Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha mori pjesė nė konferencėn “Bota nė Vitin 2025” mbajtur nė Vjenė. Nė fjalėn e tij, drejtuar politikanėve tė lartė evropianė, pjesėmarrės nė kėtė konferencė, ai paraqiti njė tablo tė zhvillimeve tė Shqipėrisė gjatė viteve tė fundit, nė pėrpjekje pėr tė realizuar standardet pėr liberalizimin e vizave dhe pėrshpejtimin e procesit tė integrimit nė Bashkimin Evropian.
Nė fjalėn e tij, kryeministri Berisha u shpreh se integrimi i Shqipėrisė nė BE, mbetet projekti mė madhor i tij dhe udhėrrėfyes i vėrtetė nė procesin e reformave. “Procesi i integrimit nė Bashkimin Evropian ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mua dhe qeverinė time. Ky ėshtė nė tė vėrtetė udhėrrėfyesi i vėrtetė pėr procesin e reformave. Fatmirėsisht mbėshtetja pėr integrimin nė BE nė vendin tim ėshtė 95%. Ky mbetet akoma projekti ėndėrr i Shqipėrisė”.

Integrimi nė BE dhe integrimi nė NATO – sipas Berishės – ėshtė pėr tė gjithė rajonin forca drejtuese qė do ta ndryshojė rrymėn nė drejtim tjetėr nga konfliktet apo luftėrat civile dhe drejt bashkėpunimit, miqėsisė dhe njė tė ardhmeje tė pėrbashkėt.

Berisha po ashtu ka shprehur pėrkushtimin e tij nė luftėn kundėr korrupsionit, ndėrsa ka shtuar se privatizimi nė Shqipėri ėshtė njė rrugė e mirė pėr tė luftuar korrupsionin. “Gjithashtu administrata ime ėshtė zvogėluar dhe sot mund tė them se Shqipėria ka gjysmėn e administratės sė Maqedonisė. Qeveria e vogėl funksionon, qeveria nė dietė jep rezultat. Lufta kundėr korrupsionit ėshtė vendimtare, por penalizmi i atyre qė bėjnė korrupsionin ėshtė thelbėsor. Pėr kėtė arsye, qindra zyrtarė nė Shqipėri janė dėnuar pėr korrupsion. Dhe ky progres ėshtė pasqyruar edhe nė shkallėn e renditjes sė vendeve me korrupsion”, ka thėnė ai.

Aktualisht, ka thėnė Berisha, Shqipėria ėshtė bėrė njė vend shumė i mirė pėr investime dhe shifrat janė inkurajuese. “Nė 2008 ne kishim njė rritje ekonomike prej 8%. Nė 2009 kjo shifėr ka njė rėnie, por ėshtė akoma mbi 5%. Kujtoj fjalėt e Sharl Dė Golit mbi Evropėn tė shtrirė nga Vladivostoku deri nė Vankuver, Evropė e cila sot po ecėn drejt zgjerimit tė saj. Evropa nuk do tė ishte e plotė nėse tė gjitha territoret saj, tė cilat po ndėrtojnė dhe forcojnė tė njėjtat vlera evropiane, nuk pėrfshihen nė tė, si nė rastin e Turqisė. Ėshtė e vėrtetė se Turqia ėshtė njė vend me mendje evropiane dhe zemėr aziatike por Kostandinopoja ishte djepi i qytetėrimit tonė”, ka thėnė Berisha.