Firmoset pakti, Meta zv/kryeminister e minister i Jashtem


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Firmoset pakti, Meta zv/kryeminister e minister i Jashtem

    Receta Gatimi



    Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim firmosen sot marreveshjen e koalicionit te bashkeqeverisjes per kater vitet e ardhshme.

    Pas firmosjes nga ana e dy kryetareve te partive, Berisha njoftoi se Zoti Meta pervec postit te zevendeskryeministrit do te kete edhe detyren e ministrit te Jashtem.

    “Edhe Ministria e Shendetesise dhe ajo e Ekonomise do te drejtohen nga perfaqesues te LSI-se. Nje prej nenkryetareve te kuvendit do te jete nga pala e LSI-se, si dhe 20 perqind e niveleve te tjera te qeverisjes do te jene ne drejtim te saj”, u shpreh Berisha.
    Sipas Berishes, domethenia e koalicionit eshte suksesi ne zgjedhjet e ardhshme te 2011, si dhe bashkepunimi afatgjate per zgjedhjet e 2013.

    Gjate sqarimit te tij para mediave, kryeministri i ardhshem, Berisha u zotua per ndryshim te kodit zgjedhor me qellim qe perzgjedhja ne te ardhmen te jete gjitheperfshirese.

    “Interesi yne i perbashket eshte krijimi i nje qeverie per te cuar vendin drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Berisha.
    Kreu i PD-se i pyetur se cili do te jete kriteri i perfaqesimit te aleateve te djathte ne kabinet u pergjigj se bashkeqeverisja do te bazohet ne sasine e votave te marra ne zgjedhje.
    Berisha: Respektoj vendimet e PS

    Kreu i PD-se Berisha u shpreh i gatshem per bashkepunim me opoziten, nderkohe qe respekton cdo vendim te saj lidhur me pjesemarrjen ne kuvend.
    "Konstatoj qe zoti Rama po shfaq shenja, sipas te cilave do te perdore bojkotin per qellime personale. Ai mendon se ne kete menyre do te garantoje me shume vota ne garen per kryetar te PS-se. Gjithesesi une respektoj cdo vendim te marre prej tij", u shpreh Berisha.

    Meta: Rama nuk ka perse ankohet

    Kryetari i LSI-se Ilir Meta shpreh keqardhjen per rrugen e erret ne te cilen po ecen Partia Socialiste, e cila po pengon progresin e kesaj force politike.

    "Nuk i takon Rames qe te ankohet per zgjedhjet, kur ai vete diktoi reformen zgjedhore dhe ka qene pjese e administrimit te zgjedhjeve po aq sa edhe Partia Demokratike", u shpreh Meta.

    Sipas tij, Rama nuk ka shfaqur ankesa ne diten e zgjedhjeve dhe as ditet e tjera pas 28 qershorit, kur ftoi kreun e LSI-se te behej kryeminister ne kembim te marrjes se mandateve te kesaj force politike.



  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    ca paska qene ky iliri kshu , shum servil , e qe thonte ne fillim qe bashkpunimin po e bej per te mire te vendit dhe jo per interesa personale , e tani ka zene keto vende qeverisjeje , shum i pafytyr

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e zhejoti
    Anėtarėsimi
    Jul 2009
    Postime
    25
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    te shohim cfare do na gatuajne

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Mire e tha xhejoti, te shofin ca do na bejne!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pc nuk me njeh nje HD te jashtem me USB
    Nga vangeli nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-02-2011, 11:48 PM
  2. Armor A80 - disk i jashtėm rezistues
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 10:29 AM
  3. Si tė instalosh njė harddisk tė jashtėm nė kompjuter
    Nga Kliton nė forum Tutoriale me Video
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2009, 10:21 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-10-2009, 07:28 PM
  5. Zoti Kryeminister
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 06:58 AM