Bota kėrcėnohet nga njė tjetėr virus vdekjeprurės i zbuluar nė Afrikėn e Jugut.
Rastet e para janė vėnė re nė Afrikėn e Jugut, ku disa prej tė prekurve kanė kaluar temperatura tė larta dhe mė pas kanė ndėrruar jetė. Njeriu i parė i prekur nga virusi i mistershėm ishte njė grua qė punonte me guidat turistike nė Zambia.
Nė shtator tė vitit 2008 ajo u transportua nė spitalin e Johanesburgut ku gjendja e saj u rėndua pas disa orėsh. Kėtė e bėrė tė ditur doktori Nivesh Seėlall gjatė konferencės sė pėrvitshme pėr agjentėt antimikrobike nė San Francisco.
Gruaja nė fjalė vdiq por edhe tre pacientė tė tjerė qė ndodheshin nė kėtė spital kanė ndėrruar jetė. Ndėrkohe, infermierja qė e kuroi ka arritur tė shpėtojė pėr mrekulli pas ndėrhyrjes me kohė tė mjekėve. Virusi i pagėzuar me emrin Lujo ka si simptoma tė para, dridhje, dhimbje muskujsh e diarre.
Rruga me tė cilėn transmetohet ky virus nuk ėshtė zbuluar ende por mendohet se ėshtė e njėjtė me atė tė gripit tė derrave.