrės

    Buzėqesh, mos buzėqesh, ngrysu, mos u ngrys, ngrysu sėrish, pastaj buzėqesh direkt. Ėshtė paksa e komplikuar, por pėr tė dhėnė efekte pozitive ėshtė e rėndėsishme qė ky ushtrim tė bėhet sipas kėtij rregulli. Pėrsėrite rreth 50 herė.

    Goja

    Rrudhosini buzėt dhe bėni "mmmmm", nė mėnyrė qė tė ndjeni njė dridhje tė lehtė. Ky ushtrim e bėn gjakun tė pėrqendrohet te buzėt, duke i bėrė ato shumė tė ndjeshme. Kjo duhet bėrė jo mė shumė se dy minuta. Pasi ta praktikoni kėtė ushtrim, bėni gargarė me ujė tė ngrohtė dhe lajini mirė dhėmbėt.

    Puthjet nėpėr botė


    A ėshtė puthja gjuha universale e dashurisė? A janė puthjet njėlloj? Pėrgjigjja ėshtė jo, nėse dilni me ndonjė eskimez, ose polinezian, qė "puthjen" e japin duke fėrkuar majat e hundėve. Nė ndryshim nga ajo qė besohet nė pėrgjithėsi pėr puthjen e eskimezėve, ata nuk bashkojnė thjesht majat e hundėve. Ata i hapin pak buzėt, pėrpara se tė bashkojnė majat e hundėve. Dhe nė kėtė moment tė shkurtėr mbushen me frymė. Nė kohėn kur bashkojnė majat e hundėve (qė ėshtė nė fakt puthja e tyre), ata lėshojnė ajrin qė sapo thithėn, nė drejtim tė njėri-tjetrit. Dhe arrihet kėshtu njė shkėmbim i frymės, qė vijon edhe gjatė kohės kur hundėt e tyre prekin faqet e njėri-tjetrit, pasi janė nė pėrfundim tė puthjes eskimeze. Njė puthje eskimeze zgjat njė deri nė dy minuta. Sipas njė vėzhgimi tė kohėve tė fundit, japonezėt puthin mė pak se njerėzit e tjerė nė botė. Ashtu si japonezėt, edhe indianėt nuk pėlqejnė tė puthen nė publik. Deri pak kohė mė parė, tė puthurit nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn Sub-sahariane konsiderohej plotėsisht si diēka qė nuk ka lidhje me seksin. Antropologėt kanė deklaruar se disa fise finlandeze e konsiderojnė atė si diēka tė turpshme, ndėrsa kinezėt shohin te puthja gojė mė gojė njė pamje tronditėse. Ėshtė vlerėsuar se dhjetė pėr qind e popullsisė nė botė nuk i atribuojnė puthjes asnjė lloj rėndėsie. Mendohet se duhet tė ketė arsye tė tjera, pėrveē atyre kulturore, se pėrse njerėzit e njė race tė caktuar nuk i praktikojnė puthjet. Kjo nuk mund t‘u kėrkohet njerėzve qė ushqehen me yndyra dhe dhjamė balene, tė cilėt jetojnė nė klimėn e Arktikut, ku buzėt e lagura tė ngjitura sė bashku mund tė ngrijnė. E rėndėsishme ėshtė tė mbani mend se sido qė tė puthni, nė Francė ajo gjithmonė mund tė quhet puthje franceze, pavarėsisht nėse bėhet me gjuhė, apo jo. Sipas statistikave, njė grua amerikane mund tė ketė puthur deri nė 100 meshkuj para martese, ndėrkohė qė Amerika ėshtė vendi ku njerėzit duhet tė sigurohen mirė para se tė shkėmbejnė njė puthje. Aty duhet tė jesh i sigurt pėr ēdo hap qė ndėrmerr. A mund tė ta prek dorėn? A mund tė t‘i ledhatoj faqet? Mund t‘i prek buzėt e tua me tė miat? Ėshtė mirė qė marrėveshja tė jetė e shkruar, sepse amerikanėt shpesh janė tė dhunshėm, madje disa mbajnė edhe armė me vete. Nė Skoci, tė gjithė duhet tė ruheni nga e ashtuquajtura "Glasgow Kiss". Nuk ėshtė aq romantike sa duket, duke qenė se pėrfshin goditjen me kokė. Shumė burra italianė kanė perfeksionuar njė teknikė tė mrekullueshme puthjeje. Ata janė tė aftė ta shohin partneren e tyre nė sy e nė tė njėjtėn kohė t‘i hedhin sytė nga gjoksi i kameriereve.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    informacjon i mir

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Flm per informacionin Enkelejda_24.

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e rrezarta
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    21
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    informacionnn teper i mir hmmmmm......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A provoni gjithcka qe ju ofron casti...
    Nga kledii nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2012, 11:24 AM
  2. Puthja e tij....
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2012, 08:42 AM
  3. Puthja
    Nga Erdi nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2011, 12:06 AM
  4. Puthja nėn vetėtimė
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 02:06 PM
  5. Puthja, casti qe ba ben te pavdekshem
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 11:49 AM