Facebook para disa ditėsh ka filluar testimin e versionit mė tė lehtė tė tij tė dedikuar pėr pėrdoruesit tė cilėt kanė lidhje mė tė ngadalshme nė internet. Versioni mė i lehtė i Facebook, e emėruar Facebook Lite, aktualisht ėshtė duke u testuar nė Indi.
Facebook Lite paraqet versionin e Facebookut nga i cili janė larguar detaje tė shumta grafike e si rezultat i kėsaj shumė aplikacione lexohen shumė mė shpejt sesa nė atė standard.

"Facebook Lite ėshtė version mė i thjeshtė dhe mė shpejt i lexueshėm i cili u mundėson pėrdoruesve tė lėnė komente, tė pranojnė kėrkesa pėr miqėsi, tė shkruajnė nėpėr muret e tjerėve dhe tė shohin fotografitė, statuset dhe vėrejtjet", ėshtė njoftuar nga Facebook.

"Aktualisht jemi duke e testuar Facebook Lite nė vendet nė tė cilat njė numėr i madh i pėrdoruesve vijnė pėr herė tė parė dhe kėrkojnė pėrvojė mė tė lehtė me kėtė", theksohet nė deklaratėn e kėtij rrjeti tė popullarizuar online.