Sipas drejtuesve tė portit, gjatė dy ditėve tė fundit kanė udhėtuar drejt Italisė me tragetet e linjės Vlorė-Brindizi mbi 4.000 emigrantė dhe afro 1.000 automjete.
Si rezultat i masave gjatė kėtyre ditėve janė shmangur radhėt e gjata, duke krijuar kushte normale pėr imbarkimin e udhėtarėve nė tragete.

Pak ditė mė parė, pas disa problemeve qė u krijuan nė mjediset e portit pėr shkak tė pranisė sė njė numri tė madh udhėtarėsh mbi kapacitetet e trageteve, policia nisi njė hetim ndaj agjencive tė udhėtimit, tė cilat dyshohet se kanė prerė bileta mė shumė se parashikimi, duke i ngarkuar ato me akuzėn e "vjedhjes pėrmes mashtrimit".

Gjatė kėtij viti nė kėtė port kanė lėvizur 66 mijė udhėtarė, ose 10 pėr qind mė shumė se e njėjta periudhė e vitit qė shkoi.