Ushtrimet trupore tė cilat pėrfshijnė nxehjen dhe zgjatjen, dhe tė cilat kryhen sė paku tri herė nė javė me nga 75 minuta mund tė pėrmirėsojė gjendjen e pacientėve me demencė.
Ushtrimet e organizuara tė cilat janė tė dizajnuara pėr pėrmirėsimin e forcės, fleksibilitetit, lėvizshmėrisė dhe koordinimit, mund ta pėrmirėsojnė gjendjen e pėrgjithshme tė pacientėt me sėmundjen Alzheimer (demencėn senile)- njofton revista International Journal of Sports Medicine.

Personat me kėtė sėmundje tė cilėt i kanė tė kufizuara mundėsitė fizike, janė shumė pak tė aftė pėr kryerjen e aktiviteteve tė pėrditshme, gjė qė ndikon nė kualitetin e tyre jetėsor.

Shkencėtarėt nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanė analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientėt me sėmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshė mbi 70 vjeē, brenda 12 javėsh. Ushtrimet kanė qenė tė thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lėvizje tė nyjave, trajnime me gomė elastike, si edhe trajnime tė koordinimit me anė tė topit.

Rezultatet kanė treguar pėrmirėsim tė dukshim tė fuqisė dhe fleksibilitetit, edhe tė pjesės sė sipėrme edhe tė pjesės sė poshtme tė trupit; aftėsi tė mbajtjes sė baraspeshės, aftėsi tė ecjes mė tė lehtė dhe qėndrimit nė njė pozitė. Nė kėtė mėnyrė kėta pacientė ka krijuar aftėsi pėr tė kryer aktivitetet e pėrditshme, shkuarjen nė tualet, ēuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienės personale etj.