Pėr shkak tė luftės me Izraelin, nė kopshtin zoologjik nė Rripin e Gazės kanė pėsuar edhe shumė kafshė tė pafajshme.
Duke mos pasur si tė furnizohen me kafshė tjera tė egra pėr shkak tė embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinė nė Rripin e Gazės ėshtė kujtuar pėr njė mėnyrė se si do t’i gjej zebrat dhe t’i bėj tė lumtur vizitorėt – disa gomarė i kanė qethur pjesėrisht dhe i kanė ngjyrosur nė shirita zi e bardhė.

"Kemi dashur t’i bėjmė tė lumtur fėmijėt tė cilėt janė vizitorė tė rregullt tė kopshtit tonė zoologjik", ka thėnė drejtori i kopshtit Imad Kasem.

Kasem ka thėnė se deri nė dimrin e kaluar, kur edhe ka filluar lufta nė mes tė militantėve izraelitė e palestinezė, nė kopshtin zoologjik ka pasur shumė kafshė tė ndryshme, nga tė cilat shumica janė kontrabanduar nėpėr kanale nėntokėsore nė mes tė Gazės dhe Egjiptit.

Lufta i ka shkaktuar dėme tė mėdha kopshtit zoologjik, prandaj si pasojė e granatimit izraelit tė Rripit tė Gazės kanė pėsuar edhe shumė kafshė.

Nga 200 sa kanė qenė tani kanė mbetur vetėm 30. Vazhdimi i bllokadės sė Gazės ka rezultuar me pamundėsinė e blerjes sė kafshėve tė reja, prandaj drejtoria ėshtė dashur tė zgjidh kėtė problem disi.

Drejtori Kasem me krenari thotė se “askush” nuk e vėren dallimin dhe nuk e di se nė kafaze janė “gomarėt me shirita”, nė vend tė zebrave tė vėrteta.