Ēdo shtetas shqiptar qė do tė udhėtojė drejt Turqisė, dhe anasjelltas ēdo shtetas turk qe do tė vizitojė Shqipėrinė nuk do tė paguajė asnjė tarifė pėr vizėn hyrėse.
Marrėveshja reciproke ėshtė komunikuar tė dielėn nga ministrat e jashtėm tė dy vendeve, zoti Ilir Meta dhe homologu turk, Ahmet Davutoglu nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp.

“Kemi rėnė dakord qė tė hiqen pagesat pėr vizat, e cila ėshtė jo vetėm njė kosto financiare por dhe njė barrierė psikologjike”, deklaroi ministri Meta.

Dy ministrat e jashtėm vlerėsuan si tė shkėlqyera marrėdhėniet mes dy vendeve.

Davutogluo, nga ana e tij, shtoi se bashkėpunimi mes dy vendeve do tė rritet dhe se vendimi pėr heqjen e pagesave pėr vizat ėshtė mjaft me rėndėsi.

“Miqėsia mes dy vendeve ėshtė nė nivel tė pėrkryer”, tha ministri turk i cili informoi se vizitėn e tij do e pasojė vetė presidenti turk Gul nė dhjetor tė 2009.