Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulėzim Basha nderoi tė hėnėn familjet e 4 efektivėve tė policisė tė vrarė nė masakrėn e 7 gushtit nė Durrės.
Duke u dorėzuar familjarėve statusin e Dėshmorit pėr efektivėt e shpallur Dėshmorė tė Atdheut, Basha shprehu pėruljen pėrpara atyre qė dhanė jetėn nė luftėn kundėr krimit.

Ministri i Brendshėm premtoi mbėshtetje politike e financiare pėr familjet e 4 policėve tė rėnė nė krye tė detyrės, ndėrkohė qė siguroi nisjen e punės pėr caktimin e statusit tė punonjėsit tė forcave tė rendit.

"Do tė mundėsojmė sigurimin e tė ardhurave derisa fėmijėt e policėve tė mbushin moshėn madhore", u shpreh Basha.

Nė fjalimin e mbajtur nė ceremoninė pėrkujtimore pėr katėr efektivėt e vrarė ishte i pranishėm edhe ambasadori Amerikan, Ėithers.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckallari dhe Kastriot Feska mbetėn tė vrarė gjatė operacionit pėr kapjen e shumė tė kėrkuarit Dritan Dajti.