Sportistėt tė cilėt janė lėnduar gjatė marrjes me sporte tė kontaktit, nė jetėn e mėvonshme mund tė kenė probleme si pasojė e kėtij lėndimi, shkruan revista "Brain".
Njė studim i realizuar sė fundmi ka krahasuar shėndetin e 19 ish-sportistėve tė cilėt ishin lėnduar mesatarisht para 30 vitesh me 21 ish-sportistė tjerė tė cilėt nuk ishin lėnduar kurrė.

Shkencėtarėt kanė zbuluar se sportistėt tė cilit ishin lėnduar sė paku njė herė ose dy herė gjatė kohės kur janė marrė me sport, nė jetėn e mėvonshme kishin treguar pėrqendrim tė zvogėluar, humbje tė kujtesės dhe ngadalėsim tė disa lėvizjeve, nė krahasim me sportistėt tė cilėt nuk ishin lėnduar aspak.

“Ky studim tregon se ndikimi i lėndimeve sportive gjatė moshės sė re, le pasoja edhe 30 vite pas lėndimit, dhe kėto pasoja mund tė shfaqin ndryshime nė funksionet njohėse (kujtesė, mendim dhe inteligjencė) dhe funksionet motorike me plakjen e sportistėve”, thotė autori i studimit Louis de Beaumont.

Beaumont shton se duke u bazuar nė kėtė studim, duhet qė sportistėt tė informohen para kohe nė lidhje me pasojat e kėtyre lėndimeve, me qėllim qė tė jenė tė vetėdijshme pėr rreziku i cili u kanoset nėse vazhdojnė tė merren me sportin tė cilin e preferojnė.

Kėto tė dhėna janė veēanėrisht tė rėndėsishme pėr sportistėt tė cilėt merren me sporte tė kontaktit, siē ėshtė boksi, futbolli amerikan, ragbi etj.