Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka paralajmėruar mjekėt tė parashikojnė mundėsinė e njė vale tė pacientėve tė prekur nga virusi H1N1.
Agjencia e OKB-sė pėr shėndetėsinė tha tė premten se virusi mund tė shkaktojė pneumoninė virale me pasoja pėr jetėn qė mund tė jetė veēanėrisht e rėndėsishme pėr tė rinjtė e shėndetshėm.

Zyrtarėt e shėndetėsisė u bėnė thirrje mjekėve tė trajtojnė rastet e dyshuara shumė shpejt me brana antivirale.

Paralajmėrimi vjen ndėrsa zyrtarėt amerikanė tė shėndetėsisė njoftuan se shpėrndarja e vaksinės pėr virusin do tė vonohet. Qendra pėr Kontrollin dhe parandalimin e Sėmundjeve tha se do tė ketė vetėm 28 deri nė 30 milionė doza tė vaksinės deri nė fund tė tetorit nga 40 milionė qė ishte parashikuar.

Qendra thotė se aktiviteti i virusit po pėrhapet nė 41 shtete amerikane njė nivel i paparė pėr kėtė kohė tė vitit. Ata thanė se javėn e parė tė kėsaj vjeshte, niveli i vdekshmėrisė nga gripi dhe pneumonia nė Shtetet e Bashkuara ėshtė mbi nivelin fillestar epidemik.