Vetėm katėr muaj pas fillimit tė supozimeve se General Motors (GM) do ta shes Hummerin tek prodhuesi kinez i motorėve industrial “Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery”, marrėveshja ėshtė arritur edhe zyrtarisht.
Sipas draftit tė marrėveshjes, prodhuesi kinez do tė merr pėrsipėr 80 pėr qind tė aksioneve nė Hummer, derisa 20 pėr qind do t’i takojnė investitorit privat Suolang Duojiu.

Edhe pse amerikanėt nuk kanė qenė tė gatshėm tė zbulojnė sa para kanė marrė pėr Hummer, burimet jozyrtare pohojnė se bėhet fjalė pėr njė shumė prej 150 milionė dollarėsh. Sipas marrėveshjes, kinezėt do tė vazhdojnė tė prodhojnė automjetet e mėdha sportive nė fabrikat e GM nė Shreveport e Mishawaka deri nė muajin qershor tė vitit 2011, apo mė sė largu deri nė qershor tė vitit 2012.




Nė mėnyrė qė blerja tė kryhet edhe zyrtarisht, duhet t’ua bėjnė aminin edhe agjencitė rregullatore amerikane dhe kineze.