Imazhi i tij prej nje djali shume serioz ne publik tashme eshte harruar. Por jo se eshte bere nje djale i keq, thjesht me trendy dhe i shperfillur me femrat. Keshtu qe Arber Qepani, fituesin e ‘‘Big Brother 1’‘, nese nuk e sheh vetem do ta shohesh me nje femer, e nese nuk e shikon me nje femer, mund ta shohesh dhe me dy ne te njejten kohe. I angazhuar me projektin ‘‘Ndryshimi fillon nga ty’‘, natyrisht qe ka kohe edhe per te shijuar kete vere te nxehte dhe pse jo ne shoqerine e femrave te bukura. Por kesaj here i ka kaluar te gjitha parashikimet, ndersa ka provuar te flirtoje brenda nje nate me dy motra. Te paren e njohim, eshte Jonida e BB1, me te cilen u perfol disa muaj me pare per nje lidhje intime te krijuar mes tyre, ndersa tjetra eshte dhe ajo nje vajze shume simpatike dhe eshte pikerisht motra e saj me e vogel. Siq e shihni ne foto ajo eshte varianti biond i Jonides brune. Arbri i cili ne fillim ka qene ne nje tavoline me kunatin e tij, Gerti Bogdani dhe motren, eshte shkeputur nga ata dhe duke pire pak alkool, ka vazhduar me perfomanca dhe sjellje shume te quditshme, por gjithsesi interesante me te dyja motrat njekohesisht. Ata te tre kane qene te ftuar ne ditelindjen e Visit te ‘‘Big Brother’‘, ne ‘‘Mai Tai’‘ dhe me kalimin e oreve jane argetuar ne kete menyre, jo shume te zakonte. Ne fillim u duk sikur e kishte me Joniden, pastaj me te motren dhe ne fund fare u pa se e kishte pasur me te dyja. Pra, mesa shohim ne foto duket se i pelqejne te dyja, ndersa se si eshte e verteta ate e di vetem ai. Gjithashtu, nga fotot duket se te dyja motrat simpatike, jane te dhena dhe afeksionuara pas Arbrit dhe madje shume skena jane nxitur nga ato vete. Gjithsesi, duket se ia kane kaluar mire, ndersa nuk e dime se si do sillet e dashura e tij nese do t’i shohe keto foto te publikuara