Asnjė rrezik pėr shtyrjen e shkollės pėr shkak tė gripit tė derrit. Lajmi ėshtė dhėnė sot gjatė njė seminari trajnues organizuar nga instituti i Shėndetit Publik me mjekėt e shkollave, gjatė tė cilit u theksua se pritet tė mbėrrijė kontingjenti i vaksinave tė nevojshme kundėr virusit A/H1N1.
"Kemi negociuar me kompani pėr marrjen e vaksinave dhe pėr kėtė themi se nuk do tė ketė rrezik nė lidhje me sėmundjen e gripit tė derrit", deklaroi Gazmend Bejtja, specialist i ISHP-sė, pranė ministrisė sė Shėndetėsisė.

Sipas tij, pritet tė mbėrrijnė nė vend rreth 1 milionė vaksina, me tė cilat parashikohet tė mbulohet vaksinimi i rreth njė tė tretės sė popullatės. Ndėrkohė qė fondi i vėnė nė dispozicion pėr blerjen e vaksinave ėshtė 3 milionė dollarė.

"Vaksinimi luan rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e popullatės, jemi nė negociata pėr tė sjellė vaksina nė kohėn mė tė shpejtė tė mundshme", tha ai.