Receta Gatimi

I ftohti rrezik i shtuar pėr t’u prekur nga A/H1N1


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    I ftohti rrezik i shtuar pėr t’u prekur nga A/H1N1




    Periudha e ftohtė e dimrit ėshtė koha mė e ndjeshme pėr t’u prekur jo vetėm nga gripi sezonal, por edhe nga gripi i derrave, i njohur si A/H1N1.
    Sipas profesor Naser Ramadanit, Drejtor i Institutit pėr Shėndetėsi Publike, derisa virusi i gripit sezonal lulėzon nė vjeshtėn e vonshme dhe dimėr, virusi A H1N1, i cili shkakton gripin e derrave, nuk ka njė periudhė tė caktuar tė paraqitjes.

    Por periudha e ftohtė vazhdon tė mbetet rrezik mė i rritur pėr t’u prekur nga ky lloj virusi. Pėrveē rėnies sė imunitetit te njerėzit nė kėtė kohė, arsyeja qėndron edhe nė faktin se ata zakonisht grumbullohen nė hapėsira tė mbyllura tė cilat mė rrallė ajrosen.

    “Gripi A/H1N1 nuk ėshtė si gripi sezonal qė paraqitet kryesisht nė periudhėn e ftohtė, por megjithatė kjo periudhė ėshtė mė e rrezikshmja edhe pėr t’u prekur nga ky lloj i virusit”, ka thėnė Ramadani pėr Telegrafi.

    “Te ky lloj gripi nuk ka njė sezon tė caktuar tė paraqitjes, megjithatė rreziku ėshtė mė i madh gjatė periudhės sė ftohtė, pra nė vjeshtėn e vonshme dhe nė dimėr”.

    “Arsyeja ėshtė se njerėzit nė kėtė stinė grumbullohen nė vende tė mbyllura, tė cilat hapėsira nuk ajrosen dhe kjo rrit gjasat qė ai tė pėrhapet mė shpejt”, shton mė tej Ramadani.

    Gripi vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes sė shėndetėsisė nė botė me mė shumė se pesė mijė tė vdekur nė gjithė botėn qė kur pėr tė parėn herė shpėrtheu mė herėt gjatė kėtij viti. Nė Kosovė ende nuk kemi asnjė vdekje, por kemi gjashtė raste tė konfirmuara.

    Pėr tė marrė informata rreth gripit A/H1N1 dhe masave tė parandalimit, si the rreth dallimit mes ftohtes dhe gripit sezonal mund tė lexoni artikujt e mėposhtėm:

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Ēfarė ėshtė gripi i derrave?




    Ėshtė njė sėmundje akute e rrugėve tė frymėmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale tė tipit A, qė shkaktojnė epidemi gripale tek kjo kafshė. Edhe pse prek nė masė derrat, ngordhshmėria e tyre nga kjo sėmundje mbetet e ulėt. Ky virus ėshtė zbuluar pėr herė tė parė nė vitet ‘30 tė shekullit tė shkuar.
    Xheladin Ujkani, “Kisskoms”

    Ky tekst botohet pas konsultimit tė Organizatės “Kiscoms” me zyrėn e OBSH-s nė Prishtinė dhe me Prof. Dr. Isme Humolli- Drejtoreshė e Institutit tė Epidemiologjisė nė IKSHPK

    Ē'ėshtė gripi i derrave?

    Ėshtė sėmundje e organeve tė frymėmarrjes tė derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerėzit, zakonisht nuk sėmurėn nga gripi i derrave, por infeksioni ndėr njerėz mund tė ndodhė. Aktualisht tek njerėzit ėshtė raportuar infeksioni me virusin e gripit tė derrave, tipi H1N1.





    A sėmurėn njerėzit nga gripi i derrave?

    Normalisht, njerėzit nuk sėmurėn nga gripi i derrave, por infeksioni ndėr njerėz mund tė ndodhė. Ėshtė raportuar se virusi i gripit tė derrave pėrhapet nga njeriu nė njeri, por nuk dihet saktėsisht si ndodh pėrhapja e virusit.

    Cilat janė shenjat e sėmundjes sė gripit tė derrave ndėr njerėz?

    Simptomat e gripit tė derrave janė tė njėjta me ato tė gripit tė zakonshėm: temperaturė, kollė, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogėshti. Nė disa raste mund tė paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim mė i shpeshtė i sėmundjes ėshtė pneumonia.

    Si pėrhapet gripi i derrave ndėr njerėz?

    Virusi i gripit tė derrave pėrhapet nė tė njėjtėn mėnyrė si gripi i zakonshėm (sezonal). Virusi pėrhapet nėpėrmjet ajrit nga njė person nė tjetrin gjatė kollitjes dhe teshtitjes sė personave tė sėmurė me grip.
    Virusi pėrhapet edhe duke prekur gojėn, hundėn dhe sytė me duar tė papastra apo gjėsendet qė pėrmbajnė virusin e gripit.
    Personi i infektuar me virusin e gripit tė derrave pėrhap sėmundjen tek personat e tjerė njė ditė para se tė shfaqen shenjat e sėmundjes dhe shtatė ditė pasi tė jenė shfaqur shenjat e sėmundjes.




    Njerėzit mund tė infektohen duke ngrėnė mishin e derrit?

    Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet nė ushqim; nuk mund tė infektohesh nga gripi i derrit duke ngrėnė mishin ose produktet qė kemi prej tij. Mishi mund tė hahet i gatuar nė mėnyrė tė kujdesshme, duke gatuar nė temperature 70-80 gradė. Viruset e gripit tė derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave tė tjera nuk u rezistojnė dot temperaturave tė larta.

    Si parandalohet gripi i derrave?

    Nuk ka vaksinė e cila mbron kundėr gripit tė derrave, por sėmundja mund tė parandalohet nėse respektohen kėto parime:

    * Mbuloje hundėn dhe gojėn me shami gjatė kollitjes dhe teshtitjes.
    * Hedhe nė vend tė sigurt facoletėn pas pėrdorimit.
    * Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujė tė nxehtė, veēanėrisht pas kollės, teshtitjes dhe prekjes sė gjėsendeve.
    * Mos i prek sytė, hundėn dhe gojėn me duar tė papastra.
    * Evitoni kontaktet me personat e sėmurė nga gripi.
    * Nėse sėmurėsh me grip mos shko nė punė, shkollė, hapėsira publike, qėndro nė shtėpi pėr tė parandaluar pėrhapjen e infeksionit.

    Kėshilla pėr tė sėmurėt?
    * Pini mė shumė lėngje,
    * Pushoni,
    * Merrni ushqim cilėsor me vitamina.

    Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet tė pėrdoret pas pėrshkrimit nga ana e mjekut. Terapia nė fjalė ėshtė e suksesshme nėse merret sa mė shpejt pas paraqitjes sė shenjave tė sėmundjes.

    Vėrejtje:

    Autoritet shėndetėsore kosovare kanė ndėrmarrė tė gjitha masat pėr parandalimin e pėrhapjes sė mundshme tė gripit tė derrave dhe pėr kėtė arsye nuk ka vend pėr panik

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Gripi i derrave: Shenjat dhe parandalimi




    Si njerėzit, edhe derrat preken nga gripi (influenca virusi), por ky lloj virusi nuk ėshtė i njėjtė me ata tė njerėzve, dhe shumė mė rrallė na prek neve pėr shkak tė kontaktit tė rrallė me derrat.
    Por, shpėrthimi i fundit i kėtij virusi ėshtė mė ndryshe, pasi ai ka pėsuar disa ndryshime dhe ėshtė aftėsuar tė kalojė prej njeriut tek njeriu, dhe jo vetėm nga derri te njeriu.

    Derisa virusi gjithnjė na afrohet edhe neve, mė poshtė po japim disa kėshilla se cilat janė shenjat e para tė prekjes nga ai.

    Simptomat e gripit tė derrave

    Simptomat e gripit tė derrave janė tė njėjta me simptomat e gripit tė zakonshėm, dhe pėrfshijnė ethe e temperaturė, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje tė hundėve, plogėshti, kokėdhimbje.

    Shumica e njerėzve me grip tė derrave kanė diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me kėtė grip i ka sė paku dy nga kėto simptoma.

    Por kjo nuk do tė thotė se jeni prekur nga ky grip, pasi shumė sėmundje shkaktojnė kėto shenja. I takon analizave laboratorike tė vėrtetojnė nėse ky ėshtė gripi i derrave, grip i zakonshėm apo ndonjė sėmundje tjetėr.

    Si mund ta parandaloni infektimin me grip tė derrave?

    - Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujė, veēanėrisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose pėrdorni faculeta me alkool.
    - Shmangni kontaktim me njerėz tė sėmurė.
    - Shmangni prekjen e gojės, hundės ose syve. Kjo nuk ėshtė lehtė pėr t’u bėrė, andaj kujdesuni qė duart tuaja tė jenė vazhdimisht tė pastra.
    - Nėse ndjeheni i sėmurė, qėndroni nė shtėpi.

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Ftohja e zakonshme dhe gripi




    Ftohja e zakonshme dhe gripi janė gjendje tė cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma tė pėrgjithshme, temperaturė dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund tė paraqiten nė disa forma, duke filluar nga ato mė lehtat deri te format e rėnda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten nė fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndėrsa te gripi dominojnė: ethet, dhimbja e trupit, mundimi nė stomak, plogėshtia, si edhe simptomat tjera tė pėrgjithshme.
    Te ftohja, simptomat e para paraqiten nė fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndėrsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi nė stomak, plogėshtia, si edhe simptomat tjera tė pėrgjithshme, janė dominuese.

    Shkaktarėt dhe simptomat e ftohjes

    Ftohja shkaktohet nga viruse tė ndryshėm, tė cilėt e ndryshojnė formėn e tyre gjatė shumimit. Ftohja e zakonshme mund tė transmetohet me anė tė teshtitjes apo kollitjes, kur spėrklat nga personi i sėmurė pranohen dhe thithen nga personi i shėndoshė.

    Te ftohja e zakonshme dominojnė simptomat nė fyt:

    - dhimbja nė fyt ėshtė zakonisht simptoma e parė
    - pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke ēuar nė shkuarjen e hundėve dhe pastaj tharjen e sekretit nė hundė
    - edhe fyti prodhon sekret, me ē’rast pengon frymėmarrjen
    - paraqitet ėnjtje e mukozės sė hundės dhe fytit
    - teshtitja dhe kollitja janė simptoma tė rėndėsishme tė ftohjes sė zakonshme, tė cilat ndodhin si pasojė e sekretit dhe ėnjtjes





    Po ashtu mund tė paraqiten edhe simptoma tė pėrgjithshme tė lehta:

    - kokėdhimbje e lehėt apo e rėndė
    - ethe dhe temperaturė
    - shtangim i lehtė dhe dhimbje nė qafė

    Shkaktarėt, simptomat dhe komplikimet e gripit

    Edhe gripi, ngjashėm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse tė cilėt ndryshojnė shumė shpejtė, mirėpo zakonisht, ēdo vit ekziston njė virus kryesor, i cili pėrhapet nė gjithė botėn. Transmetimi i sėmundjes bėhet me anė tė spėrklave tė cilat mund tė barten me ajėr, ose mund ta kontaminojnė ushqimin. Simptomat fillojė nga njė deri nė katėr ditė pasi virusi futet nė organizėm.






    Gripi zakonisht fillon si mungesė e pėrgjithshme e vullnetit qė zgjat disa orė, nganjėherė edhe disa ditė. Pastaj simptomat fillojnė tė pėrkeqėsohen duke shkaktuar jokomoditet tė pėrgjithshėm.

    Sa i pėrket simptomave tė fytit janė tė ngjashme, ose mė tė lehta sesa te ftohja e zakonshme:

    - dhimbja nė fyt ėshtė zakonisht simptoma e parė
    - pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda
    - edhe fyti prodhon sekret
    - paraqitet ėnjtje e mukozės sė hundės dhe fytit
    - teshtitja dhe kollitja janė simptoma tė rėndėsishme po ashtu

    Te gripi janė shumė mė tė fuqishme simptomat e pėrgjithshme:

    - zakonisht ka temperaturė tė lartė, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
    - pavarėsisht temperaturės, disa pjesė tė trupit janė tė ftohta
    - paraqitet mundimi nė stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fėmijėt dhe tė rinjtė
    - zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobėsimit
    - kokėdhimbja ėshtė e pranishme
    - dhimbje nė stomak dhe ērregullime tė tretjes
    - dhimbje nė tė gjithė trupin, sidomos nė muskuj dhe nyje
    - dhimbje dhe shtangim tė lehtė nė qafė
    - sytė mund tė skuqen dhe irritohen
    - po ashtu edhe lėkura mund tė skuqet




    Si tė dallosh qė dikush ka ftohje tė zakonshme apo simptoma tė gripit

    Kur njė person, ose sidomos njė fėmijė, sėmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma tė ngjashme me gripin, ėshtė me rėndėsi tė matet temperatura, tė shikohet prania e sekretit nė hundė ose fyt, teshtitja ose kollitja, tė shikohet shtangimi i qafės dhe tė kontrollohet i gjithė trupi pėr tė gjetur ndonjė njollė tė kuqe. Kėto kontrollime duhet tė bėhen disa herė brenda 24 orėsh me qėllim qė tė dallohet nėse njė sėmundje ėshtė thjeshtė njė ftohje apo njė grip, nė raport me ekzistimin njė sėmundjeje mė tė rėndė, siē ėshtė meningjiti.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jane shtuar Lojra te reja Arcade
    Nga Administratori nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-04-2012, 02:20 PM
  2. Virusi i derrit, nė Shqipėri 96 persona tė prekur
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2009, 09:11 PM
  3. 350.000 vetė nė Afrikėn Perėndimore tė prekur nga pėrmbytjet
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2009, 02:57 PM
  4. Gripi i derrit, 4 te prekur nga virusi
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 10:23 PM
  5. [INFO] Hapėsira pėr Celularėt ėshtė shtuar
    Nga ReniX nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 03:07 AM