Paramendo veten se e ke blerė njė makinė tė pėrdorur dhe pas njė kohe nė njėrėn nga ulėset e saj poshtė ke gjetur njė pjesė ari mjaftė tė shtrenjtė, vlera e sė cilės tejkalon edhe ēmimin e vetė makinės.

Apo, paramendo veten se ke blerė njė shtėpi dhe derisa ishte duke u marrė me disa punė pėr tė rregulluar atė, nė njė qosh tė fshehur tė shtėpisė ke gjetur njė sasi tė hollash apo edhe disa gurė tė ēmuar me vlerė tė madhe.

A do tė bėheshe aq modest ndaj vetes dhe ta kėrkoje pronarin e tyre e t’ia ktheje?

Apo do ta konsideroje pasuri tė fituar nga ti, pasi pronari nga i cili ke blerė makinėn ose shtėpinė nuk di gjė pėr to. Do tė ishte lehtė ta arsyetoje veten, posaēėrisht me argumentin logjik se po ti takonte kjo pasuri pronarit, atėherė ai nuk do ta harronte. Kush do tė harronte njė pasuri kaq tė madhe dhe nuk do ta kėrkonte nėse e humb...

Para se tė lė tė gjykosh vetė nė kėtė situatė tė shkojmė dhe tė shohim njė ndodhi pėr tė cilėn tregon Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) e tė shohim dallimin e madh ndėrmjet atij qė ka ambicie tė pėrgatitet pėr kėtė botė dhe ndėrmjet atij qė pėrkujdeset tė parapėrgatitet duke grumbulluar zahire qė do t`i nevojiten pas shkuarjes nga kjo botė.

Buhariu dhe Muslimi shėnojnė nga Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Muhamedi (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Me njė rast njė njeri bleu nga njė tjetėr njė shtėpi. Ai i cili bleu shtėpinė gjeti njė qyp me lira nė kėtė shtėpi. Ky shkoi te pronari nga i cili e kishte blerė shtėpinė dhe i tha: ‘Merre arin tėnd, pasi unė nga ti kam blerė shtėpinė dhe jo arin.’ Por, pronari i cili ia kishte shitur shtėpinė dhe tokėn nuk e pranoi dhe i tha: ‘Unė ta kam shitur tokėn dhe atė ēfarė ka nė tė’. Nga ky mospajtim u detyruan tė kėrkojnė zgjidhje te njė person tjetėr. Ai, para se tė gjykojė, i pyeti se a keni fėmijė? Njėri u pėrgjigj se kishte njė djalė, kurse tjetri kishte njė vajzė. Ai u propozoi qė djalin ta martojnė me vajzėn dhe kjo pasuri tė jetė pėr ata dy sė bashku.”

Secili nga kėta tė dy nuk e kanė marrė arin pėr vete nga devotshmėria dhe frika qė kishin qė tė mos depėrtojė pasuri haram nė shtėpitė e tyre, ose, sė paku, pasuri qė ishte e dyshimtė. Prandaj edhe nga kjo rezultoi besnikėria e ndėrsjellė qė t`i bashkojnė fėmijėt e tyre nė njė familje tė ndershme nga prindėr tė ndershėm. Padyshim qė edhe pasardhėsit e kėsaj familjeje do tė jenė tė ndershėm dhe tė mirė.

Kėshtu vepruan ata, qė zemrat e tyre i kishin tė pastra, tė sinqerta, kurse po tė na ndodhte kjo neve, si do tė vepronim, kur zemrat na janė pėrlyer me tė kėqija, lakmi, epshe tė pangopura, lusim Allahun e Lartėsuar tė mos na sprovojė me ndonjė gjė qė nuk do tė ishim nė gjendje ta pėrballim si duhet...!