Kryetari i Moskės bindi qytetarėt se kėtė dimėr me siguri nuk do tė bie borė. Jurij Luzhkov paralajmėroi se aviacioni rus do tė pėrkujdeset pėr motin e mirė nė qytetin, i cili shpesh ėshtė i mbuluar me borė prej nėntorit deri nė mars.
Aeroplanėt do t`i stėrpikin retė nė rrethinėn e Moskės me kemikate speciale, qė do t`i detyrojnė tė hedhin borėn para se tė mbėrrijnė deri te qyteti. Ky aksion i pazakonshėm do tė kushtojė vetėm disa milionė dollarė.
Nėse e pėrzėmė borėn, rrethina e Moskės do tė jetė nėn reshje tė dendura, qė do tė thotė korrje mė tė begatshme, ndėrsa vetė qyteti nuk do tė jetė i bllokuar nga bora, deklaroi Luzhkovi para fermerėve rusė.
Ai shtoi se ekipet pėr pastrimin e borės do tė jenė tė lira, meqė nuk do tė jenė tė detyruara me muaj tė tėrė ta pastrojnė borėn nga rrugėt e Moskės.