Zani Ēaushi pėr 10 orė i lirė nė Vlorė. Kishte tė atin sėmurė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    16

    Zani Ēaushi pėr 10 orė i lirė nė Vlorė. Kishte tė atin sėmurė

    Receta Gatimi




    Nėn masa tė rrepta sigurie, Myrteza Ēaushi, i njohur si “i forti” Ēoles ka udhėtuar sėrish drejt qytetit tė Vlorės. I dėnuari me burgim tė pėrjetshėm ėshtė lejuar tė vizitojė tė atin, i cili ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve, tė cilat saktėsuan se Myrteza Ēaushit i ėshtė dhėnė e drejta tė shkojė pranė familjes sė tij pėr dhjetė orė.
    Kreu i burgut tė sigurisė sė lartė Burrel, Shkėlqim Gjecuka, citon Gazeta Shqiptare tha se “gjatė shoqėrimit nuk u shėnua asnjė incident”. Kjo ėshtė hera e dytė qė i cilėsuari si njė prej tė dėnuarve VIP ėshtė lejuar tė lėrė qelinė dhe tė “fitojė” lirinė pėr dhjetė orė.

    I forti i Ēoles ka shkelur nė shtėpinė e tij nė mesditė dhe ka qėndruar me babanė e sėmurė pėr njė orė. I gjithė itinerari ėshtė mbajtur nė sekret tė plotė pėr tė shmangur ēdo incident tė mundshėm. Nė orėn 20:00 tė mbrėmjes i dėnuari pėrjetė ka zėnė vend sėrish nė qelinė e tij, ku ndodhet prej dhjetė vitesh.

    Nė gusht tė vitit 2008, Myrteza Ēaushi u shoqėrua pėr nė Vlorė pėr t’i dhėnė lamtumirėn motrės sė tij Natashės, e cila ndėrroi jetė nga njė sėmundje e rėndė.

    Myrteza Ēaushi njihet si njė prej kapobandave qė veproi nė qytetin bregdetar gjatė vitit 1997. Banda kriminale e drejtuar prej tij akuzohet pėr dhjetėra krime makabre. I forti i Vlorės u arrestua nė vitin 1998, pasi dyshohej pėr disa krime tė rėnda. Mė 22 mars 1999 u lirua nė sallėn e gjyqit, pasi u cilėsua fajtor vetėm pėr armėmbajtje pa leje. Akuzat fillestare ishin pėr krijim bandash tė armatosura, pengmarrje, vrasje me paramendim, etj.

    Nė shtator 1999, pas njė incidenti me armė nė fshatin Mifol Myrteza Ēaushi pėrfundon nė qeli, ku dėnohet me burgim tė pėrjetshėm pėr ngjarjen e 7 korrikut tė po kėtij viti. Nė kėtė vrasje mbetėn viktima Rovert Shehu dhe daja i tij, Luan Bedini si dhe krahu i djathtė i Zanit, Afrim Rami.

    Njė vit mė parė u dėnua me 18 vjet heqje lirie pėr vrasjen e Bernard Duēkės, Niko Borakut dhe vėllezėrve Neritan e Edmond Dednika, si dhe rrėmbimin e Artur Gjoshit, Pėllumb Petritit, Foto Kolės dhe Sokol Kamberit.

    Gjatė pėrplasjes me bandat e armatosura Zani Ēaushi ka humbur tre vėllezėrit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    Nga ana njerezore te vjen keq per nje familje qe , ka 4 femije te vdekur dhe 1 femije ne burg te perjetshem, e nje baba qe dergjet ne shtrat. Perseri kur mendon se sa familje ka bere te jene te deshperuar ky njeri te vjen keq per keta te fundit.
    Ndjenjat per fat te keq apo per fat te mire nuk jane ligj qe te thone se cduhet bere.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-01-2013, 06:26 PM
  2. Nė 2050-tėn, trefish mė shumė tė sėmurė mendor
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 12:15 PM
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 10:23 AM
  4. Vlore, i riu vret te atin dhe kusheririn
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 06:51 PM
  5. Zihet me te atin, vetehelmohet adoleshentja
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 11:55 AM