Prishtinė, 26 korrik - Kik-boksieri nga Kosova, Tahir Menxhiqi, tė shtunėn nė mbrėmje nė Prishtinė e ka mposhtur me ndėrprerje nė rundin e dytė boshnjakun Vedad Mulaomeroviq, pėr ta marrė titullin e kampionit tė botės nė versionin WKA pėr kategorinė 70 kilogramė.
Menxhiqi ishte shumė mė i mirė se rivali, duke i kėnaqur mbi 1000 adhurues tė tubuar nė Qendrėn e Sportit dhe tė Rinisė nė Prishtinė. “Isha mė i mirė se rivali nė ēdo aspekt dhe me meritė u bėra kampion bote”, tha Menxhiqi, tė cilit brezin e kampionit botėror ia dorėzoi Klaus Nonemaher, kryetar i Federatės Botėrore tė Kik-Boksit, dhe Fatmir Makolli, kryetar i Federatės sė Kik-Boksit tė Kosovės.
Para duelit tė Menxhiqit, u ballafaquan kikboksierėt e pėrfaqėsueses sė Kosovės me ata tė Hungarisė. Nė kategorinė 60 kg, Ilir Menxhiqi e mundi 3:0 Roland Doshkosin, ndėrsa nė atė 65 kg Egzon Ahmeti ngadhėnjeu 2:1 ndaj Molnar Zoltit, kurse Armend Shala (75 kg) e mposhti nė rundin e parė Gjimant Gabolin, ndėrkaq Faton Xhakli nė rundin e tretė e detyroi rivalin e tij, Janosh Bonifert, ta ndėrpriste meēin.