Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha zhvilloi tė enjten njė vizitė nė Qendrėn e Personalizimit tė Kartave tė Identitetit dhe Pasaportave Biometrike.
Duke vlerėsuar faktin se brenda njė periudhe tė shkurtėr qė nga fillimi i procesit numėrohen afro 220 mijė aplikime pėr pasaporta biometrike, 208 mijė prej tė cilave tashmė janė prodhuar, ministri Basha u shpreh se shpejtėsia e kėtij procesi ėshtė mė e larta ndėr vendet e rajonit.

“Nuk duhet tė ketė asnjė dyshim se me kėtė ritėm, ndoshta deri nė tremujorin e parė tė vitit tjetėr, Shqipėria do tė ketė numrin mė tė madh tė pasaportave biometrike pėr frymė tė lėshuara nė rajon, duke tejkaluar edhe Maqedoninė qė deri mė tani ėshtė e para nė kėtė proces. Kjo ėshtė njė dėshmi e qartė e suksesit tė qeverisė shqiptare pėr tė realizuar kėtė kusht themelor pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė nė tė gjithė vendet e Evropės”, deklaroi Basha.

Ministri i Brendshėm u bėri thirrje ndėrkohė tė gjithė qytetarėve shqiptarė tė aplikojnė sa mė parė pėr pasaportė biometrike. “Investimi nė njė pasaportė biometrike ėshtė investimi mė i sigurt pėr lėvizjen pa viza individualisht si dhe pėr tė gjithė bashkėqytetarėt shqiptarė. Sa mė shpejt tė aplikojnė pėr pasaportat biometrike, aq mė e afėrt do tė jetė dita kur shqiptarėt do tė lėvizin pa viza nė tė gjitha vendet e Evropės”, tha mė tej kreu i rendit.

Ministri Basha deklaroi gjithashtu se sipas udhėzimeve tė kryeministrit Berisha, Ministria e Brendshme po punon pėr konsolidimin edhe mė tej tė kėtij procesi me shtrirjen e tij edhe nė pėrfaqėsitė tona diplomatike nė vendet ku emigracioni shqiptar ėshtė mė i konsiderueshėm, pėr t’i ardhur nė ndihmė edhe qytetarėve shqiptarė qė punojnė e jetojnė jashtė vendit.

Ministri Basha theksoi se Ministria e Brendshme po plotėson hap pas hapi tė gjithė detyrimet e saj pėr pėrfitimin e liberalizimit tė vizave me BE. Nė kėtė kuadėr po instalohen teknologjia dhe programet mė tė fundit pėr kufirin dhe policinė kriminale, tė cilat komunikojnė online me Gjendjen Civile, duke i ofruar Shqipėrisė sisteme tė integruara nga mė modernet nė Evropė.