Thuajse 40% tė rasteve tė kancerit tė gjirit mund tė parandalohen duke mbajtur peshėn e shėndetshme trupore, duke zvogėluar konsumimin e alkoolit, me anė tė gjidhėnies dhe me shtimin e aktivitetit fizik, njoftojnė shkencėtarėt amerikanė.
Njoftimi i publikuar nga Instituti amerikan pėr hulumtime tė kancerit, bazohet nė analizėn e rezultateve tė 81 studimeve tė mėparshme.

Nė bazė tė rekomandimeve, aktiviteti i pėrditshėm trupor duhet tė zgjasė sė paku 30 minuta, ndėrsa gjatė ditės mė sė shumti mund tė konsumohet njė njėsi alkool (njė shishe birre pėrmban njė njėsi alkool, njė gotė verė pėrmban dy njėsi alkool...).

Llogaritet se nga kanceri i gjirit nė mbarė botėn vdesin 400.000 femra nė vit.

Shkencėtarėt thonė se te njė numėr i madh i kėtyre rasteve sėmundja ėshtė pasojė e trashėgimisė gjenetike, ndėrsa nė kėto raste stili jetėsor nuk mund ta zvogėlojė rrezikun pėr shfaqjen e kancerit.