Tomatina, beteja tradicionale me domate nė qytetėn spanjoll Bunol, tė mėrkurėn ka arritur tė bėj bashkė mbi 40.000 njerėz.
Gjatė 64 viteve tė fundit, ēdo tė mėrkure tė fundit tė muajit gusht, hedhja e njerėzve me njėri-tjetrin me domate ėshtė gjė e rėndomtė nė qytezėn nė lindje tė Spanjės, derisa nė betejė marrin pjesė edhe turistėt e shumė vendeve tė botės si Japonia, Australia, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Franca e Gjermania.

Pjesėmarrėsit e Tomatinas sė sivjetme kanė pasur nė dispozicion 100 tonė tė domateve tė pjekura tė cilėt me kamionė janė sjellė deri nė sheshin kryesor tė qytezės.



Gjatė betejės e cila ka zgjatur rreth njė orė, nėpėr rrugėt e Bunolit ka vėrshuar lėngu i domateve. Mė pas, pjesėmarrėsit janė pastruar nė lumin e afėrm, pėrderisa autoritetet lokale pėr kėtė qėllim kishin vendosur edhe qindra dushe publike.

Mė pas qyteza pėr mė pak se gjysmė orė ėshtė pastruar, derisa nė tė kanė ndihmuar edhe banorėt e saj. Pėr dallim nga vitet e mėhershme, raportohet se kėtė vit nuk ėshtė lėnduar asnjė pjesėmarrės.