Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme i Shqipėrisė, Ilir Meta, priti nė njė takim ambasadorin e Italisė nė Tiranė, Saba D’Elia, ku temat kryesore ishin marrėdhėniet dypalėshe dhe integrimi evropian i Shqipėrisė.
“Italia ka qenė dhe mbetet partneri kryesor strategjik politik dhe ekonomik i Shqipėrisė, si dhe njė mbėshtetėse pa ekuivok e pėrpjekjeve integruese tė vendit tonė nė strukturat evropiane dhe euroatlantike”, tha Meta. Ai shtoi se “pėr vetė historinė dhe raportet tradicionale mes popujve tanė, afrimitetin gjeografik dhe afinitetet kulturore mes tyre, marrėdhėniet me Italinė janė tė natyrshme e parėsore”.

Nga ana e tij, Ambasadori D`Elia ka siguruar se “Italia do tė vazhdojė tė jetė avokate e Shqipėrisė nė pėrpjekjet e saj integruese nė Bashkimin Evropian dhe do tė luajė rolin e veēantė si promotore kryesore dhe mbėshtetėse, nė strukturat e larta evropiane, si pėr procesin e liberalizimit tė vizave ashtu dhe pėr aplikimin pėr anėtarėsi tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian”