Policia greke arrestoi mėngjėsin e sė premtes tė shumėkėrkuarin e drejtėsisė shqiptare, Arben Kendezi.
Aksioni i policisė greke u krye nė vendin e quajtur Lutraqi, 70 kilometra nė veri-perėndim tė Athines, ku ai jetonte 10 vitet e fundit qė ndodhej nė arrati.

Burime pranė policisė sė Lutraqit thanė se Kendezi po hetohej pėr trafik tė lėndėve narkotike. Prej kontrolleve tė bėra nė banesėn e tij nuk u gjet asnjė material kompromentues qė ta vėrtetonte kėtė akuzė.

Por pikėrisht fotot e tij me armė nė dorė gjate trazirave tė viteve 1997 dhe tete gėzhoja kallashnikovi tė pėrdorura shtuan dyshimet e agjentėve tė policisė.

Prej verifikimit tė shėnjave tė gishtave ata munden tė zbulojnė identitetin e tij tė vėrtetė. Arben Kendezi njihet si njė ndėr tė fortėt e Sarandės gjatė viteve 1997-1998.

Ai ėshtė dėnuar nga drejtėsia shqiptare me 6 vite burg pėr grabitjen me armė tė bankės sė Sarandės.