Njė seri studimesh tė reja rreth gripit tė derrit H1N1 ka gjetur se adoleshentėt dhe gratė qė gėzojnė shėndet relativisht tė mirė ėshtė e vėshtirė tė preken nga ky grip. Studimet e reja nga kėrkimet nė Kanada, Meksikė, Australi dhe Zelandėn e Re u publikuan tė hėnėn nė faqen e internetit dhe nė revistat e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė.
Nga gjetjet, thonė studiuesit kanadez, dolėn se shumica e viktimave tė gripit tė derrit nė atė shtet kanė qenė tė rinj dhe gra me probleme ekzistuese mjekėsore. Studimet gjithashtu konfirmojnė se kushtet e atyre qė ishin diagnostikuar me gripin e derrit ishin pėrkeqėsuar shpejt sapo ishin dėrguar nė spital.

Studiuesit nė Zelandėn e Re dhe Australi gjetėn se pacientėt tė cilėt ju nėnshtruan trajtimeve intensive pėr futjen e oksigjenit nė gjak patėn shanse mė tė mėdha mbijetese. Studimet paralajmėrojnė sistemin shėndetėsor dhe punonjėsit qė tė ndėrtojnė njė plan qė tė merret me mundėsinė e mbipopullimit tė spitaleve.