Tė paktėn 20 persona janė shoqėruar nė komisiariatin e Fierit, pėr t’u pyetur pėr vrasjen e deputetit socialiste Fatmir Xhindi, mbrėmjen e 2 majit tė kėtij viti. Prokuroria ka urdhėruar shoqėrimi e kėtyre personave qė kanė lėvizur atė natė nė qytezėn e Roskovecit, e midis tyre dyshohet se ėshtė edhe vrasėsi.
Megjithatė, ende nuk ėshtė zbuluar autori i krimit, qė vijon tė mbetet misterioz. Prokuroria thotė se moslėnia e gjurmėve nė vendngjarje, si dhe lėvizjet e autorėve, kanė bėrė tė dyshohet se vrasja ėshtė mafioze. Kompanitė celulare nga ana tjetėr i kanė ofruar Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda informacionet pėr lėvizjen e personave gjatė asaj nate.

Gjithsesi, asnjė informacion nuk tė ēon tek autorėt e krimit. Ēdokush mund tė jetė banor ose mysafir nė kėtė qytezė, por prokuroria thotė se mospasja e provave tė tjera i ka detyruar qė tė verifikojnė ēdo detaj tė mundshėm. Deri nė kėtė moment, dosja ėshtė e tejmbushur me prova dhe dėshmi tė familjareve dhe personave tė tjerė qė mund tė ndihmojnė hetimin, por pa nxjerrė ndonje gjė nė dritė.

Nė tetė fashikujt e prokurorisė nuk ka as mė tė voglin dyshim pėr faktin se pėrse u ekzekutua deputeti socialist Fatmir Xhindi. Prokuroria thotė se janė verifikuar detajet mė tė vogla pėr vrasjen e deputetit. Tre janė pistat kryesore ku pėrqendrohen hetimet: Fatmir Xhindi, mund tė jetė vrarė pėr shkak tė detyrės; pėr njė konflikt tė vjetėr nė vitin 1997; dhe pėr shkak se ka influencuar nė njė vendim gjyqėsor.