Brenda Bashkimit Evropian momentalisht nuk ka disponim pozitiv pėr zgjerimin e BE-sė, konsideron koordinatori i Iniciativės pėr Bashkėpunim nė Evropėn Juglindore, Erhard Busek.
Busek, nė njė intervistė pėr “Veēernje Novosti”, ka thėnė se nuk ėshtė momenti qė tė parashihet tempi i integrimeve pėr shtetet e rajonit tė Ballkanit Perėndimor.

I pyetur se cilat janė arsyet kryesore pse Brukseli heziton me pranimin e anėtarėve tė rinj, Busek ka thėnė se, para se gjithash ėshtė forcimi i tė djathtės nė zgjedhjet e fundit pėr Parlamentin Evropian, si dhe fati i panjohur i Marrėveshjes sė Lisbonės.

Busek mendon se kriza ekonomike ėshtė mė shumė arsyetim se sa frenim real pėr zgjerimin e BE-sė. Ai po ashtu ėshtė i mendimin se, “nuk ka shanse qė Holanda tė zbusė qėndrimin e saj ndaj Serbisė pa arrestimin e Ratko Mlladiqit dhe dorėzimit tė tij nė Hagė”.

“Nė kėtė moment, holandezėt kanė qėndrim mė tė ‘fortė’ se kurrė mė parė ndaj kėsaj ēėshtjeje”, ka thėnė Busek.